Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, kanë ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ankimi është bërë brenda afatit 5 ditor. Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’. Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore. Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta…
Author: tirana
Nga 5 tetori deri në fund të dhjetorit, me anë të Sekretariatit të Etikës të mbledhur fizikisht dhe online, mazhoranca përjashtoi 29 deputetë të Rithemelimit, me në krye Sali Berishën dhe kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhin. Pasi u pa që masa disiplionore me 10 ditë përjashtim nuk po e zmbrapste aksionin e pakicës, të majtët ndërmorën nismën duke e ligjëruar më pas në Parlament për të ashpërsuar dënimet deri në 60 ditë. Në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, pas çdo seance plenare, të cilën opozita nuk e lejoi të…
Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të segmentit të autostradës Fier – Vlorë, duke u shkrumbuar plotësisht. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Pas ngjarjes së ndodhur, menjëherë kanë mbërritur automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tym ka ndaluar duke zbritur nga automjeti, ndërkohë mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.
Automjetet apo pronat e konfiskuara nga krimi nuk do të nxirren më në ankand, por do të përdoren për nevojat e strukturave të Policisë së Shtetit. Lajmi njoftohet nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili përmes një reagimi bën me dije se automjetet e sekuestruara nga anëtarë të grupeve kriminale do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. “Mjetet luksoze të cilat përdoreshin nga anëtarë të organizatave kriminale, të konfiskuara, apo edhe të sekuestruara, do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Mjetet e shpejta do të përdoren nga Policia Rrugore,…
Gjykata Antikorrupsion liroi Enio Meçaj, i cili ishte arrestuar në muajin qershor si bashkëpunëtor i Artan Tafanit, sot i penduar i drejtësisë. Meçaj kishte ndihmuar Tafanin për fshehjen e disa provave në një garazh në Tiranë, mbasi ky i fundit kreu vjedhje në një exchange në Tiranë. Gjykata Antikorrupsion liroi Enio Meçaj, i cili ishte arrestuar në muajin qershor si bashkëpunëtor i Artan Tafanit, sot i penduar i drejtësisë. Meçaj kishte ndihmuar Tafanin për fshehjen e disa provave në një garazh në Tiranë, mbasi ky i fundit kreu vjedhje në një exchange në Tiranë. Sakaq Artan Tafani, njohur ndryshe edhe si Marius…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor është hedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë. Si pasojë, 82-vjeçarja nga Saranda ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë po vijon puna për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik. Njoftimi i Policisë: Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti. Materialet…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë. E për të vërtetuar mbështetjen që pretendon se ka mazhoranca qeverisëse në popull ai sfidon Kryeministrin Kurti me shpërndarjen e parlamentit. “Sondazhi i vetëm që vlen është sondazhi i kutisë së votimit dhe dita e zgjedhjeve. Nëse Kryeministri vërtet beson në sondazhe të tilla, nëse ai përnjëmend mendon se populli ende vazhdon që të mbështesë, unë e ftoj që t’i shpallim zgjedhjet qysh sot. Për t’ia ruajtur egon Kurtit, mund të shpërndahet Kuvendi dhe jo ai të japë dorëheqje”.…
Torino njofton se ka rinovuar kontratën me dy elementë të rëndësishëm të skuadrës që drejtohet nga Ivan Juric. Linetty dhe Vojvoda kanë zgjatur bashkëpunimin me klubin italian deri në vitin 2025. “Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur kontratën me Karol Linetty deri në 30 qershor të vitit 2025. Mbrojtësi kosovar luan me Torinon prej verës së vitit 2020 dhe ka koleksiuanuar 103 ndeshje me fanellën granata dhe ka realizuar 3 gola”, shkruhet në njoftimin e klubit për rinovimin e Vojvodës.
Sot pasdite demokratët do të mblidhen sërish para shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha si një gjest mbështetje për liderin e opozitës. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë lajmëruar një ditë më parë që në orën 17.30 nis tubimi në rrugën “Mustafa Matohiti”, tubim që për demokratët është edhe një formë proteste ndaj vendimit të gjykatës për izolimin e liderit historik të PD. Prej të shtunës kur Gjykata e Posaçme vendosi arrest në shtëpi për liderin e opozitës Berisha, selia e PD ka mbetur e zbrazur dhe demokratët janë zhvendosur në rrugën pranë baneses së ish-kryeministrit. Edhe një ditë më parë mbështetesit…
Pavarësisht se kanë kaluar dy ditë nga plagosja e Agim Jazajt, policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorin 36-vjecarin Saimir Xhafa. Informacionet e mbledhura edhe nga dëshmitarët nuk e kanë ndihmuar policinë për gjetjen e Xhafajt. Policia ka dyshime se konflikti mes dy personave ka nisur më herët se ditën e ngjarjes, pasi sipas disa dëshmive, i plagosuri ka debatuar me fjalë me autorin Saimir Xhafa. Hetuesit gjatë kontrollit të makinës së autorit nuk ka konstatuar sende të tjera të kundraligjshme e po ashtu edhe në banesën e tij në zonën e Kodrës së Prifiti. Deri më tani i…
Dy helikopterë amerikanë BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është “një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.” Ndër të tjera, Peleshi shprehet se kjo është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë. “Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë…