Author: tirana

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Banesa e familjes ndodhet në fshatin Vardallë të Sukthit. Bashkëshorti i 41-vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që ata të mblidheshin për vit të ri dhe ta kalonin së bashku Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja I kishte thënë herë…

Read More

Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë, ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që t’i vihet në dispozicion raporti i KLSH mbi të cilin siç tha ai janë bazuar pretendimet për shkelje. “Që prej 20 nëntorit në zbatim të vendimit të gjykatës duhet të paraqitem te një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.” Pyetje: Kontrollet në shtëpinë tuaj dhe janë sekuestruar sende. A keni bërë apelim? Beqaj: Jo jo. Ai është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh. Unë…

Read More

Në rekursin e dorëzuar Gjykatës së Lartë, në të cilin SPAK kërkon kthimin në burg të Jamarbër Malltezit, dy prokurorët e çështjes shprehen se ai kreu korrupsion duke bashkëpunuar me funksionarin më të lartë të kohës. “Konkretisht me ish-kryeministrin Sali Berisha”, theksojnë dy prokurorët, sipas të cilëve ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se janë cenuar themelet e shoqërisë në strukturat më të larta. Prokurorët shtojnë se mbajnë parasysh në këtë rekurs edhe vlerën e lartë të parave që dyshohet se u pastruan, kohështrirjen e aktivitetit kriminal dhe që sipas tyre i çon në konkluzionin se Gjykata e…

Read More

Një shqiptare është betuar si kryetare e një prej bashkive në New Yersey të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu e para grua dhe kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku me një status në rrjetet sociale ka uruar zonjën Violetta Berisha për detyrën e re. “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairvieë, New Jersey, Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari…

Read More

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm që u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin mesditën e 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, vijon të mbahet në morgun e Tiranës. Familjarët e tij ende nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit dhe kryerjen më pas të ceremonisë mortore. Familja Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit deri më tani nuk ka marrë vendim për ta tërhequr trupin, për shkak se sipas disa burimeve, ka marrë sinjale se fisi me të cilin është në hasmëri…

Read More

Shumë ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme fajësojnë grurin për probleme si: luhatjet e humorit, ekzemën, migrenën, psoriazën, plogështinë dhe problemet me trurin. Sipas tyre, gruri dhe nënproduktet e industrializuara të tij përmbajnë substanca të cilat edhe pse janë natyrale, ndërpresin dhe ndërhyjnë tek tretja dhe përthithja e ushqyesve të dobishëm. Përpos të tjerave, këto ushqime ndikojnë në shëndetin e sistemit tretës duke i çelur rrugën shumë problemeve me stomakun dhe tretjen. Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni më shumë se çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani ushqime prej gruri në një muaj të vetëm. Humbisni në peshë…

Read More

Pas heqjes së imunitetit në korrikun e 2023-it, Arben Ahmetaj humbet edhe mandatin e deputetit. Mandati i tij quhet i përfunduar pasi për 6 muaj rresht ish numri dy i qeverisë mungoi pa arsye në kuvend. Sipas rezultateve të dala nga vota e parlamentareve të 2021-it, mandatin e deputetit e merr Dallëndryshe Bici. Mbetet për t’u parë nëse ajo do të lërë detyrën e drejtueses së Kadastrës pas 11 muajsh në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të dokumenteve të pronësisë. Jo zyrtarish emri më i përfolur për tu ulur në karrigen e deputetit është juristi dhe anëtari…

Read More

Pasi njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, Shqipëria më datë 8 shkurt 2024 në Paris, do të mësojë edhe rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori. Shqipëria ndodhet në Ligën B në vazon e tretë dhe në të njëjtin grup me kuqezinjtë janë, Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi. Me këto kundërshtarët ekipi Kombëtar nuk do të përballet këtë edicion. Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Ligën e Kombeve janë të ndarë në tre vazo të tjera me nga katër…

Read More

Shqipëria renditet mes 15 vendeve që gazeta franceze ‘Le Figaro’ ka renditur mes destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2024. “Këtu është lista jonë e qyteteve, rajoneve dhe vendeve në mbarë botën ku duhet të vendosim kursin këtë vit”, shkruan e përditshmja franceze e “Le Figaro” ku mes 15 destinacioneve që nuk duhen humbur këtë vit Shqipërinë e rendisin në vendin e 8-të. Sipas Figaro, Shqipëria është një nga destinacionet e fundit sekrete në Evropë, e cila pasi ka qenë prej 46 vitesh një nga vendet më të mbyllura në botë për shkak të diktaturës, prej disa…

Read More

Nëse deri në Dhjetor të 2023 një grua duhet të kishte 38 vite vjetërsi pune, për të dalë në pension 61 vjeçe e 6 muaj, duke filluar nga ky muaj ajo del në pension edhe 2 muaj më vonë. Ky vendim i rritjes së moshës për gratë ishte e parashikuar në reformën e pensioneve e cila ka hyrë në fuqi që prej vitit 2015, por që këtë vit nis rritja me 2 muaj. Referuar kësaj reforme për burrat mosha për të dalë në pension është 65 vjeç dhe ky nivel nuk parashikohet të ndryshojë edhe për disa vite. Megjithatë për ta…

Read More

Policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, uniformat blu kanë mbushur gjobat e para ndaj qytetarëve që nuk kanë kaluar pranë vijave të bardha. Ata janë ndëshkuar me 1000 lekë gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Kalimet e gabuara nga ana e këmbësorëve janë bërë shpesh burime aksidentesh. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka ndërmarrë këtë hap me qëllim sensibilizimin e të gjithë këmbësorëve që t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndëshkimet do të vijojnë ndaj të gjithë shkelësve.

Read More

Ministri i Financave zbulon më shumë sa i takon çmimeve të referencës mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave. Mete tregoi se çmimet e referencës për zonat bregdetare do të rriten vetëm për vijën e parë të tyre për shkak se është rritur shumë vlera. Kjo shkon në linjë edhe me paralajmërimin e Ramës. Ndërkohë në Tiranë do të merret parasysh mosha e ndërtesës. “Qasja do të jetë zonale. Nuk do të jetë i gjithë qarku apo qyteti me të njëjtën vlerë, por atje ku edhe sipas të dhënave të ASHK-së çmimet sidomos në vijën e parë bregdetare janë rritur…

Read More