Nga qendra e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përsëriti thirrjen për të gjithë ekspertët me formim në fushat e teknologjisë së informacionit apo inxhinierisë të aplikojnë për të përfituar nga 11 vendet e punës që janë hapur. Peleshi u shpreh se kjo qendër do të bashkëpunojë me një rrjet fantastik qendrash inovacioni të vendeve të NATO-s në Evropë dhe SHBA. “U bëj thirrje të rinjve e të rejave t’i bashkohen thirrjes sonë për aplikime. Do të jenë 11 ekspertë të profileve të ndryshme që kanë lidhje me inovacionet e proceseve, gjetjen e zgjidhjeve për procese…
Author: tirana
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet nga Chelsea. Për të është interesuar West Ham, por “Blutë” ia kanë ofruar Benficës plus 60 milionë euro për të arritur te Antonio Silva. Siç bënë me dije “Gazzetta dello Sport”, 22-vjeçari shqiptar ka rënë në radarët e Milanit, me klubin kuqezi që është në kërkim të një sulmuesi. Sipas prestigjiozes italiane, Broja është një nga alternativat, pasi janë në garë edhe Scamaca, Morata, Taremi dhe Rafa Mir.
Që në nisje të ”Big Brother Vip Kosova 2”, dy nga banorët Santiana dhe Buci kanë pasur një marrëdhënie shumë të afërt. Madje, marrëdhënia e tyre është diskutuar shpesh nëse është romantike, shoqërore apo lojë. Ndërsa të dy u larguan nga njëri-tjetri pas shfaqjes së pamjeve flirtuese mes tyre dhe hyrjes së partneres së Bucit në shtëpi, duket se u afruan përsëri shumë shpejt. Por dje të dy janë përfshirë në një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrin, debat që arriti në ofendime. “Ti je mashtrues, ti je dyfytyrësh, ti je manipulues dhe besëprerë. As nuk do të merrem më…
Vrasësi i katër grave, Dan Hutra tentoi ditën e djeshme (4 janar) që të arratiset nga burgu i Fierit, po u kap mat. Plani ishte i koordinuar në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë ku në dhomën këtyre të fundit, kishin nisur prerjen e zgarës së dritares, ndërsa në dhomën e Hutrën u gjetën çarçadë të lidhur si litar. Këtë të premte, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është paraqitur kërkesë për t’i vendosur të katërt në regjimin e Posaçëm ”41 Bis”. Plani për arratisjen nga burgu, Hutra i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosurit e tjerë,…
Ylli i Kombëtares së Futbollit, Berat Gjimshiti renditet mes mbrojtësve më të mirë të qendrës në pesë ligat më të forta në Evropë. Kapiteni i Kombëtares dhe një nga shtyllat më të forta të Atalantës në Serie A, është krah emrave si Thiago Silva, Virgil van Dijk apo Alex Witsel. Në një analizë nga “Wyscout”, sa i takon lojës me topin, dueleve të fituara, apo edhe dueleve në ajër, Berati është në performancën mbi 70 përqind. Ai lë pas emra si Antonio Rudiger, Kourt Zouma, Ruben Dias apo Saliba e Tomori. Jo më kot Gjimshiti është kapiteni i Kombëtares dhe…
“Detyrat tona rriten si ortek, por ne jemi Rusi, ne jemi vend dimri, ne e duam borën, shikoni sa shumë që ka rënë”. Në mes të dhjetorit Presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi plot optimizëm vështrimin në vitin 2024 gjatë kongresit të partisë qeverisëse, “Rusia e Bashkuar”. Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet. Putini kandidon për herë të pestë, dhe këtë herë ai nuk ka pse i trembet konkurrencës. Dyqani i vetëm në fshat Se sa i preferuar është Putini në popull pas dy…
Një shqiptare, anëtare e një bande që grabiti 26 shtëpi në një muaj e gjysmë në 2019 në Spanjë, apeloi kundër dëbimit nga vendi, por rezultoi pa sukses. Një nga tre anëtarët e bandës së grabitësve shqiptarë të arrestuar në vitin 2019 në operacionin “Santa Isabel”, të cilit i janë atribuar 26 grabitje në një muaj e gjysmë dhe u dënua në Vigo me pesë vjet burg për grabitje me forcë, dhe një vit e nëntë muaj për falsifikimin e dokumenteve publike, ku përveç dëbimit nga vendi, kërkon të qëndrojë në Spanjë pasi ka gjetur dashurinë tek A Lama. Gruaja,…
Nutricionistja Diola Dosti në një intervistë dhënë për ”Telegrafin”, ka folur për të rejat në jetë e karrierë si dhe për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 2. “Nuk jam penduar fare, përkundrazi nëse do të kisha mundësi dhe kohë do isha futur përsëri, do kisha përdorur këtë që kam përdorur gjithmonë vetveten. Ky format televiziv të mëson shumë gjëra, të mëson ndoshta në raport me njerëzit e tjerë, aktorët e tjerë, pjesëtarët e tjerë që ishin në formatin e Big Brother nuk kanë qenë vetvetja, kanë përdorur lojë, kanë përdorur strategji”, u shpreh ajo. Nutricionistja shtoi: “Aty kuptova sa…
Viti i ri ka nisur me punë intensive nga ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, që po kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore kudo në qytet. “Fillimi i mbarë gjysma e punës. Bravo ekipit të cilët janë kujdesur për riparimin ddhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në disa segmente të qytetit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Ekipi u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentet si më poshtë: Rruga “Violeta Manushi”, Rruga “Leandro Zoto”, Rruga “Albanopoli”, Rruga “Ndre Mjeda” Kryqëzimi i “Don Bosko”.
Rasti tragjik i vrasjes së një shqiptari me pagesë në Veria, që tronditi Greqinë në verën e vitit 2014, ka dalë sërish në dritë. Mediat greke shkruajnë se një 48-vjeçar çeçen, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Selanikut për vrasjen e një shqiptari, ka apeluar vendimin dhe kërkon lirimin nga burgu. Historia daton në vitin 2014, kur një 43-vjeçar shqiptar në Greqi u ekzekutua në mënyrë mizore në një krim me porosi, për shkak se prindërit e vajzës nuk e donin për burrin e saj. Shqiptari, i cili ishte i divorcuar dhe me 2 fëmijë, kishte krijuar…
Këtë të premte, drejtori i krimit ekonomik në Tiranë u pa të futet në banesën e Sali Berishës për të kontrolluar nëse ai po zbaton masën e sigurisë caktuar nga GjKKO një ditë para vitit të ri, ajo e ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore. Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik në Tiranë ka hyrë në banesën e ish-kryeministrit që ndodhet në rrugën “Mustafa Metohiti’ në Tiranë. Ish-kryeministri është nën hetim për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. SPAK ua ka lënë detyrë policëve që të trokasin në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo…
Janë bërë publike pamjet e aksidentit të djeshëm në zonën e quajtur kthesat e Murrashit në Librazhd. Shoferi i veturës ka humbur drejtimin e automjetit duke dalë nga korsia e tij dhe për pasojë përplaset me një kamion. Nga ky aksident mbetën të plagosur 3 persona.