Author: tirana

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin, ku pas një konflikti mbetën të vrarë dy vëllezër. Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit. Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë. Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.

Read More

Një gjykatë amerikane publikoi një sasi dokumentesh gjyqësore më parë sekrete të mërkurën vonë në lidhje me milionerin Jeffrey Epstein, që vrau veten në 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat për trafikim seksual. Mediat sociale kanë qenë të mbushura me postime që spekulonin se dokumentet do të përfshinin një listë të njerëzve të pasur dhe të fuqishëm që ishin “klientë” ose “bashkë-punëtorë” të milionerit Epstein. Megjithatë, nuk kishte një listë të tillë. Koleksioni fillestar i rreth 40 dokumenteve të bëra publike përmbante kryesisht materiale që ishin publikuar më parë, ose ishin mbuluar gjerësisht në artikuj gazetash, dokumentarë televizivë, intervista, libra…

Read More

Janë zbardhur identitet e dy vëllezërve që mbetën viktima të krimit të rëndë brenda familjes të regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Freskut në Tiranë. Burime bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë dy vëllezërit Lulzim Cami dhe Vehao Cami, të moshës rreth 60 vjeç. Mësohet se ata janë konfliktuar në banesë dhe më pas Vehap Cami ka vrarë me armë zjarri vëllain tjetër Lulzim Cami dhe me pas veten. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Read More

Orët e paradites vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të rrezikojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të përqendruara do të jenë në veri të territorit. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet gradualisht nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në…

Read More

Dashi – Sot nuk do të ketë grindje dhe diskutime me partnerin/en. Megjithatë Marsi është duke u përpjekur për t’ju vendosur shkopinj në rrota. Planetët ju japin mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar gjendjen tuaj ekonomike. Demi – Çiftet që kanë pasur probleme dhe diskutime do të gjejnë një marrëveshje ose do të shkatërrojnë gjithçka. Edhe ata që janë vetëm do të mirëpresin njohjet e reja. Binjakët – Një ditë bashkëpunimi për shumë të lindur të binjakëve që kanë përjetuar tensione në çift. Venusi ju jep momente të gëzueshme! Një ditë intensive ju pret në punë, por me Marsin favorit gjithçka do të…

Read More

Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Në vendimin e botuar në fletoren zyrtare, i cili hyn në fuqi menjëherë, listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik si Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiues Aurel Plasari e të tjerë, të cilët përfitojnë nga ky vendim. Lista me 15 personalitetet Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore Për dhënie shtese…

Read More

Miftar Dauti, kreu i Bashkisë Has, ka përgënjeshtruar pretendimet e kryedemokratit, Sali Berisha. Ky i fundit, nga dritarja e banesës së tij tha se në Prokurorinë e Posaçme ka një dosje për eliminimin e tij fizik nga kundërshtarët, por Dauti pretendoi të kundërtën. Miftar Dauti tha se fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit ishte e egër, por shtoi se vetë nuk ka pasur asnjë shqetësim të këtij lloji. Duke theksuar se nuk ka pasur “asnjë gërvishtje gishti”. I pyetur nëse do të kërkonte informacione në SPAK lidhur me pretendimin e Berishës, kryebashkiaku i Hasit u shpreh se nuk kishte…

Read More

Luiz Ejlli është përlotur teksa ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ka folur për prindërit e tij. I pyetur nëse do të kthehet e ëma në Shqipëri për t’i rritur vajzën, Luizi tha që për momentin ajo ndodhet jashtë vendit nën kujdesin e mjekëve, megjithëse sipas tij nëna gjithmonë i thoshte që të bëjë një fëmijë për t’ia rritur ajo. “Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thoshte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”– tha ai. Nga ana tjetër këngëtari nuk la pa përmendur…

Read More

Media e njohur greke “Kathimerni” shkruan se sipas informacioneve që disponon, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës për 6 muaj. Sipas kësaj mediaje, thuhet se ata janë takuar në një kafe në Tiranë, ku kanë diskutuar lidhur me situatën në Himarë. Rama thuhet se ka shprehur dëshirën që të zgjidhet ngërçi me Athinën, dhe për 6 muaj drejtimin ta marrë Tavo. Më pas, nëse Beleri shpallet i pafajshëm, do të marrë mandatin në krye të bashkisë, e nëse shpallet i fajshëm, do të organizohen zgjedhje të reja.

Read More

Seanca e 6 korrikut ishte e fundit kur Arben Ahmetaj u paraqit në Kuvend, dhe sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit, pasi pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij. Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin. Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për…

Read More

Viti 2024 ka nisur me angazhime intensive për shumicën qeverisëse. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se kreu i ekzekutivit, Edi Rama do të mbledhë qeverinë për një analizë të detajuar në lidhje me ecurinë e punëve të ndërmarra si dhe fokusin e projekteve për vitin 2024. Retreat-i pritet të zhvillohet në nisje të javës së dytë të Janarit, ekzaktësisht në datën 9 Janar, raporton TN. Kujtojmë se në konferencën tradicionale të fundvitit, kryeministri numëroi arritjet e Shqipërisë për vitin 2023. Sipas tij, një ecuri shumë të mirë kanë pasur ekonomia e vendit, siguria, shërbimet publike, etj. Rama tha se…

Read More