Author: tirana

Viti 2024 në Premier League ka nisur mbarë. Sfida e parë e luajtur në Liverpool kundër Newcastle, rezultoi emocionuese pavarësisht se në pjesën e parë nuk pati gola, por në fund përfundoi me shifrat 4-2. Edhe në fraksionin e parë të lojës pati shumë episode. Fillimisht në minutën e 18 një gol i anuluar me VAR për Diazin, ndërsa pa kaluar shumë Mohamed Salah humbi penalltinë. Edhe Newcastle nuk festoi dot, pasi rrjeta e Burn u anulua gjithashtu me VAR për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë Salah më në fund i zhbllokoi shifrat, ndërsa brenda 5 minutave Isak…

Read More

Agjencia hapësinore e Indisë ka lëshuar me sukses një raketë që mban një observator që do të studiojë objekte astronomike si vrimat e zeza. Ai u nis nga porti hapësinor Sriharikota në orën 09:10 me kohën lokale një ditë më parë. Ky është vetëm misioni i dytë në botë i kësaj natyre pasi NASA nisi një të tillë në vitin 2021. Agjencia hapësinore tha se donte të ndihmonte shkencëtarët të përmirësonin “njohuritë e tyre për vrimat e zeza”. “Ne do të kemi një kohë emocionuese përpara“, tha kryetari i Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor pas nisjes. Një vrimë e zezë…

Read More

Nga: Butrint Avdyli Në një botë ku muzika shqiptare po bën hapa gjigandë në skenën ndërkombëtare, një emër i ri vjen si një erë e freskët e kreativitetit dhe pasionit. Ai është Mal Retkoceri, artisti i ri që sapo ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe një çmim shumë të rëndësishëm – fituesi i edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës në RTSh. Përballja e tij me skenën, emocionet që lindin nga një triumf i tillë, dhe përshtypjet e tij të sinqerta janë të gjitha të mbushura me ngjyrat e një talenti që sapo po shfaqet në horizontin e muzikës shqiptare.…

Read More

Pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, do të dalë sot në gjykatën e Lezhës, pasi do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij. Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 10 të kësaj të marte nën masa të rrepta sigurie.

Read More

Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të martë në Facebook urimin për një vit të mbarë nga stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, të cilën e cilësoi “rojtare të xhevahireve tona natyrore”. Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti i Pyjeve, një nismë që synon të mbrojë pasurinë e vendit tonë. Nisma synon jo veç ndërmarrjen e fushatave të pyllëzimit, por edhe investime për mirëmbajtjen e pyjeve, apo masa parandaluese ndaj zjarreve.

Read More

Lideri i opozitës në Korenë e Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan. Lee i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, u transportua me helikopter në spital, ndërsa mjekët thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, por motivi i sulmit është i paqartë.

Read More

Programi i bonusit të bebes do të mbështetet edhe gjatë këtij viti nga qeveria shqiptare. Një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB është parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Programi i bonusit të bebes ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar të vitit 2019. Ky program për 5 vitet e fundit ka ofruar mbështetje për pothuajse 200 mijë familje, që kanë sjellë në jetë familjet e tyre, Konkretisht janë 38 mijë bonuse të shpërndara në vitin 2019, 36 mijë në 2020, 44 mijë në vitin 2021, 43 mijë në 2023 dhe rreth 29 mijë bonuse në…

Read More

Mjekësia ligjore në Itali ka nxjerrë autopsinë për vdekjen e tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë në një aksident me makinë, ngjarje e ndodhur në mesnatën e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Fjala është për tre 20-vjeçarët, Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio. Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Read More

Gjermania, Italia, Franca duan të reduktojnë migracionin ilegal. Kjo temë pritet të luajë rol të rëndësishëm në zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian në vitin 2024. Në gjysmën e parë të vitit 2024 në të 27 vendet anëtare të BE pritet të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin e ri Europian. Rritja e shifrave të migrantëve ilegalë dhe refugjatëve si edhe procedurat e azilit, sipas sondazheve, do të jenë temat kryesore të fushatës zgjedhore. Të treja vendet kryesore të destinacionit të migrantëve në BE, Gjermani,Francë dhe Itali u ashpërsuan ligjet kombëtare për të ulur numrin e migrantëve ilegalë dhe për të lehtësuar…

Read More

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.6 i shkallës rihter, i ndjekur nga një pasgoditje intensive, ka goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Sipas autoriteteve numri i viktimave ka shkuar në 30 dhe të gjitha vikimat ishin në bregun perëndimor të Honshu, epiqendra e tërmetit. Por gërmimet vazhdojnë dhe janë raportuar shumë dëme dhe zjarre. Gati 50 mijë familje pa energji elektrike. Kryeministri Fumio Kishida pranon vështirësi në përpjekjet e operacioneve të shpëtim kërkimit për shkak të dëmtimit të rrugëve. Po ashtu është urdhëruar evakuimi nga zonat bregdetare në Japoni, Rusi dhe dy Kore. Megjithatë, paralajmërim për cunami tani nuk ka…

Read More

Fituesi i ”Big Brother VIP 2”, fenomeni Luiz Ejlli ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba. Edhe pse u insistua nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë. “Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se ëhstë edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e…

Read More

Kjo e martë do të jetë nën prezencën e reshjeve të shiut ku herë pas here do të jenë edhe intensive kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërkohë, pjesa e dytë e ditës dhe mbrëmja do të jenë nën prezencën e një moti të vranët ku reshjet e shiut do të jenë dominante. Temperaturat do të regjistrojnë vlerën minimale 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 17 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 60 km/h.

Read More