Sonte në mbrëmje, pritet të nisë edicioni i tretë i “Big Brother Vip 3”, ku prej shumë muajsh, kanë nisur të aludohen edhe emrat e parë të konkurrentëve që do të mbajnë mbërthyer publikun, për më shumë se tre muaj. Ndërkohë, që në rrjet janë publikuar edhe emrat e konkurrentëve, që këtë vit do të bëhen pjesë e lojës. Mbrëmjen e sotme, publiku shqiptar, bëhet gati të mirëpres në shtëpinë e “Big Brother”, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica, Lediona Xheladina, Ervin Gonxhi, Sara Gjordeni, Roza Lati, Rike Roci, Gabriel Mezini, Gaz Ujkashi, Alfio…
Author: tirana
Policia ka dhënë detaje nga atentati ndaj 41-vjeçarit, Zamir Kalemi mbrëmjen e së premtes (12 Janar) në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës” dhe ka ofruar 15 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në kapjen e autorëve. Njoftimi i policisë: Tiranë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, më datë 12.01.2024, ju informojmë se: Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Selitës”, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Zamir Kalemi, i vitlindjes 1983, si pasojë ky shtetas ka marrë disa plagë me arrmë zjarri, dhe aktualisht ndodhet në spital nën…
UVIL ZAJMI/ Lotaria, një fenomen, i njohur në Shqipëri, i praktikuar, e preferuar, dhe me fatin pas: “Nëse ishe fitues, mund të merrje deri edhe një apartament, biçikletë, motorë, etj.”. Gjithçka e organizuar nga shteti, nga shitja, propaganda, shorti, numrat fitues, që do të shpalleshin, publikoheshin deri në gazetat e vetme politike të kohës, “Zëri Popullit”, “Bashkimi”, etj. Ato tregtoheshin në kinkaleri, cigareshitës, dyqane, por edhe nga një person i njohur në Tiranë, tejet popullor, me bllokun e biletave në dorë, duke ecur gjatë ditës në qendër të Tiranës bëritiste: “Lotaria provoni fatin, me 5 leke blini pallatin”. E kujtoj…
Atletja Luiza Gega ka reaguar me një postim në Instastory ku ka shigjetuar ministrinë e Arsimit dhe Sportit për një shpërblim të pa marrë prej saj. Gega ka zhvilluar një aktivitet për të cilën nuk është paguar nga ministria. Ajo shton se gjithë jetën ka punuar me forcën e saj pa marrë asgjë nga askush, përveç dy viteve të fundit ku përmes një VKM merr diçka që në fakt i takon. Postimi i Luiza Gegas në rrjetet sociale: “Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë…
Zamir Kalemi, vëllai i Andrea Kalimit dhe kushërinj të Aleksandër Sadikajt, i ka shpëtuar mbrëmjen e së premtes një atentati te mbikalimi i Selitës. Ndërkohë pak minuta pas atentatit u raportua për një makinë që po digjet në Bërzhitë dhe dyshohet se u përket autorëve të plagosjes. Siç duket nga fotot çdo gjë është shkrumbuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automiku. Po ashtu bëhet e ditur se prej disa orësh ditën e djeshme Kalemi është mbajtur nën vëzhgim nga autorët. Kujtojmë se 35-vjeçari është vëllai i Andrea Kalemit i cili në Gusht të 2023 i shpëtoi një…
Armando Broja titullar me Chelsean! Skuadra e Mauricio Pochettinos pret Fulhamin në “Stamford Bridge”. Përballje që kërkon ta fitojë për të harruar humbjen në EFL Cup përballë Middlesbrough (1-0). Dhe për t’u ngjitur në renditje në kampionat. Trajneri argjentinas ka zgjedhur titullarët e kësaj sfide, duke i besuar një fanellë titullari sulmuesit shqiptar në majë të sulmit.
Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mix”, është arrestuar 56-vjeçari me iniciale R.K., banues në fshatin Boboshticë të Korçës. Policia njofton se nga kontrollet e ushtruara në lokalin e të arrestuarit, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe shitje heroine dhe kokaine në doza. Gjithashtu, ky ambient ishte përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në ambientet e lokalit u kap duke blerë doza kokaine, 20-vjeçari me iniciale M. N., banues në Korçë, ndaj të cilit filloi procedimi në gjendje të lirë. Më tej, nga kontrollet në banesën e 56-vjeçarit dhe në atë të…
Reali i Madridit po zhvillon një sezon vërtet të mrekullueshëm deri më tani. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti – italiani ka rinovuar deri në vitin 2026 – është në krye të La Liga-s me 48 pikë – po aq sa Girona – me pesëmbëdhjetë fitore dhe tre barazime në nëntëmbëdhjetë ndeshje. E vetmja ndeshje që Reali ka humbur në këtë sezon është ajo në La Liga më 24 shtator të vitit të kaluar në derbin e Madridit në “Metropolitano” përballë Atletikos. Që nga ajo sfidë, “los blancos” nuk njohin humbje në të katër kompeticionet ku garojnë, La Liga, Liga…
Mijëra emigrantë shqiptarë dërgohen në shtëpi nga Britania e Madhe çdo javë, pasi autoritetet vazhdojnë të shtojnë kontrollet në vend dhe marrëveshja e re përshpejton dëbimet, sipas The Times. Në agimin e 2 tetorit, Shabani ishte ulur ngushtë në një varkë të vogël me 50 shqiptarë të tjerë, që lundronin drejt bregut anglez për një jetë të re emocionuese, kur një varkë patrullimi policie doli në pamje. “Ishte e rrezikshme në atë varkë dhe nuk do të provoj më. Rrezikova të mbytem dhe tani më duhet t’u kthej të afërmve të mi paratë që kam marrë hua për të shkuar…
Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen në 8 maj 2024. Partitë politike atje po bëjnë lëvizjet e fundit drejt grupimeve në koalicione në mënyrë që çdo votë të përkthehet në feedback elektoral. Ndonëse partitë maqedonase të cilat përfaqësojnë interesat e etnisë së tyre duken të vendosura për të mos bërë kompromise që shkojnë në kundërshtim me interesin kombëtar, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për partitë shqiptare. Partitë maqedonase janë të ndara vetëm në dy kampe. E majta LSDM në pushtet dhe e djathta VMRO-DPMNE në opozitë. Këto janë edhe dy koalicionet…
“Grykësia po vret planetin”. Ky është paralajmërimi i Papa Françeskut, i cili e ka veçuar atë si mëkatin më të rëndë, duke përmendur ndikimin e saj shkatërrues në Tokë. Udhëheqësi katolik tha se ndërkohë që nuk ka asgjë të keqe të shijosh vaktet, njerëzit kanë zhvilluar një zakon të mosmoderimit kur bëhet fjalë për ushqimin. Papa ka paralajmëruar më parë se bota siç e njohim ne po “po shembet dhe mund të jetë afër pikës së thyerjes” mes ndryshimeve klimatike që përshpejtohen me shpejtësi dhe mosveprimit të liderëve globalë. Tetorin e kaluar, ai emëroi vendet e zhvilluara perëndimore si fajtorët…
Në takimin e zhvilluar me kryetarët e PS të Tiranës, drejtuesi politik i PS pë Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se beteja e ardhshme e Partisë Socialiste është për të fituar mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, e jo me kundërshtarët që u ka ngelur një dritare, si te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”. “Kush mendon se ne e kemi të fituar betejën e radhës sepse Partia Demokratike është reduktuar në një dritare të Romeo dhe Zhuljetës, e ka gabim. Ne nuk kemi betejë me ta. Ajo është një parti, e cila nisi si një shpresë e madhe në vitet ’90.…