Në kuadër të liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në 91 shtete të botës, një rritje prej 34 shteteve në krahasim me periudhën para vendimeve për lirimin e vizave. Kjo rritje e ndjeshme në numrin e vendeve që mund të vizitohen pa nevojën e vizës paraqet një lëvizshmëri dhe liri individuale më të madhe për kosovarët. Sipas të dhënave të fundit nga Indeksi Botëror i Pasaportave, Republika e Kosovës tani zë një pozitë ku qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 48 vende të botës, me të drejtën për të marrë vizë në…
Author: tirana
Pas një viti mungesë, Rafa Nadal rikthehet me një paraqitje më se bindëse, duke mposhtur në dy sete (7-5, 6-1) austriakun Dominic Thiem dhe duke u kualifikuar kështu në turin e dytë të turneut në Brisbane të Australisë. “Sot është një ditë emocionale dhe e rëndësishme për mua, pas ndoshta një prej viteve më të vështira të karrierës sime”, tha Nadal pas suksesit kundër Thiem. “Pata rastin të kthehem pas një viti dhe të luaj përballë një publiku fantastik dhe, mendoj, në një nivel shumë pozitiv. Sinqerisht, viti i kaluar jashtë turneve ishte ndoshta viti më i keq i jetës…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux, me rastin e marrjes së Presidencës belge të BE-së, me besim në realizimin me sukses të prioriteteve të kësaj Presidence. “Këto prioritete janë udhëharta për një Europë më të fuqishme, më të bashkuar e demokratike, konkurruese dhe të qëndrueshme, me më shumë mirëqenie e drejtësi sociale, të dedikuar për qytetarët e saj dhe të hapur ndaj botës”, shkruan Nikolla në mesazhin e urimit. Nga ana tjetër, Nikolla shpreh po ashtu kënaqësinë që zgjerimi do të vijojë të përbëjë një prioritet të Presidencës belge sepse, siç nënvizohet…
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Japoni. Ai thotë se në këto momente të vështira, lutjet janë për popullin japonez. “Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”. Të paktën 48 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fortë me magnitudë 7.6 që goditi Japoninë një ditë më parë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një intervistë për A2 CNN ka deklaruar se nuk është takuar me Sali Berishën përtej mbledhjeve të grupit parlamentar. “Nuk jam takuar kurrë me zotin Berisha, edhe pse nuk kam patur asnjë kompleks të takohem me të. Por, ka qenë e panevojshme sepse takohemi çdo javë për mbledhje grupi”, deklaroi Bardhi. “Beteja me regjimin e Edi Ramës do të vijojë pa asnjë mëdyshje, përballja me të do të jetë pa asnjë kompromis dhe nuk do të ketë shfokusim apo demotivim të opozitës. E gjithë situata (me Sali Berishën) na motivon…
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha ka përshëndetur simpatizantët të cilët janë mbledhur këtë 2 janar në rrugicën e shtëpisë së ish-kryeministrit në Tiranë. Ajo tha se nuk ka pranga që burgosin lirinë dhe se ky vit do të sjellë fitoren për opozitën. “Ju falënderoj për ardhjen dhe gjithë angazhimin tuaj këto ditë të para të Vitit të Ri. Të nisësh Vitin e ri me një sfidë të tillë është shumë e vështirë por dhe motivuese, nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e lirisë suaj, që nga kjo rrugicë do të shtrihet në…
Ylli i popit botërore, shqiptarja Dua Lipa ka bërë një ndryshim drastik në pamje me fillimin e vitit të ri. Dua Lipa ka surprizuar fansat duke u bërë bjonde, ndërsa vetëm pak kohë më parë kishte ndryshuar pamje me flokë të kuqe. Këngëtarja thotë në një postim në rrjetet sociale se ndryshimi në pamje është bërë për filmin ‘Argylle’, që pritet të ketë premierën në shkurt.
Këtë ditë të dytë të vitit 2024, simpatizantëtm, të rinjtë dhe grupi mbështetës i Sali Berishës këtë të martë janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës së tij. Ish-kryeministri ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore dhe komunikim vetëm me bashkëjetuesit. Sali Berisha del në dritare dhe i përshëndet ata me dy gishta. Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Kryeministri Edi Rama thotë se 2024 hyn me këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë. Kreu i qeverisë ka publikuar një artikull nga CNN, i cli rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar në 2024. ”CNN rendit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024 si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut Kombëtar Vjosa”,-shkruan Rama.
Dy persona janë nën hetim pasi iu gjetën lëndë piroteknike të kontrabanduara, të cilat synonin t’i shisnin. Policia ka sekuestruar kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 mijë lekë. Gjatë kontrolleve në Vlorë, u konstatua se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, ata merreshin me shitjen e lëndëve piroteknike. Nën hetim në gjendje të lirë janë 57-vjeçari E. H. dhe 63-vjeçari B. M., banues të dy në Vlorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që…
Policia ka arrestuar shoferin e automjetit tip Benz që shkaktoi aksidentin te “rruga e Elbasanit” në kryeqytet mbrëmjen e së hënës. Ardit Kambo ka rezultuar nën efektin e drogës dhe për këtë arsye është arrestuar dhe gjobitur me 820 mijë Lekë të vjetra. Drejtuesi i mjetit Mercedes-Benz me targa AA555NZ humbi kontrollin mbi mjetin duke hipur në trotuarë, dëmtoi kangjellat e rrugës dhe pemët si dhe ka kaluar në krahun tjetër të rrugës duke goditur dhe ka shkaktuar dëme materiale një automjeti tjetër të tipit Mercedez. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Këtë të martë, Gjykata e Lezhës i dha masën e sigurisë “arrest në burg” Ruben Saraivës, portugezit të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në Shëngjin më 19 Prill 2023. Saraiva u shoqërua në gjykatë nën masa të forta sigurie nga policia. Ndaj 28-vjeçarit ishte caktuar “arrest në burg” në mungesë, masë kjo që iu komunikua sot (2 Janar 2024) nga Gjykata e Lezhës. Ai akuzohet për vrasje për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje. Para trupës gjykuese, Ruben Saraiva deklaroi se nuk ka lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt, ndërsa në Shqipëri kishte ardhur për pushime. Këto…