Personi që shihni në foto është Jetnor Zhabolit, 35-vjeçari që mbante të izoluar gruan, nënë dhe fëmijën e tij të mitur në shtëpi dhe i monitoronte nga kamerat e instaluara. Ai sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë. Kryefamiljari kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte…
Author: tirana
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri doli në një deklaratë për mediat pas dështimit të mbledhjes fizike të Komisionit të Reformës Zgjedhore, çka çoi në mbajtjen e takimit online. Ai u shpreh se nuk e kupton bllokimin e punës së Komisionit nga ana e opozitës, ndërkohë që ajo duhet të ishte e para palë e interesuar që punët të shkonin para. Po ashtu Gjiknuri i bëri thirrje opozitës të mos bllokonin punën. “Synimi ynë është të çojmë punën përpara. Jeni dëshmitare që një pjesë e opozitës me veprime vandale e ka bërë të pamundur mbledhjen fizike të komisionit.…
35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili u arrestua pasi ka mbajtur të burgosur familjen, ka deklaruar se e “burgosi” gruan dhe fëmijët e tij, 5 dhe 9 vjeç, në shtëpi për t’i mbrojtur. Zhaboli ka dëshmuar se ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me persona të tjerë, kështu që ka instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë, të cilat i kishte lidhur me aparatin celular, për t’i mbrojtur ata. 35-vjeçari kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët. Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të…
Këtë të premte, anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë miratuar online kalendarin e punimeve. Mbledhja u zhvendos online pasi deputetët e Bardhit dhe Berishës bllokuan sallën ku ishte parashikuar të zhvillohej mbledhja. Bashkëkryetari i Komisionit për Zgjedhoren, Damian Gjiknuri tha se mbledhja po zhvillohet online në kushtet kur deputetët e opozitës po kryejnë sjellje vandale. Ai tha se në kushte kur deputetët e Rithemelimit dhe Bardhit bëjnë sjellje të tilla, komisioni është i detyruar të kalojë mbledhjet online. “Do ishte e pavend t’i vihet faji administratës së Kuvendit ku deputetët hyjnë në sallat ku u takon të jenë dhe…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Ervin Salianji ka depozituar në Kuvend një amendament për projektligjin për amnistinë penale, që vetë ai të mos jetë përfitues, sikurse është shkruar në media që ka një ”pazar” me PS-në, që Rithemelimi të japë votat për votimin e amnistisë dhe që Salianji të jetë përfitues. Por me këtë veprim, deputeti ka rrëzuar çdo dyshim.
Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj nga PD-ja e Bashës, ka folur në nisje të punës së këtij organi. Alibeaj iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kërkoi të garantojë kushtet, që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike. “Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thirrja ime, siç ishte edhe një javë më parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do të jetë…
Me ëndërra për botën e spektaklit, por me një fund tragjik. Lorena Bërdufi, 18 vjeç, është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale. Ajo vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër. Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit. Ajo ka konkuruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.
Dhuna ndaj gruas vijon të jetë një nga denoncimet çdo ditë në Komisariatet e vendit. Një 23-vjeçar është ndaluar në Pogradec pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Kurse në Korçë një 28-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ajo është pajisur me urdhër mbrojtje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e…
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Edmond Spaho ka njoftuar në grupin e Whatsapp-it për mungesën e tij dy javore në aktivitetet e grupit parlamentar demokrat, dhe ka “alarmuar” kolegët e tij saqë është dashur ndërhyrja e sekretarit të Përgjithshëm të Rithemelimit, Flamur Noka për të “qetësuar” situatën. Në orën 17.22, Spaho ka shkruar se “nisur nga nesër për arsye shëndetësore nuk do të jem i vlefshëm për dy javë”. Mesazhi i Spahos ishte në përgjigje të një mesazhi të mëparshëm të kreut të grupit Gazment Bardhi që njoftonte një mbledhje ditën e sotme. Pas Spahos disa prej deputetëve i kanë…
Në Shqipërinë e 2030, operacionet në spitale do mund të bëhen edhe me robotë. Kryeministri Edi Rama tha se po punon së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë për të sjellë shumë shpejt robotët në Shqipëri. “Do vazhdojë ta pajisim me aparaturat më të fundit. Po punojmë me ministren për të sjellë robotë për operacionet që është një tjetër shkallë. Besoj shumë që kemi arsyet të ndihemi të inkurajuar dhe optimist, dhe pa diskutim që tani më shumë sesa dje, kur e thonim që shumë gjëra duheshin bërë për ta besuar, kemi shumë realitet për ta besuar plotësisht se Shqipëria e…
Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i cili vrau veten me armën e shërbimit në komisariatin e Durrësit, është përcjellë këtë të premte për në banesën e fundit. Kolegë, miq e familjarë janë të prekur nga kjo ngjarje. Dhimbja për të afërmit është e madhe, ndërsa thonë se kjo ngjarje ishte e papritur. 56-vjeçarin e kujtojnë si djalë punëtor, të ndershëm e me sedër. “E papritur. E njoh për njeri të mirë. Askush nuk thotë asgjë, ishte e papritur. Shumë dhimbje”, thotë një prej të afërmve. ”I sinqertë i ndershëm, u habitëm kur ndodhi kjo ngjarja. E kam kunatin e…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme se si do të funksionojnë autonomia spitalore, ku tha se mjekët do të paguhen në bazë të meritës. Rama është i mendimit se kjo mund të ndikojë edhe në uljen e largimeve të mjekëve drejt Gjermanisë, siç ka ndodhur kryesisht. Madje, për këta të fundit ka pasur edhe një mesazh. “Shpërblim i mjekëve në bazë të meritës, interesi për të punuar do jetë më i lartë, konkurrenca më e fortë, kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen, jam i bindur që vitet e ardhshme do të shënojnë një…