Mediat britanike i janë rikthyer rastit tragjik të humbjes së jetës në anijen hotel të emigrantit shqiptarë Leonard Farruku më 12 dhjetor të vitit të shkuar. BBC ka si titull “ Familja e emigrantit nuk përballon dot sjelljen e trupit në atdhe”. Në shkrim citohet e Jola e motra e Leonardit e cila ka deklaruar se: “vdekja e vëllait në të tilla rrethana ishte një tragjedi por ne tani jemi duke u përballur me një tragjedi të dytë nga pamundësia për ta sjellë trupin në Shqipëri dhe kryer ceremoninë funerale”. “Ne nuk e dimë sa të zgjasë mbledhja e shumës…
Author: tirana
Biletat për ndeshjet e kombëtares kroate në Euro 2024 tashmë janë shfaqur në tregun e zi. Çmimi i tyre është rreth 500 euro, ndërsa çmimi i rregullt është nga 30 deri në 60 euro. Kujtojmë se UEFA për herë të parë në këtë kampionat aplikon një sistem sipas të cilit tifozët e të gjitha kombëtareve do të kenë në dispozicion 10 mijë bileta për të gjitha ndeshjet e kompeticionit në grup, pavarësisht kapacitetit të stadiumit ku luhen ndeshjet. Ky është përparim në krahasim me sistemin e mëparshëm, ku tifozët kishin një përqindje të caktuar të stadiumit, kështu që tifozët nuk…
Fituesi i Big Brother VIP 2 ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba. Edhe pse u insistua nga moderatorët e programit, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë. “Ai fëmijë është i joni, por e ndjej se ëhstë edhe një pjese shumë të madhe të shqiptarëve se që prej fillimit. Unë e shikoj që kanë ardhur kohë të vështira, du me ia vën emrin skedinë që të mos e kapë kush kurrë. Ju keni për…
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes. Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në…
Një efektiv policie është pezulluar nga detyra në Vlorë, pasi u filmua teksa dhunoi një qytetar. Policia thotë se pas pamjeve të publikuara në rrjet ditën e djeshme, është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë. Ndërkohë, policia thotë se hetimet për rastin vazhdojnë.
Politikani serb, Nikola Sandulovic, ka rikthyer në vëmendje vizitën e tij tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Ai e ka publikuar videon në profilin e tij në platformën “X” duke thënë se është politikani i vetëm nga Serbia që ka nderuar familjen Jashari në Prekaz.“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sandulovic. Ai ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve…
Më shumë se 2 100 fabrika, kompani telekomunikacioni apo që përpunojnë produkte, nga ky muaj kanë dalë në tregun e lirë të energjisë. Ndërmarrjet e lidhura në tensionin 20 kilovolt nuk do të furnizohen më nga Furnizuesi i Shërbimit Universal. Kjo do të thotë se ata do të duhet të lidhin një kontratë shërbimi me një nga 34 kompanitë e licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë, me çmime tashmë jo të rregulluara më nga shteti.Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka lënë të hapur mundësinë për bizneset që në vend të privatit të mund të lidhin kontratë me Furnizuesin e…
Mungesat në mbrojtje nuk u reflektuan në fushën e lojës dhe tek Real Madrid janë të bindur se nuk duhen përforcime. Diçka e konfirmuar edhe nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili në daljen para mediave, pranoi se problemet fizike kanë qënë të shumta, gjithsesi, jo aq sa për të ndërhyrë në merkato. “Për momentin nuk po mendojmë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës. Mungojnë dy emra të rëndësishëm por për ta kemi zëvendësuesin në skuadër”. Rinovimi me Real Madrid deri në 2026 nuk përkthehet në fund të karrierës si trajner për Ancelottin. Italiani shpreson që të qëndrojë gjatë aktiv, teksa…
Momente paniku janë shënuar në aeroportin Hanedas, në Tokio. Një avion pasagjerësh i Japan Airlines shpërtheu në flakë pasi u përplas në pistë me një avion të Rojes Bregdetare japoneze. 5 persona që gjendeshin në mjetin e vogël fluturues, i cili po shpërndante ndihma për të prekurit nga tërmeti, u raportuan si të vdekur. Sakaq, 379 personat në avionin e pasagjerëve mundën të evakuoheshin. Avioni i Japan Airlines me numër fluturimi 515 ishte nisur nga qyteti i Sapporo, në ishullin verior të Hokkaido. Aeroporti i Hanedës në Tokio i mbylli të gjitha pistat pas incidentit.
Gjatë vitit që lamë pas, rendi dhe siguria u cënuan disa herë. Përgjatë 12 muajve nuk munguan, krimet e rënda kundër jetës, përshirë vrasje mafioze, vrasje si pasojë e konflikteve të çastit apo hesapeve të vjetra. Nga janari deri në dhjetor, u regjistruan 39 vrasje duke shkaktuar kështu 43 viktima. Nga këto 31 u zbardhën nga ana e autoriteteve, policisë së shtetit dhe prokurorisë, ndërsa 8 ngjarje të tjera vijojnë të jenë pa autor. Mes këtyre vrasjeve, 12 u regjistruan brenda familjes. Vetëm një javë nga nisja e viti, një krim makabër ndodhi në Shkodër. Një grua 32-vjeçare, 6 ditë…
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë 2.9% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013. Transferta e pakushtëzuar për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023 është 2.5 miliardë lekë më shumë ose rreth 12% më e lartë dhe krahasuar me vitin 2015 (viti para reformës administrativo-territoriale), është 12.1 miliardë lekë më shumë ose rreth 92% më e lartë. Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2024, 24.3 miliardë lekë, do të shtohen…
Nga Sali Berisha Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rëndë për 29 mijë shqiptarë që ushtrojnë profesione të lira. Kësaj shtrese, jetike për ekonominë e vendit, u është vendosur prej datës 1 Janar 2024, TAKSA E DËBIMIT nga Shqipëria. Filozofia e Partisë Demokratike, ashtu si e çdo partie të djathtë, qëndron në faktin se më pak taksa është më mirë. Është e provuar se paraja në xhepin e qytetarit menaxhohet më mirë dhe është më e dobishme se sa në arkën e shtetit. Kjo është e provuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, ku fal…