Për inceneratorin e Tiranës, Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë në fuqi masat e caktuara nga gjykata e Shkallës së Parë me përjashtim të Pëllumb Abeshit i cili rikthehet në qeli.
Më herët ai ishte me masë sigurie “arrest ne shtëpi”, por gjykata i ndryshon atë në “arrest në burg”.
Ai gjithashtu rezulton i dënuar edhe për inceneratori e Fierit, dënim të cilin e vuante në “arrest shtëpie”. Abeshi u lirua në 10 janar, para 17 ditësh për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.
Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët mes tyre ish-ministrin Lefter Koka./tvklan.al
