Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Trupi i Arben Lleshit ende në morgun e Tiranës prej 20 ditësh, ja pse familja nuk e varros

15:25 / January 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trupi i pajete i Arben Lleshit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm që u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin mesditën e 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, vijon të mbahet në morgun e Tiranës.

Familjarët e tij ende nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të kryer procedurat për tërheqjen e trupit dhe kryerjen më pas të ceremonisë mortore. Familja Lleshi nga fshati Rukaj i Burrelit deri më tani nuk ka marrë vendim për ta tërhequr trupin, për shkak se sipas disa burimeve, ka marrë sinjale se fisi me të cilin është në hasmëri mund të vijojë hakmarrjen.

Arben Lleshi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe. Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj edhe ky i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.

Ekzekutimi i Arben Lleshit dyshohet të jetë kryer për motive gjakmarrje. Më herët, persona të paidentifikuar kanë vrarë dy xhaxhallarët e tij ndërsa i kanë rrëmbyer e zhdukur pa gjurmë dy kushërinjtë e parë. Pavarësisht se familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë, sërish ata i frikësohen hakmarrjes, edhe pse rezulton se të afërmit e kishin braktisur 37 vjeçarin dhe asnjë prej tyre se kishte takuar në burg vitet e fundit. Deri më tani ndonëse kanë kaluar 3 javë nga ngjarja e rëndë, në morg është paraqitur një i afërm i viktimës dhe ka bërë identifikimin e tij në morg, por më pas asnjë pjesëtar i familjes nuk ka nisur procedurat për tërheqjen e trupit. Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin, brenda 60 ditëve, atëherë Instituti i Mjekësisë ligjore kërkon autorizim nga prokuroria e Elbasanit dhe varrimi kryhet nga bashkia, sipas procedurave ligjore.

Për ekzekutimin me 3 plumba të 37-vjeçarit, akuzohet Sokol Mjacaj, por prokuroria nuk ka mundur të identifikojë ende urdhëruesit e krimit, ndonëse konfliktet mes dy familjeve janë të njohura prej 12 vitesh.

arben lleshi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.