Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rural Kashtë Bardhë-Krutje në Lushnjë, me pasojë plagosjen e dy personave. Sipas informacioneve, aksidenti ndodhi në kryqëzimin e fshatit Qerret i Vjetër. Mjeti tip “Fuoristradë” me targa gjermane udhëtonte nga Kashtë Bardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip “Pasat” me targa AA 384 jy i ka prerë rrugën në kryqëzim. Mjeti “Pasat” përfundoi në kanal pas përplasjes. Nga aksidenti, të plagosur rëndë nën kujdesin e mjekëve janë dy qytetarë banues në zonë, të cilët po udhëtonin me mjetin “Pasat”, ndërsa drejtuesi dhe bashkëudhëtarët në “Fuoristradë” nuk janë lënduar nga përplasja.…
Author: tirana
Në Fletoren Zyrtare numër 193 është botuar vendimi i qeverisë shqiptare, e cila me propozim të Ministrit të Brendshëm, ka kthyer në detyrim ligjor mbrojtjen nga oficerët e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua. Po me vendim qeverie, nën mbrojtjen e Gardës do të jetë edhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e njohur si AKSSHI, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Këta të fundit vihen në mbrojtjen e Gardës…
Një aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm (2 janar) në Kremones të Italisë. Sipas mediave fqinje, mësohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Gadesco Pieve Delmona, ka humbur kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak. Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin, ndonëse në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësja. Ata u përpoqën të nxirrnin 38-vjeçarin nga rrënojat, por mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e tij.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është këmbëngulës për të ndarë Policinë e Shtetit nga krimi. Në një intervistë televizive, Balla bëri një paralajmërim të fortë për të gjithë efektivët e inkriminuar. “Sky ESC dhe EncroChat nuk janë ato që ju njihni, këto aplikacione kanë pasur një pagesë, qira mujore përdorimi shumë të lartë dhe deri tani rezulton se ato që kanë pasur akses kanë qenë persona me veprimtari kriminale dhe ky standard që ne vendosëm në Policisë e Shtetit ka të bëjë me një standard që e nisi Shqipëri dhe vende të tjera që kanë pasur këtë problematikë po e…
Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane. Eurostat publikon indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2022. Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 25% më shumë se mesatarja europiane. Alkooli më i shtrenjtë në Europë është në Irlandë, me 60% më shumë…
Ministri italian për Marrëdhëniet me Parlamentin, Luca Ciariani në një intervistë për gazetën La Stampa ka deklaruar se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i Kryeministrisë do të jetë në pranverë. “Ratifikimi i marrëveshjes me Shqipërinë do të miratohet në shkurt dhe leximi i parë i kryeministrisë do të jetë në pranverë”., ka deklaruar ai i prerë. Për marrëveshjen me Shqipërinë, ministri shpjegoi se “nuk ka asnjë hezitim” dhe “jemi aq të bindur sa kërkuam urgjencë në miratimin e projektligjit, i cili me shpresën tonë do të miratohet në shkurt”. Ai ka shpjeguar se emigracioni do të jetë…
Nga Eduard Zaloshnja Qysh kur u zgjodh kryeministër më 2013, Rama e ka përqeshur nëpër studio apo konferenca shtypi pyetjen “A do ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit?”. Sidoqoftë, në kongresin e fundit të PS-së, ai i përmendi vetë zgjedhjet e parakohshme si një mundësi për pranverën e 2024-ës. A ishte ajo përmendje thjesht një kërcënim ndaj deputetëve aktualë të PS-së, të cilët mund të ndryshohen me një të rënë të lapsit të Ramës, nëse bëhen zgjedhje të reja? Apo një kërcënim për opozitën e ndarë në 3-4 pjesë? Me ndryshimet konsensuale të kushtetutës më 2008, zgjedhjet e parakohshme mund…
Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botërore të çerek shekullit në vazhdim? Që nga krijimi i Euros, tek lufta në Kosovë dhe deri tek ndërrimi i pushtetit në Rusi, le të ndjekim në vazhdim një përmbledhje të ngjarjeve më të rëndësishme që lanë gjurmë. Me shampanjë dhe tullumbace që lëshoheshin në ajër u festua fillimi i monedhës së re Euro në 1 janar 1999. Bashkimi Evropian pati caktuar një vit më parë njëmbëdhjetë vendet që do të bashkonin monedhat e tyre në një të vetme. U desh të pritej deri në vitin 2002 që ato vende…
Silvinjo ka dhënë një intervistë në Marca sa i përket suksesit te Shqipëria. Por ndryshe nga më parë, trajneri brazilian ka prekur edhe një temë shumë interesante. Flitet pikërisht për lojtarët e rinj që kanë ende dyshime në zgjedhjen e Kombëtares dhe për këto raste, Silvinjo ka ide të qarta. “Vetëm një lojtar do ta doja të Spanjës te Shqipëria. (qesh) Ka shumë. Por kushdo do të zgjidhte Rodrin. Është një referencë për Spanjën dhe Cityn, klas botëror, lojtar i madh. FSHF punon për të sjellë lojtarët e rinj shqiptar. Ideja e punës time nuk është riatdhesimi, por trajnimi, më…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të dhunshme nga opozita. Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha këtë të martë se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore serbe”. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar partinë e Vuçic për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Sipas Vuçiç koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, e kundërshton rezultatin zgjedhor sepse sipas tij, nuk doli mirë në zgjedhje ashtu siç…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mësohet se një automjet ka përplasur një motomjet. Të dëmtuar kanë mbetur burrë e grua që ndodheshin në motorr. Janë dërguar me urgjencë në spital pasi kanë marrë dëmtime. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Zbulohet shkaku i zjarrit në një rrobaqepësi në Rrëshen. Sipas policisë zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike, por nga vetë pronarja, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen me iniciale L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Njoftimi i policisë Rrëshen/Informacion shtesë Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.…