Author: tirana

Vëllai i të ndjerës, Bedrie Lokes, ka akuzuar drejtpërdrejtë bashkëshortin e saj, Xhemal Loken për vdekjen e së motrës. Në një prononcim për mediat, vëllai i 41-vjeçares ka deklaruar se e motra e martuar prej 23 vitesh nuk ka parë asnjë ditë të bardhë me bashkëshortin e saj. Mes dhimbjes së fortë dhe lotëve që mezi i mban, ai i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të zbardhë çështjen, teksa ka hedhur poshtë dyshimet se 41-vjeçarja i ka dhënë fund jetës si pasojë e bullizimit në TikTok. “Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos…

Read More

Edona James mbrëmjen e së premtes i ka prekur të gjithë me rrëfimin për sfidat që ka kaluar gjatë jetës së saj. Ajo ka treguar për vështirësitë e jetesës në Kosovë,marrëdhënien e prindërve të saj, mallkimet dhe ofendimet që është përballur. Edona flet për procesin e kthimit nga djalë në vajzë për sfidat, operancionet dhe dhimbjet që ka përjetuar që e kanë bërë më të fortë. “Para luftës ka ardhur tezja dhe kemi shkuar ne Gjermani me mamin dhe vëllain. Per vëllain kam qenë si nënë sepse më duhej të gatuaja dhe të bëja rolin e nënës me të. Ne…

Read More

Festat kaluan, por lanë pas çudira. Na pushtoi tahmaja e të ngrënit ajo lubi që plot rrengje i punon njeriut të gjorë. I pari e pëson gjumi, nga i cili dalin uturima si zhgalitje muri. Ëndrrat përziejnë të shkuarën me të ardhmen. Dy të tilla me shenjuan ndërrimin e viteve me ndonjë gromësimë në mes si ndarje epokash. Njëra me personazh Kryezëvendës Liderin Muli dhe tjetra me Babon. E para kishte temë partinë, bashkimin e dyta, qeverinë, performancën dhe inteligjencën artificiale. U poqëm me Mulin ndanë një strehë që të mos lageshim nga shiu. Ai erdhi i menduar siç i…

Read More

Shqipëria përjetoi një rritje të dukshme të punës në distancë gjatë pandemisë së COVID-19 dhe perspektivat dukeshin të favorshme për të vijuar që të funksionojë në të ardhmen. Kjo mënyrë e punës ofroi elasticitet dhe mundësi të reja për punonjësit, kompanitë dhe ekonominë në përgjithësi. Megjithatë, ajo gjithashtu ka sjellë sfida dhe rreziqe që duhen zgjidhur, për të arritur përfitimet maksimale. Për të arritur suksesin në punën në distancë në Shqipëri është e rëndësishme që kompanitë dhe punonjësit të zhvillojnë strategji të përshtatshme, të sigurojnë resurset dhe përkrahjen e nevojshme, si dhe të zgjidhin sfidat teknike dhe sociale që dalin…

Read More

Makina luksoze e ish-missit Trejsi Sejdini, e cila është konfiskuar, do të përdoret nga policia rrugore. Mjeti tip “Mercedes-Benz” i modeles iu nënshtruar procedurave të shitjes, por askush nuk do i gatshëm ta blejë. Ndaj makina që kap vlerën e 100 mijë euro në treg do t’i shtohet Policisë së Shtetit. Mjeti luksoz është sekuestruar në shtator të vitit 2019 dhe sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të Trejsi Sejdinit.

Read More

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin është shtruar në spital për shkak të komplikimeve nga operacioni, njoftoi Pentagoni të premten. Lloyd Austin u shtrua në Spitalin Ushtarak Walter Reed pranë Uashingtonit në mbrëmjen e 1 janarit për shkak të komplikimeve pas një operacioni, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Pat Ryder, duke mos specifikuar as natyrën e komplikimeve dhe as kohëzgjatjen e shtrimit të tij në spital.

Read More

Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata Krujë me 30 vjet burg për vrasje është arrestuar ne Bari të Italisë. Agron Tufa akuzohet për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018. Kujtojmë se kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit. Arrestimi i Tufës erdhi si rezultat i bashkëpunimit të dy policive asaj të Shtetit dhe policisë në Bari. “Dje më datën 05.01.2024, rreth orës 21.00, si rezultat i informacioneve të marra nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Polocisë Kriminale në lidhje me vendodhjen e saktë me…

Read More

Katër persona të maskuar kanë plagosur një të ri në Buçimas të Pogradecit. Autorët kanë qenë me një mjet tip “Pasat” pa targa. Sipas informacioneve paraprake, ata e kanë goditur me leva të riun dhe janë larguar. I riu ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Legjenda e futbollit brazilian, Mario Zagallo, i cili fitoi katër Kupa Botërore si lojtar dhe trajner, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Anësori Zagallo ishte pjesë e ekipit brazilian që fitoi radhazi Kupat e Botës në 1958 dhe 1962. Ai menaxhoi skuadrën që konsiderohet gjerësisht si skuadra më e madhe ndërkombëtare e të gjitha kohërave, duke përfshirë Pele, Jairzinho dhe Carlos Alberto. Triumfi i fundit i Zagallo në Kupën e Botës erdhi si ndihmës trajner i Carlos Alberto Parreira në 1994. Ai u kthye si trajner i Brazilit pas atij turneu dhe i çoi ata në finale në 1998, por…

Read More

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë pasi dyshohet se kishte rënë në depresion për shkak të bullizimit në TikTok, ka tronditur mbarë opinionin publik në vendin tonë. Një mesazh lidhur me ngjarjen ka dhënë edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili e ka cilësuar më shumë një vrasje se sa një vetëvrasje. Përmes një videoje të publikuar në “Instagram”, Fevziu ka bërë thirrje që të ndalet bullizimi, sharjet, fyerjet apo komentet denigruese në rrjetet sociale. MESAZHI I PLOTË I BLENDI FEVZIUT: Një 41-vjeçare i ka dhënë fund jetës në…

Read More

Vihet në pranga bashkëshorti i 41-vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij. 45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së…

Read More