Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mbajtura në mesnatë për të shënuar Krishtlindjen ortodokse, një festë që ka mbetur nën hije për shumë persona për shkak të konfliktit në Ukrainë. Në Rusi, vendit me numrin më të madh të të krishterëve ortodoksë, besimtarët morën pjesë në meshat e mbajtura më 7 janar në kishat në Moskë dhe në mbarë vendin. Në Ukrainë, ku shumica e të krishterëve identifikohen si ortodoksë, kjo ishte hera e parë që Krishtlindja, zyrtarisht në bazë të një vendimi të Qeverisë, nuk u festua më 7 janar, por më 25 dhjetor, në përputhje…
Author: tirana
Policia e Shqiptare ka reaguar sërish në lidhje me gjendjen e tre shqiptarëve që u dhunuan në Malin e Zi. Sipas autoriteteve shqiptare, ato kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë shoqëruar me punonjës policie deri në kufi. Policia bën me dije se tre shtetasit shqiptarë kanë mbërritur në PKK Muriqan, rreth ores 05:30 dhe janë pritur nga drejtuesit e pikës së kalimit kufitar Muriqan dhe të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilët i kanë shoqëruar deri në Spitalin Rajonal Shkodër ku shtetasit shqiptarë kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore, nga të cilat kanë rezultuar pa probleme. Njoftimi…
41-vjeçarja Bedrie Loka vrau veten dhe shoqëria shqiptare është e tronditur thellë. TikTok-u është pista kryesore, por Xhemal Loka i arrestuar pasi dyshohet se shtyu gruan e tij Bedrie Lokën, drejt vetëvrasjes është marrë në pyetje sërish nga policia. Ai kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë. 45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje ka mohuar akuzën. ”Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok”,-ka deklaruar ai. Lidhur me dëshmitë e fëmijëve të cilët kanë deklaruar se babai i tyre i bënte shantazh të…
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave të njëra-tjetrës dhe të heqin plotësisht regjimin e letrave ngjitëse. “Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen e lirë”, tha përmes një deklarate shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell. Sipas Borrellit, vendimi i qeverive në Kosovë dhe Serbi për çështjen e targave “dëshmon se arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i…
Rreth jetës private të Dafina Zeqirit dhe partnerit të saj, Kreshniku së fundmi kanë qarkulluar spekulime për një ndarje të mundshme. Kreshniku mungonte nga lista e ndjekësve të Dafinës në Instagram, një detaj që shpesh interpretuhet si një shenjë e ndarjes në botën e rrjeteve sociale. Çifti ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe të drejtpërdrejtë për të shuar këto zëra. Dafina Zeqiri i është përgjigjur spekulimeve me humor dhe dashuri, duke ndarë një fotografi në të cilën shihen të dy të lumtur bashkë, me një mbishkrim që hedh poshtë çdo dyshim: “Tu e përpilu listën e dasmës”.
Tre shqiptarë u dhunuan barbarisht në Mal të Zi nga një grup prej 6-7 personash, duke pësuar lëndime të shumta në trup. Ata janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në Herceg Novi rreth orës 14 të së shtunës (6 janar) Shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga grupi i personave që goditën fillimisht automjetin dhe më pas sulmuan fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit. Mediat në Malin e Zi bëjnë të…
Filmi “Një udhëtim i shkurtër” i regjisorit Erenik Beqiri, triumfoi në edicionin e 80-të të Bienales së Venecias, duke fituar “Luanin e Artë”. Një tjetër konfirmim për talentin e të riut shqiptar, pas pjesëmarrjes në kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare dhe vlerësimeve për talentin e tij. Në episodin e rradhës në ”Vendi im” nga Edlira Prendi, Beqiri për ”Tirana News” ka treguar më shumë për punën. Teksa 2023 e ka cilësuar një vit të suksesshëm, ai ka treguar se ku e gjen edhe frymëzimin për punën, dhe tregon se nuk është shkëputur nga realiteti shqiptar. ”Procesi i mendimit për projektet…
Një 19-vjeçar E.SH, dhe dy të mitur 17-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshihet si autor të disa vjedhjeve me dhunë në kryeqytet në zona të ndryshme. Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës. Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, policia gjeti doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të…
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor. Michel planifikon të lërë postin e tij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje. Liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill. Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.
Bora ka zbardhur një pjesë të vendit. Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet mesatar në zonën e Dardhës, ku trashësia e saj i ka kaluar 5cm. Në terren prej orëve të para të mëngjesit po punohet për pastrimin e aksit rrugor. Këshillohet që qarkullimi të bëhet me goma dimërore dhe shpejtësi të reduktuar. Në terren, krahas mjeteve borëpastruese janë edhe patrullat e policisë rrugore që bëjnë këshillimin e drejtuesve të mjeteve.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme që të përdorin ndikimin e tyre mbi aktorët rajonalë që konflikti i Gazës të frenohet dhe të parandalohet, ndërsa ai vijon udhëtimin e tij njëjavor me qëllim qetësimin e tensioneve. Deklarata e Blinken ndodhi të shtunën, pasi grupi i Hezbollahut i Libanit i mbështetur nga Irani tha se kishte lëshuar raketa në drejtim të Izraelit , i cili tha se kishte goditur një “celulë terroriste” në shenjë hakmarrjeje. Hezbollahu i quajti sulmet një “përgjigje paraprake” ndaj vrasjes së liderit të lartë të Hamasit në Bejrut javën…
Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video magjike nga Tamara e bukur, ku gjithashtu edhe ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë.