Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta deri pas mesdite, kur pritet shtim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit. Si fillim vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu në zonat jugore të Shqipërisë dhe në orët e vona të pasdites i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë do të mbeten prezent edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C. Era…
Author: tirana
DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë shtunën po përpiqeni të rregulloni çështje dhe situata të ndryshme që kanë kohë që kanë mbetur pezull. Ky është qëndrimi i duhur për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi dhe nëse ndiheni pak të lodhur, mos u shqetësoni, është normale. DemiTë lindur më: 20 Prill – 20 MajTë shtunën ajo që po përjetoni është një periudhë në të cilën mund të jepni ultimatume, nëse një person ka premtuar se do të përfundojë diçka dhe nuk e ka bërë ende, kështu që ju ndjeni nevojën për bëje të kuptojë se nuk duhet të…
Nga Oerd Bylykbashi “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.” Me këto fjalë hapet Ungjilli i Gjonit. E para ishte fjala e lirë. Më pas erdhi 8 dhjetori 1990, liria për të krijuar parti e fjalën ta kthesh në bindje dhe veprim. Ka vetëm një fjalë që e mishëron atë datë: Studentët. Më pas erdhi 11 dhjetori 1990, liria për të zgjedhur mes dy mendimesh të ndryshme. Ka vetëm një fjalë që e simbolizon atë datë: Partia Demokratike. Më pas erdhi 5 janari 1991, liria për ta shprehur e shkruar fjalen e lirë dhe…
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar sot nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa po udhëtonte më vëllain e tij drejt Italisë. Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook avokati Xhevdet Smakiqi, i cili i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes metodave diplomatike të kërkojë lirimin e Dakajt.
Në 33 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se gjatë lidershipit të tij në PD, gazeta ishte kthyer në një ‘orendi të zyrës’. Ai tha se pas krijimit, gazeta Rilindja Demokratike u kthye në një gazetë klanore dhe personale. “Drejtuesi aktual i Rilindjes Demokratike meriton njohjen e thellësisë intelektuale që i shkojnë për shtat imazhit të demokratëve. Ne demokratët kemi probleme edhe me perceptimin e imazhit. Pjesë e kësaj ka qenë edhe gazeta Rilindja Demokratike e cila lindi si gazetë mbarëkombëtare por u kthye në një gazetë partiake,…
Hetimet lidhur me rastin e vetëvrasjes së 41-vjeçares në Durrës janë në vijim. Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC”, se e dyshuar për hapjen e llogarisë në “Tik Tok” që denigronte figurën e 41-vjeçares është kushërira e viktimës e cila jetonte në Itali. “Gjithçka ka nisur në dhjetorin e vitit 2022. Gruaja bashkë me bashkëshortin ka bërë denoncim në polici. Familjarët dyshojnë se adresa false ishte hapur nga kushërira e viktimës. Është arritur të bien në gjurmës e kushërirës, por për shkak se ajo jetonte jashtë ishte e pamundur që kjo llogari në “Tik Tok” ta hiqnin. Këtu ngecën edhe…
Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur për humbjen e babait të saj, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Duke iu përgjigjur një ‘ask-u’ në Instagram ku e pyesnin se si po e kalon humbjen e babait, moderatorja tha se ishte dhimbja më e hidhur që kishte provuar, ndërsa foli dhe për raportet që kishte me të. Ajo tregon se i kishte kërkuar që kur të ndahej nga jeta ta përcillnin me muzikë dhe kurrë mos të vishnin të zeza. “Është një mungesë që nuk mund të zëvendësohet”, tha ndër të tjera Vejsiu. Mesazhi i plotë i Alketa…
Një biznesmene e njohur greke, Dimitra Katsafadou, ka rënë pre e një grabitje të madhe. Vjedhja sipas mediave greke, ka ndodhur më 17 shkurt 2023 nga asistentja e Dimitra Katsafados, një 32-vjeçare me origjinë nga Shqipëria. Sipas asaj që ka raportuar, 32-vjeçarja i ka rrëmbyer biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore. Më pas rezulton se autorja pasi ka rrëmbyer shumën e parave është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe. 32-vjeçarja ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht. Katalizator për këtë rast ishte dëshmia e…
Të shtunën (6 janar) në selinë e Partisë Demokratike të Rithemelimit do të mblidhet kryesia, në orën 13:00. Kjo pritet të jetë mbledhja e parë pa prezencën fizike të Sali Berishës dhe kjo pasi ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie. Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore. Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së Berishës për të ndjekur…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 41-vjeçare varu veten pasi iu publikuan video denigruese në rrjetin social Tik Tok. Balla tha se është situatë emergjente e cila kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe Tik Toku po kthehet në shpërndarës të pakontrollues të dhunës, duke dëmtuar shoqërinë. “Janë referuar në Prokurori 2168 raste për dhunë dhe krime të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare. Pra të dashur miq, jemi në kushtet, do ta quaja unë, të një situate emergjente, e cila kërkon një adresim të menjëhershëm, dhe kjo nuk arrihet vetëm me forcën e…
33-vjetori i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” është festuar edhe nga lideri i opozitës Sali Berisha edhe nga Lulzim Basha i cili mban logon e PD. Demokratët që mbështesin ish-kryeministrin festuan ditën e krijimit të RD tek rruga poshtë shtëpisë së Berishës. Ndërsa demokratë që mbështesin Lulzim Bashës u mblodhën në hotel “Tirana”. Ashtu si prej dy vitesh ka dy PD, dy kryetarë, dy sekretarë të përgjithshëm; sot ka dy gazeta Rilindja Demokratike, Berisha ka RDNEWS dhe Basha ka RD.
Edhe mbrëmjen e 5 Janarit, mbështetës të Berishës janë mbledhur sërish poshtë pallatit ku ai banon në rrugën “Mustafa Metohiti”. Në grumbullimet e mëparshme, ish-kryeministri ka dalë në dritare duke i përshëndetur, madje herën e fundit edhe duke mbajtur një fjalim. Pjesë e grumbullimeve të mëparshme ka qenë edhe e bija e Berishës, Argita Malltezi. Pas kontrollit të bërë nga oficerë të policisë gjyqësore nëse është në banesë, Berisha injoron vendimin tjetër që është dhënë ndaj tij për herë të katërt duke u bërë gati për të mbajtur fjalimin e radhës nga dritarja e shtëpisë. Në banesë e ish-kryeministrit kanë…