Author: tirana

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të avionit të kompanisë ‘Japan Airlines’, që u përplas me një avion të rojës bregdetare dhe shpërtheu në flakë pak pas uljes në aeroportin Haneda të Tokios. Por si ja dolën të shpëtonin të gjithë personat që ishin në bordin e ‘Japan Airlines’?! Pasagjerët iu drejtuan menjëherë daljeve emergjente të avionit të djegur të “Japan Airlines” pa bagazhet e tyre të dorës, në përputhje me udhëzimet e ekuipazhit të fluturimit. Lënia pas e sendeve të tyre me vlerë për të shpëtuar jetën ishte një “faktor kryesor” pas…

Read More

Në natën e Vitit të Ri, të gjithë e teprojmë me pijen ose ushqimin. Megjithatë, është e nevojshme që kur festat kalojnë, të konsumojmë ushqime detoks për të pastruar trupin nga toksinat e alkoolit, apo ushqimeve jo shumë të shëndetshme. Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze. Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund…

Read More

Një sulm me dron në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, një bastion i Hezbollahut, vrau të martën zyrtarin e lartë të Hamasit, Salah al-Arouri. Droni goditi një zyrë të Hamasit, duke vrarë gjashtë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve libaneze. Hamasi konfirmoi vdekjen e Salah al-Arourit dhe e quajti atë një “vrasje frikacake” nga Izraeli, duke shtuar se sulmet kundër palestinezëve “brenda dhe jashtë Palestinës nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe stabilitetin e popullit tonë ose të minojnë vazhdimësinë e rezistencës së tij të guximshme”. “Kjo dëshmon edhe një herë dështimin e tmerrshëm të këtij armiku për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të mërkurë të parë të vitit ta nis me qytetin e bukur të Pogradecit. Ai ka ndarë në rrjetet sociale, disa foto nga punimet në kalanë panoramike, e cila daton që në shek IV-V para Krishtit. Sakaq, Rama ka theksuar se shumë shpejt kjo kala do të duket si një destinacion i së ardhmes. “MIRËMËNGJES dhe me punën që ka nisur për të rilindur Kalanë panoramike të Pogradecit, e cila daton si vendbanim që në shek IV-V para Krishtit, e që shumë shpejt do të duket si një destinacion i së ardhmes, ju…

Read More

Dashi Ardhja e pranverës do t’ju bëjë jetësore dhe plot energji. Nëse jeni në çift, mund të përfitoni nga pamja pozitive e planetëve për të bërë plane për të ardhmen. Beqarët në kërkim të shpirtit të tyre binjak mund të bëjnë takime magjike dhe përjetojnë momente të emocioneve të pastra. Nëse jeni duke kërkuar një punë ose jeni duke pritur konfirmim së shpejti, do të keni një lajm të mirë. Demi Një diskutim do të prishë bilancin tuaj! Qëndroni larg njerëzve që ju bëjnë nervozë dhe nëse jeni në çift, mos u grindni me partnerët për të jetuar në mënyrë…

Read More

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër të shoqëruara me shtrëngata. Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 15 °Cnë vendet e ulëta: 8 / 15 °Cnë vendet malore: 2 / 9 °C Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Read More

Beteja për followrsa në Instagram është beteja më e fortë për figurat publike në Shqipëri dhe jo vetëm. Instagrami është rrjeti i dytë social pas Tik Tok-ut më i përdorur, edhe pse ky i fundit preferohet më pak nga VIP-at. Kjo platformë e cila përdoret nga 1.3 miliardë njerëz në botë, sigurisht ka një ndikim të madh në imazhin dhe performancën e tyre. Terra Marketing kanë realizuar një listë, ku renditen personazhet publike me më shumë ndikim në Instagram. Listën këtë vit e udhëheq Kiara Tito, si personazhi më me ndikim në Instagram, e cila ndiqet nga bashkëshorti i saj, personazhi…

Read More

Macja e zezë që të pret rrugën, të thyesh një pasqyrë, e të tjera besëtytni të çuditshme që janë trashëguar ndër shekuj. Mirëpo edhe këto besime popullore ndryshojnë sipas vendeve dhe kulturave. Më poshtë, po ju rendisim disa nga supersticionet më të çuditshme nga shtete e rajone të ndryshme të botës. Danimarka Në shumë vende, derdhja e kripës në tryezë është një ogur i keq, ndërsa hedhja e kripës mbi supin tuaj të majtë sjell fat. Në Danimarkë, derdhja e kripës është fat nëse është e thatë, por fat i keq nëse është e lagësht. Në Skandinavi është praktikë e zakonshme të…

Read More

Ministri i Mbrojtjes i Kosovë, Ejup Maqedonci tha këtë të martë se vendi është në rrezik nga Serbia, pasi kjo e fundit po mbështet grupet e armatosura paramilitare. “Vlerësojmë që rreziku vazhdon të mbetet prezent përderisa mbetet prezente qasja hegjemoniste e Serbisë në raport jo vetëm me Kosovën, por edhe me fqinjët tjerë. Pra është qasja hegjemoniste që njëfarë forme drejton gjitha këto aktivitete që pastaj rrezikojnë sigurinë edhe stabilitetin në rajon. Dhe kësaj i shtojmë mbështetjen që fatkeqësisht strukturat shtetërore po i japin këtyre grupeve të armatosura të uniformuara paramilitare, por edhe për shkak që vetë SERBIA ka dislokuar…

Read More

Nuk është një video e prodhuar nga fantazia e Inteligjencës artificiale me flamurin shqiptar i valëvitur në Tajlandë. Por një video reale nga celulari i një shqiptareje e cila është duke pushuar në plazhet e Patong Beach në Tailandë. “Nuk e kam ide se përse flamujt shqiptarë ishin vendosur në këtë plazh. Natyrisht m’u bë qejfi dhe me shpejtësi e filmova”, tha për Top Channel Albana Tola e cila është duke pushuar në këtë plazh me familjen. “Me padurim e ndava me miqtë e mi në rrjetet sociale të cilët nuk e kanë fshehur kënaqësi për valëvitjen e flamurit shqiptarë ndërkohë…

Read More

Jo pak publikime janë shkruar për marrëdhënien mes lideres së ekstremit të djathtë francez Marine Le Pen dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Sipas një artikulli të publikuar në nisje të 2024-ës nga Washington Post, politikania franceze këmbëngul të mbajë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, me synimin për të ulur shkallën e mbështetjes së Parisit zyrtar ndaj Ukrainës. Sipas hetimit të gazetës amerikane, Rusia ka planifikuar një operacion për rrëzimin e Emmanuel Macron në Francë, në të cilin partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen luan një rol të rëndësishëm. Gazeta citon dokumentet e Kremlinit të marra nga një…

Read More