Author: tirana

Këtë të premte pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendin tonë për shkak të depërtimit të masave ajrore më të thata me origjinë jugore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura me këto të fundit më tepër në shtim në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Era do të jetë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet intensive 12-18m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.

Read More

Dashi Të premten periudha e vështirë vazhdon për ju për shkak të ndjesive që po përjetoni. Mos u shqetësoni, kurrë mos thuaj kurrë sepse së shpejti mund të ketë lajme interesante. Për sa i përket punës, po bëni shumë përpjekje, por ndjeni se nuk jeni të vlerësuar dhe keni mbështetjen e duhur nga kolegët dhe eprorët. Demi Të premten dita nuk do të shkojë e qetë. Duhet të kërkoni dashurinë për të mbërritur, përndryshe është e vështirë të bjerë nga qielli. Nëse tashmë keni një partner, kujdes nga xhelozia e tij. Ju mund të vazhdoni projektet tuaja. Binjakët Të premten…

Read More

Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar ashpër nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari. Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për mediumin kroat “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.

Read More

Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, gazetari Baton Haxhiu theksoi se ashpërsimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha vetëm sa e çoi atë në lidership të opozitës. Sipas tij “nuk mund të ketë lidership të ri, aq kohë sa Berisha del e flet me demokratët nga dritarja e banesës.” Madje, gazetari theksoi se mbështetësit e Berishës e shohin atë përtej liderit. Baton Haxhiu: A e di ku do të ishte gabimi më i madh, se sa arresti shtëpiak? Të fusësh në burg Berishën. Berisha dhe i gjithë lidershipi i Partisë Demokratike, e duan këtë njeri përtej liderit. E duan…

Read More

Kreu i Partisë ‘Thurje’ është shprehur se vendi jonë ka nevojë të ecë përpara ndërsa u diskutua për çështjen “Berisha”. Ai debatoi me ish-kandidatin për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, duke i thënë se ky i fundit duhet të garonte përballë Berishës dhe jo të dilte në studio televizive të mbronte këtë të fundit. “Sali berisha nuk është një deputet çfarëdo. Nuk janë një nga. Vendet demokratike i kanë të ndaluar me ligj që një president të qëndrojë më shumë se 4 vite në një mandat sepse më pas uzorpojnë. Ka Sali Berishë dhe Edi Ramë në çdo sektor. Më…

Read More

Emërimi i diplomatit David J. Kostelancik për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pasi Senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetra të emëruarve të tjerë. Emërimet e diplomatëve janë bllokuar nga disa senatorë republikanë. Kandidatura e zotit Kostelancik u kthye të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, në bazë të një klauzole të rregullave të Senatit sipas së cilës “emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën…

Read More

Duke e konsideruar vitin 2023 si “vitin e SPAK”, gazetari Ferdinand Dervishaj dha deklarata të forta në studion e “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv ku zbuloi disa prej dosjeve që janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për të cilat pritet të ketë zhvillime gjatë vitit 2024. Teksa foli për hetimet që SPAK po kryen në kuadër të privatizimit të pronave të ushtrisë, Dervishi tha se në një nga 20 celularët e ushtarakëve që janë sekuestruar në bazë të hetimit, është gjetur një video e marrëdhënies sekusuale në zyrë. “Në një celular të një ushtaraku të lartë…

Read More

Nesër është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit. Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se si të dhënat e plotësimit dhe të formularit por edhe ata që refuzojnë ta plotësojnë do të merren parasysh. “Po vijojmë nismën për vetëpastrimin e policisë së shtetit e mishëruar me urdhrin e ministrit të Brendshëm për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Kujtojmë që nesër është afati i fundit. Ka edhe disa formularë të tjerë që duhen plotësuar dhe përfunduar…

Read More

Janari shënon dhe fundin e spektaklit “Al Pazar” në Vizion Plus. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se drejtuesit e televizionit kanë vendosur mosvijimin e spektaklit. Ndaj nuk ishte aspak çudi përse mbrëmjen e Vitit të Ri pamë rikthimin e Agron Llakajt tek “Portokalli” në Top Channel. Kujtojmë që Llakaj ka qenë ndër themeluesit e Portokallisë. Al Pazar është spektakli më jetëgjatë ne Vizion Plus me më shumë se 11 vite transmetim të pandërprerë çdo të shtunë.

Read More

Investimet europiane të pasurive të paluajtshme janë në nivelin më të ulët të dekadës dhe shumë parashikime presin që viti 2024 të jetë viti për të ndryshuar këtë prirje, për shkak të uljeve të mundshme të normës bazë. Që kostot e huamarrjes të tkurren dhe ekonomia të rimëkëmbet në shumë vende europiane, është jetike që Banka Qendrore Europiane (ECB) dhe Banka e Anglisë (BoE) të ulin normat e tyre bazë të interesit. Investitorët po vëzhgojnë nga afër kohën dhe intensitetin e çdo uljeje të mundshme të normës së interesit, pasi sektori evropian i pasurive të paluajtshme mbështetet kryesisht në huamarrjen.…

Read More

Armando Broja nuk e ka më mbështetjen e trajnerit të Chelsea, Mauricio Pochettino si në nisje të sezonit. Sulmuesi kuqezi ka bërë paraqitje larg pritshmërive, por tekniku argjentinas nuk ka kohë për të humbur, pasi skuadra po vuan në ofensivë. 51-vjeçari kërkon që të bëjë përforcime në merkaton e Dimrit dhe ka një futbollist që e pëlqen së tepërmi. Ai është 20-vjeçari Antonio Silva, që konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të talentuar në botë. Prej javësh, “blutë” e Londrës e kanë ndjekur futbollistin e Benfikës. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, londinezët i kanë bërë një ofertë drejtuesve portugezë. 60…

Read More