Një incident ajror u shënua të premten e 5 janarit në Amerikë. Një avion me pasagjerë i linjës Alaska Airlines u detyrua të bëjë ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregonit pasi një pjesë e tij u shkëput në ajër. 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni një pjesë e jashtme e avionit, duke përfshirë dhe një dritare u shkëput. Ai po fluturonte në më shumë se 4,876 m kur filloi zbritjen emergjente, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit. Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se ndonëse ekuipazhi e raportoi si një problem me presionin e ajrit, avioni…
Author: tirana
Disa automjete janë përplasur në Rrugën e Kombit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë mjegulla e dendur. Sipas informacioneve paraprake, raportohet të jetë plagosur një 20-vjeçar. Aksidenti ka shkaktuar trafik në Rrugën e Kombit, ku është bllokuar njëri krah i rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit. Detaje të tjera priten në vazhdim.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Sukth, ku si pasojë e denigrimit në TikTok, Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, vrau veten. 41-vjeçarja nga Sukthi piu një sasie fotoksine më 2 janar, në një ditë feste, pasi ishte ditëlindja e vajzës së madhe të saj. Manja në një postim në Facebook, u shpreh se ndihet i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale dhe se duhet të reagojmë kundër bullizimit online. Ministri tha se kjo fromë krimi duhet ndëshkuar ashpër dhe se duhet të ketë…
Nisur nga ngjarja e rëndë e pak ditëve më parë, ku një 41-vjeçare, nënë e katër fëmijëve vrau veten pas postimeve denigruese në TikTok, ky nuk është rasti i vetëm kur TikToku bëhet shkak i sulmeve virtuale, ku si pasojë janë shënuar krime të rënda, nga kërcënimet, sherret fizike deri te vrasjet. Vetëm vitin e fundit, në Shqipëri, rreth 18 të rinj janë arrestuar si autorë plagosjesh të rënda, kanosje me armë, djegie automjeti, shpërthim tritoli dhe gjobvënie, ngjarje krimi të nisura si debate virtuale në TikTok e që më pas i kanë realizuar në jetën reale. Pa llogaritur bullizmin,…
Mbi turizmi mund të ketë qenë fjala e vitit 2023 në industrinë e udhëtimeve. Lajmet për ndikimet negative të shumë turistëve ishin kudo. Destinacionet më të njohura në botë, si Venecia, Barcelona dhe Zelanda e Re, po përpiqen të mbajnë nën kontroll numrin e vizitorëve. Cili është problemi me mbiturizmin? Banorët lokalë vuajnë pasi prona bëhet e papërballueshme për shkak të pronarëve që blejnë leje pushimi. Autoritetet luftojnë për të menaxhuar mbeturinat e lëna pas nga turistët dhe ndotja kontribuon në krizën klimatike. Një taktikë që destinacionet po përdorin, janë taksat turistike: tarifat që vizitorët duhet të paguajnë, në krye…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë. Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta. Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.
Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Lyon, Francë, është ekstraduar nga Franca, shtetasi shqiptar Fraklin Xhelaj, 52 vjeç, banues në Fier. Për këtë shtetas, GJKKO, me vendimin e datës 19.07.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ky shtetas, në…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Sukth, ku një nënë e katër fëmijëve vrau veten pas disa postimeve denigruese në rrjetin social TikTok. Ajo humbi jetën në 2 janar, ku sipas policisë, 41-vjeçarja piu fotoksinë. Një pistë e re hetimi është deklarata e vëllezërve të 41-vjeçares, të cilët kanë hedhur dyshime mbi bashkëshortin e saj. Sipas gazetares Dorjana Bezat, ata pretendojnë se ai ishte i dhunshëm dhe shumë i ashpër me të dhe mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes. Bashkëshorti i 41 vjeçares ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer në shtëpi në datë 27 dhjetor. Familja kishte…
Ndarja e Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka qenë padyshim kryefjala e shtypit rozë në muajt e fundit. Pas një historie dashurie të denjë për përralla, çifti i dha fund pas 15 vitesh, duke lënë pas shumë aludime, rreth arsyeve që i çuan në këtë divorc. Por teksa për mediat kjo histori doli në pah, muajt e fundit, dyshja duket se i kishte dhënë fund rreth 1 vit më parë. Tashmë, Princ Leka ka rinisur një tjetër histori dashurie, duke lënë pas raportin me Elian. Një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje…
Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Thesprotinë të premten në mbrëmje, 23:52, sipas orës lokale greke. Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik. Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiates dhe Janinë, por edhe në Sarandë, sipas mediave greke.
Policia italiane ka arrestuar një 64-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Faslii Qibinin, i cili ndodhej në arrati që prej vitit 2011. Shqiptari duhet të vuante dënimin përfundimtar prej 22 vitesh burg për trafik ndërkombëtar droge. Qibini konsiderohet një ndërmjetës i fuqishëm i trafikut të drogës: sipas hetuesve, ai menaxhoi dhe ndërmjetësoi trafikun e heroinës midis vendit të tij të origjinës, Greqisë, Turqisë dhe Italisë Jugore, ku ai bënte biznes me Camorra, nga klani Di Lauro deri te “Nardielli”, grup kriminal nga pala Oplontine. Qibini ishte në kërkim në…
Gjykata e Lartë tha të premten, 5 janar, se do të përcaktojë nëse emri i presidentit Donald Trump mund të përjashtohet ose jo nga fletët e votimit për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, gjë që e bën gjykatën faktor në fushatën presidenciale të vitit 2024. Anëtarët e gjykatës e pranuan se është e nevojshme që të merret një vendim i shpejtë, pasi zgjedhësit do të fillojnë së shpejti të hedhin votat presidenciale në zgjedhjet paraprake në të gjithë vendin. Gjykata ra dakord të shqyrtonte një apel nga ana e zotit Trump ndaj…