Author: tirana

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zgjedhur që pas seancës plenare, të shijojë një kafe në një nga baret pranë Parlamentit. E natyrisht që për një moment të tillë relaksi, zgjedhja do të ishte një mik e bashkëpunëtor i afërt. Manja është fotografuar, teksa ka qenë duke pirë kafe me ish-ministrin, Damian Gjiknurin.

Read More

Me hapjen e merkatos së dimrit, shumë futbollistë shqiptarë mund të ndryshojë skuadër, ndoshta edhe gjatë muajit Janar. Pavarësisht se janë kthyer në një pikë stabël për ekipin, kontrata drejt skadencës do i shtynte për të ndryshuar ambient. Sokol Cikalleshi, Taulant Seferi, Keidi Bare, Jurgen Gjasula dhe Etrit Berisha kanë edhe 6 muaj në marrëveshjet me klubet respektive dhe tashmë janë të lirë për të negociuar kalimin në një tjetër skuadër. Konayspor nuk i ka ofruar ende një rinovim kontrate 33-vjeçarit Cikalleshi, me këtë të fundit që duket se është i destinuar për të respektuar fundin e kontratës, pasi dëshiron…

Read More

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë “Xhura”, shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Read More

Ka reaguar Policia e Tiranës dhe jep informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e një 51-vjeçari në kryeqytet. Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Burime bëjnë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi Sajmir Xhafa dhe është shpallur në kërkim.

Read More

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen. Vajza e tij, Gresa, ka bërë një postim në Facebook ku uron babain e saj për ditëlindje. Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi. “BabiNë çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet…

Read More

Policia informon se 51-vjeçarja italiane e cila u plagos nga një plumb qorr ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia. “Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51-vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e…

Read More

Në ditën e parë të vitit 2024, dhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Raportohet se ka pasur edhe raste të vogla, për shkak të konsumimit të alkoolit. Mjeka Fabiola Spahiu, konfirmon se rastet kanë qenë të menaxhueshme, ndërsa personat kanë marrë ndihmë për shkak të alkoolit të tepërt. Veç personave të paraqitur për shkak të problematikave me alkoolin, dy persona kanë mbërritur të dëmtuar për shkak të një konflikti mes tyre.

Read More

Një shtetase italiane dyshohet se është plagosur nga një plumb qorr në këmbë në Tiranë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë pas mesante. Sipas informacioneve paraprake, plumbi qorr e ka prekur gruan në pjesën e thembrës së këmbës. Mesohet se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa nuk dihet ende shkaku. Njëri nga shoferët ka qenë i huaj, teksa një fëmijë që ishte në makinë me të ka mbetur i lënduar.

Read More