Author: tirana

Avokati Idajet Beqiri pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar një plan arratisjeje që do të duket si rrëmbim. I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Breaking’ në Top News, avokati tha se në pozicion të këtij plani janë vendosur 500 mijë euro, dhe në ndihmë të tij do të jenë edhe ish-funksionarë të lartë të shtetit. Avokati i bëri thirrje SHISH të parandalojë këtë arratisje që sipas tij, do t’i faturohet qeverisë. “Sali Berisha është gati të bëjë çdo lloj gjë për ta nxirë faqen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata duhet ta ruajnë se ai mund të hidhet nga dritarja…

Read More

Tetë muaj pasi i vodhi vëllait 17 mijë Euro në banesë, Policia e Elbasanit ka arrestuar 38-vjeçarin e shpallur në kërkim. E.M. nga fshati Bathës akuzohet për vjedhje, ndërsa policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe bashkëshorten e tij pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vjedhjen e parave. Më 23 Prill, 38-vjeçari vodhi në banesën e vëllait 17 mijë Euro. Me këto para dyshohet se ai bleu një makinë, automjet që sot ëstë sekuestruar nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read More

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur bisedimet për të gjetur një kryetar provizor të Bashkisë së Himarës. Sipas kësaj gazete i përzgjedhur është ish-deputeti Vangjel Tavo. Madje “Kathimerini” guxon edhe më tej teksa jep “detaje” nga një takim mes Ramës dhe Tavos. Sipas “Kathimerini-t”, në prag të Krishtlindjes, ish-ministri dhe ish-deputeti i Dropullit për shumë vite, Vangjel Tavo, mori një telefonatë nga Edi Rama, i cili i kërkoi të takoheshin për “një kafe” në Tiranë. Mirëpo ky lajm që buron nga Athina duket se është komplet i rremë. Vetë Vangjel Tavo ka thyer sot heshtjen duke u…

Read More

Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi vendosi lëndë shpërthyese në afërsi të banesës dhe dyqanit të një 54-vjeçari. Policia i ka sekuestruar autorit, Etmond Lalaj, një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular. Ndërkohë, ai ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, dhe aktualisht vuan dënimin alternativ ‘Shërbim prove’ . “Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për…

Read More

Ngjarja e 1 Janarit, ku një shtetase e huaj u plagos nga një plumb qorr në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ka bërë që vajzat e 52-vjeçares, me anë të një reagimi në rrjete sociale, të kërkojnë ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar. Vajzat shprehen se policia shqiptare nuk i dha ndihmë nënës së tyre dhe se po hasin burokraci për ta transferuar në Itali. Gjithashtu, ato thonë se 52-vjeçarja ka ende plumbin në gjoks. Reagimi: “Ajo që po përjetojmë është e paimagjinueshme. Sot rrezikojmë të humbasim nënën për shkak të një gjesti të…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim Behar Bajri., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe vendimit nr. 126, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi: ⦁ Miratimin e vendimit nr. 94, datë 23.07.2023 dhe të vendimit nr. 126,…

Read More

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e telefonit të deputetes Monika Kryemadhi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës…

Read More

Hakerat e grupit iranianë “Homeland Justice”, që pak javë më parë sulmuan kompaninë “ONE Albania”, tani kanë nxjerrë në shitje të dhënat e shqiptarëve. Në një postim në profilin e tyre në platformën “Telegram”, ata thonë se disponojnë 259 terabyte të dhëna të shqiptarëve të cilat i shesin për 1 Bitcoin ose 40 mijë euro. Në mesazhin e tyre shkruhet: “Ai që shtyp të varfrin për të shtuar pasurinë e tij dhe ai që u jep dhurata të pasurve, të dy vijnë në varfëri. Fjalët e urta 22:16 Drejtuesit e kompanisë “One” kanë bashkëpunuar ditë-natë me mediat për të fshehur…

Read More

Moderatorja e spektaklit të humorit ‘Portokalli’ Xhemi Shehu feston sot ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur plot 40-vjeç. Mikja e saj e zemrës Arbana Osmani si çdo vit ka vazhduar traditën duke trokitur në derën e shtëpisë së Xhemit sapo akrepat kanë shënuar 00:00. Miqësia e dy moderatoreve ka lindur prej vitesh tashmë, ku në çdo dalje publike e jo vetëm ato shihen në shoqërinë e njëra tjetrës. Ka qënë regjisori Eduart Grishaj ai i cili ka filmuar ‘surprizën’ traditë të mikeshave të ngushta, ku sigurisht nuk ka munguar as këtë vit.

Read More

Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimin ndaj vendimit të GJKKO duke lënë në fuqi vendimin për “Arrest në Burg” për ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e krimeve të Rënda Dedan Gjonin dhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht Bujar Ajezin dhe Besmir Murati. Sipas njoftimit të Apelit, kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij. Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar: Gjykata e…

Read More

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit U. E. dhe O. G., në kroskotin e të cilit u gjetën të fshehura bizhuteri të ndryshme (50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave). Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës…

Read More