Një nënë nga Kolorado e dyshuar për vrasjen e dy fëmijëve të saj dhe tentativën për të vrarë një të tretë është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, sipas policisë lokale. Autoritetet lëshuan një urdhër arresti për Kimberlee Singler me akuza për vrasje dhe tentativë vrasjeje pasi djali i saj 7-vjeçar dhe vajza 9-vjeçare u gjetën të vdekur në një shtëpi dhe vajza e saj 11-vjeçare u dërgua në spital, ka raportuar CNN. Singler u arrestua “pa incidente” në një vend të paidentifikuar në MB të shtunën, sipas Departamentit të Policisë së Kolorados Springs.“Detektivët me njësinë e vrasjeve të Departamentit të…
Author: tirana
Në një vit që për më shumë se çdo gjë u fol për luftën, bota humbi disa artistë me famë botërore. Këngëtarja Sinead O’Connor dhe diva Tina Turner, ylli i “Friends” Mattheë Perry dhe Michael Gambon, personazhi i profesor Dumbledore shumë i dashur tek saga Harry Potter ishin mes yjeve që u shuan gjatë vitit 2023 duke trishtuar miliona fansa në mbarë botën. Por kontributet e tyre në industrinë e argëtimit janë ngulitur përgjithmonë në zemrat e publikut. Vdes xhazit, Tony Bennett Në 21 korrik të këtij viti u shua në moshën 96-vjeçare legjenda e xhazit, Tony Bennett. Këngëtari amerikan…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur urimet e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, qytetarët e së cilës nga dita e sotme (1 janar) do të lëvizin të lirë në zonën Schengen. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Iiberalizimi i vizave është një arritje e madhe dhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.Ndër të tjera, ish-kryeministri demokrat nuk ka kursyer as akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehet se “Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama”. Reagimi i Berishes Një…
Pamje të bukura me fishekzjarre mbuluan qiellin e një pjese të madhe të botës, megjithëse luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme detyruan disa zona të zvogëlonin apo të anulonin disa festime në tërësi. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në sheshin qëndror të qytetit të Nju Jorkut, ‘Times Square’ për të marrë pjesë në një nga traditat më jetëgjatë, zbritjen e topit të kristaltë shumëngjyrësh, që shënon ardhjen e vitit të ri.“Shpresoj që viti i ri të jetë më i mirë se ai që lamë pas. Shpresoj që të gjithë do të bëhen bashkë dhe të duan njëri-tjetrin”, uroi minutat…
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të duket larg Çelsit, me sulmuesin kuqezi që nuk po kalon një moment të mirë te “Blutë”. Sipas prestigjiozes britanike “Telegraph”, 22-vjeçari mund t’i thotë lamtumirë Çelsit që në këtë merkato janari, teksa Poçetino vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi që mund të ketë më shumë siguri. Emri I parë në listën e “Bluve” është ai i Viktor Osimhen, por një mundësi të madhe për t’u transferuar në “Stamford Bridge” e ka dhe Ivan Tonej.Gjithsesi, “Telegraph” thekson se Broja mund të qëndrojë te Çelsi, nëse ata nuk do të arrijnë marrëveshje me…
Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj siguron se viti 2024 do të sjellë më shumë investime dhe punë për përmirësimin e jetesës së komunitetit.Bashkë me urimin për Vitin e Ri, kryebashkiaku Malaj nënvizon se falë angazhimit, 2023 shënoi dhe përmbushjen e objektivave duke sjellë më shumë investime në zonë.“Mbyllëm një vit me punë të mira për komunitetin, një vit me plot sfida të mëdha për Bashkinë e Matit ku ne arritëm që të realizojmë objektivat tonë të këtij viti duke edhe i tejklaluar me kryefjalën që është puna, me investime, me gjithë pjesën e infrastrukturës, nga ajo rrugore, tek…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka uruar Kosovën me rastin e liberalizmit të vizave, i cili u mundëson qytetarëve të saj hyrjen e tyre në zonën Schengen. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Hasani shprehet se kjo ngjarje ishte e vonuar, por që ngelet e dobishme për Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e BE-në. “E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian. Një hap i vonuar, që nuk…
Gjashtë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shembura në gadishullin Noto të Japonisë pasi tërmeti 7.6 i shkallës Rihter goditi zonën. Këtë e raporton The Guardian, duke saktësuar se nuk dihet ende nëse janë gjallë apo kanë vdekur. “Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të Japonisë”, tha si fillim Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor me bazë në Hawaii. Autoritetet lëshuan paralajmërime për cunami në Ishikawa dhe paralajmërime më të vogla për cunami, apo këshilla, për mbarë zonën e bregut në…
Detaje të reja nga plagosja e kësaj të hëne në Tiranë Autori Saimir Xhafa dhe i plagosuri Agim Jezaj kanë qenë të dy brenda xhamisë Xhura. Sherri ka nisur brenda xhamise. Pasi kanë dal nga xhamia autori,Saimir Xhafa ka bërë lëvizje më të shpejta ku ka shkuar tek makina dhe ka marrë armën e zjarrit me të cilën i është drejtuar të plagosurit duke e qëlluar 3 herë në bark. I plagosuri ndodhet në spital i cili po kryen një ndërhyrje. Ende nuk eshte i qarte shkaku i konfliktit, por policia po punon me familjaret e te plagosurit dhe autorit.
Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të përmbytjeve në disa rajone në veri dhe në lindje të Gjermanisë. Pas një fluturimi me helikopter në këto zona kancelari Olaf Scholz mbërriti në qytetin Vreden mbi Aller në Saksoninë e Ulët. Ai bisedoi me ekipet e ndihmës lidhur me gjendjen aktuale nëzonat e përmbytura, lidhur me masat e marra si dhe zhvillimet e pritshme në këto zona. Scholz falenderoi ndihmësit dhe premtoi ndihmat nga qeveria. Në sfondin e kësaj katastrofe natyrore është „e rëndësishme, që ne të solidarizohemi, dhe kjo po ndodh kudo”,…
Kreu iPartisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur vitin 2024 me një urim për qytetarët e Kosovës. Meta shkruan në statusin e tij se liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën. Statusi i plotë i Ilir Metës Viti 2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer për qytetarët e Kosovës, pasi nga sot ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen. Liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën.Shpreh urimet më të përzemërta për qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët për liberalizimin e vizave, Osmani tha se liria e lëvizjes u mohua padrejtësisht. “Me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, tha ajo.