Një nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës në Durrës, pas ngarkesës që mori nga TikTok, pasi e bullizuan. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe moderatorja shumë e dashur, Arbana Osmani, e cila edhe ka një thirrje publike ndaj Edi Ramës. ”Vrasësit e kohëve moderne kanë ”armë” tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni atë dreq TikToku tani”.
Author: tirana
Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është i tmerruar nga afera McGonigal dhe se po përpiqet të shesë Damian Gjiknurin, për liçencën që i hoqi në kundërshtim me ligjin kompanisë mikste që e kishte dhe ia dha kompanisë ruse të Deripaskës. Postimi i plotë Rama peng i Gjiknurit. Të shpëtova nga djegësat me shpëto nga McGonigal. Ja si po shet Rama Gjiknurin, Gjushin dhe Doshin në aferën Mc Gonigal. Të dashur miq, tmerri i Edi Ramës nga fjala ime vjen në fakt nga vetja e tij, procesi McGonigal në të cilin Edi Rama rezulton se në Tiranë…
Emisioni “Prive”, ka realizuar një “mini reallity” me rastin e festave të fundvitit, ku të ftuar kanë qenë shumë nga ish-banorët e dy edicioneve të ”Big Brother VIP Kosova”. Atyre u janë bërë pyetje të ndryshme, të cilat kanë ardhur nga fansat përmes një letre që Liberta i ka lexuar para tyre në darkën festive. Në një moment, këngëtares Monika Salihu i është parashtruar pyetja se “a do të donte që aventura e saj të vazhdonte dhe nëse do të ishte, a do të jepte më shumë nga vetja”. “Po dua të them që më ka ardhur inat që më…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot Policinë e Sarandës për parandalimin e një ngjarjeje kriminale duke arrestuar 4 persona. “Policia e Shtetit duhet të bëjë gjithçka për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve”, u shpreh Balla në një reagim. “Përgëzoj Policinë e Shtetit Sarandë, për rritjen e forcave parandaluese dhe goditëse, që rezultuan me parandalimin e një tentative për t’i hequr lirinë një shtetasi, nga 4 shtetas të armatosur”, theksoi ministri Balla. Po ashtu ministri Balla thekson edhe se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në durrës, ku një 41-vjeҫare, nënë e tre fëmijëve pas bullizimit ne Tik-Tok, gruaja i ka dhënë fund jetës, duke pirë fotoksinë. Burime nga policia e Durrësit, thanë se 41-vjeҫarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici, se persona të paidentifikuar i kishin hapur adresë fallco me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar. Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej. Ende nuk dihet nëse shkak për të ndërmarrë aktin ekstrem,ka të bëjë me ҫështjen e Tik Tokut, apo ka pasur probleme të…
Nga DW Për herë të parë në 30 vitet e tranzicionit politik postkomunist të Shqipërisë, një lider dikur i plotfuqishëm akuzohet për “korrupsion pasiv” mbi vendimet e marra gjatë kohës së tij në detyrë. Sali Berisha, një ish-president dhe ish-kryeministër, lider aktual i Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor. Prokurorët kanë akuzuar Berishën për abuzim me pushtetin e detyrës së tij gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009. Çështja ka në qendër privatizimin e një qendre sportive në Tiranë, nga e cila…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë nëse ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Ai shton se veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet të lexohet si manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake. “Në rast se Policia e Kosovës ndërkohë pranon raportime nga terreni për ndryshim të qasjes a sjelljes nga autoritetet e Serbisë për lejimin e lëvizjes së lirë të automjeteve me targa të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë, apo…
Këtë të premte, KAS ka pranuar ankimin e Lefter Maliqit, do të shqyrtojë sërish mandatin të Kreshnik Hajdarit në bashkinë e Kuçovës. ”KQZ të shqyrtojë sërish dhënien e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Shfuqizohet vendimi i Celibashit për verifikimin e thelluar të Kreshnik Hajdarit”,-vendosi KAS.
Një nënë e 4 fëmijëve në Durrës i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në një fshat të Sukthit. Një 41-vjeçare nga fshati Vadardhë i Sukthit ka humbur jetën në spital, pasi është dërguar me urgjencë nga familjarët. E sulmuar në mënyrën më të shëmtuar, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë, apo të gjejë shpëtim diku, ajo ka konsumuar një sasi fotoksine, për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej publikisht në një komunitet të…
Këtë të premte, ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete ndodhet në konferencë për median për të bërë një bilanc për vitin 2023 dhe pritshmëritë e vitit 2024. Reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm edhe gjatë 2024. “Në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë. Në mesin e vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 euro në sektorin publik”,-tha Mete. Nga data 1 janar, ka nisur zbatimin…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana. SPAK-unisi hetimet ndaj Gjanës në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë. Njoftimi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 05.01.2024, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 62 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim G.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit…
Policia e Sarandës thotë se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Sipas policisë 4 persona janë vënë në pranga pasi do të merrnin peng një 49-vjeç. Në pranga kanë rënë Juljan e Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe Angelos Tsimperis. Në makinën e 4 të rinjve u gjet një pistoletë. ”Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe lidhëse plastike që do të përdoreshin për këtë ngjarje. Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së…