Author: tirana

Tre të rinj janë vënë në kërkim nga Policia e Vlorës pasi ata kanë kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri një 33-vjeçar. Sipas bluve, në banesën e një prej autorëve është gjetur dhe një sasi municioni luftarak. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi E. H., 33 vjeç, banues në Cërrik, se këta shtetas e kanë kanosur me…

Read More

Policia e Durrësit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, kreu vetëvrasje pas bullizimit që iu bë në rrjetin social ‘TikTok’, Policia thotë se për rastin ka kryer të gjitha veprimet me grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndërsa thekson se në vitin 2022 Loka ka bërë kallëzim për adresën false të hapur ne emrin e saj. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, thotë policia, teksa puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që fshihen pas kësaj adrese false, ka nisur. Sqarim…

Read More

Dy persona kanë humbur jetën në qytetin e Vlorës. Policia thotë se një 58-vjeçar, banues në lagjen “Hajro Çakërri” është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Rasti tjetër i rëndë është regjistruar në lagjen “28 nëntori”. Një i moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e e rasteve.

Read More

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike. Thënë kjo pasi për ditën e Shtunë vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme edhe pse pritet depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në…

Read More

Këtë të premte është vënë re një rritje e ndjeshme e fluksit të emigrantëve që dalin nga pikat kufitare pas kalimit të festave në atdhe. Në Kapshticë është vënë re krijimi i radhëve të gjata të automjeteve në tokën neutrale të cilat presin të kryejnë procedurat. Shkak është bërë reduktimi i sporteleve nga pala greke. Autoritetet e kufirit thonë se i kanë kërkuar policisë helene të shtojë personelin për të lehtësuar kalimin drejt vendit fqinj. Ndërsa në Kakavijë shihet një situatë normale. Në 24 orët e fundit kanë kaluar në vendin fqinj rreth 5600 persona dhe 1800 mjete.

Read More

Opinioni publik u trondit shumë nga ngjarja e rëndë e ndodhur tre ditë më parë në Durrës, ku Bedrie Loka, nëna e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës me fotoksinë për shkak të bullizimit në rrjetet sociale. Pas ngjarjes së rëndë të përsëritur, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku paralajmërohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30. E sulmuar në Tik Tok, pasi i hapën profil denigrues, nëna e katër fëmijëve është vënë para një presioni tepër të madh shoqëror dhe më pas dhe në familje. Pa mundur të kërkojë ndihmë,…

Read More

Një ngjarje e rëndë tronditi Durrësi ditën e sotme. Një 41-vjeçare i dha fund jetës pas denigrimit në rrjetet sociale. Pas ngjarjes së rëndë, blutë e Durrësit po hetojnë faktin nëse vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve ka të bëjë apo jo me hapjen e një profili denigrues për të në rrjetin social Tik Tok ku përdoreshin fjalë dhe imazhe fyese. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur një e moshuar, e cila thotë se viktima Bedrie Loka ishte një grua e thjeshtë. “Nuk e di, ka lënë fëmijët…7 vjet e kishte burrin në burg. Erdhi burri. Nuk ka bërë…

Read More

Me 400 mijë lekë të vjetra gjobë është ndëshkuar një i ri nga Elbasani, i cili ka bërë manovra të rrezikshme me makinën, në zona të banuara. Sipas policisë 21-vjeçari ka bërë ‘drift’ me makinë dhe më pas e ka postuar në ‘Tik Tok’. “Në lidhje me një video të publikuar në portalin “Tik-Tok”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer manovër të rrezikshme (drift), në bulevardin “Aqif Pasha”, sqarojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. C., 21 vjeç, banues në Elbasan, është shoqëruar…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore  Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Sipas njoftimit punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 08.01.2024-12.01.2024. “Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të…

Read More

Qindra njerëz kanë mbajtur homazhe në nderim të familjes së shuar para disa ditësh pranë New York-ut pasi një oficer policie qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij shqiptare dhe dy djemtë e mitur. Departamenti i Policisë në Clarkstown identifikoi viktimat si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç. Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të New York City, pasi 49-vjeçari nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes.

Read More

Urgjencat dhe spitalet italiane duket se janë vënë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me të diagnostikuar me këtë lloj virusi. Megjithatë, diagnozat e gripit me komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, dhe jo vetëm tek pacientët e moshuar. Javën e fundit rastet me Covid-19 janë ulur me 16%, por sipas shumë profesorëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve. Që do të thotë…

Read More

Mesnatën e 5 janarit përfundon afati 1 mujor për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit lidhur me përdorimin ose jo të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat”. Këto rrjete komunikimi u shfrytëzuan nga grupet kriminale për të komunikuar për planifikim vrasjesh, trafik droge dhe jo vetëm, ndërsa në Shqipëri dhe vende të tjera disa zyrtarë e punonjës policie janë arrestuar nga zbardhja e mesazheve me grupet kriminale. Burime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që është ngarkuar të verifikojë të gjithë formularët, thanë se ende nuk janë administruar të plota…

Read More