Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, punon çdo ditë për të mirëmbajtur çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Veliaj, ka një thirrje për te gjithë ata që zgjedhin rrugën e shkurtër dhe i lënë mbeturinat ku të munden nëpër Tiranë, duke kërkuar që raste të tilla të raportohen tek aplikacioni “Tirana ime”. “Shumë mirë që ndërruat mobiliet dhe e bëtë shtëpinë tuaj bukur bukur, por kjo nuk do të thotë që mobiliet e vjetra duhet t’i lëmë në mes të rrugës. Tirana është shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet ta mbajmë mirë. Kolegët tanë heqin çdo ditë mbeturina nga rrugët…
Author: tirana
Gati një muaj pasi u vu në pranga në Stamboll, Turqi, Dritan Rexhepi, i lakuari i “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë. Në këtë gjykatë Rexhepi kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Sipas Rexhepajt në Gjykatën e Lartë i ishte cënuar e drejta e procesit të rregullt ligjor. Referuar vendimit të zbardhur të Kushtetueses, të siguruar nga A2, shkeljet e pretenduara…
Në qytetin e Shkodrës vijon puna për rikonstruksionin e fasadave të pallateve. Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga puna për veshjen me sistemin kapot të 59 pallateve në qytetin verior. Rama tha se “hyrja e Shkodrës po merr një pamje tjetër ku po vishen me sistemin kapot 59 pallate, me ndikim në uljen e kostos së energjisë dhe rritjen e vlerës së pronës”. Ky projekt ka si qëllim rigjenerimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot (termoizolim), për rritjen e eficiencës energjetike dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve për një periudhë më afatgjatë.
Çdo ditë po shtohet numri i fëmijëve që kanë probleme në të folur. Mjekët logopedistë vërejnë me shqetësim se përveç shkaqeve gjenetike vitet e fundit rastet janë shtuar në mënyrë alarmante për shkak të përdorimit me orë të zgjatura nga fëmijët i pajisjeve elektronike. “Mjek Logoped (Realisht unë do ta filloja nga faktori gjenetik, ku shumica e fëmijëve me çrregullime të gjuhës dhe të komunikimit ka një histori familjare. Por një nga faktorët që shikohet kohët e fundit që ka një ndikim shumë të madh është përdorimi i paisjeve elektonike. Të cilat kanë sjellë një frenim në të folur, një…
Një modele e njohur ruso-kazake është hedhur nga apartamenti i saj dy vite pasi u detyrua të shkonte në ishullin e pedofilëve të financiarit hebre Jeffrey Epstein kur ishte në moshën 18-vjeçare. Detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas publikimit të grupit të tretë të dokumenteve që lidhen me padinë ndaj Jeffrey Epstein Pedofili ndërroi jetë në burg para se të përballej me gjyqin për akuzat federale për abuzime seksuale dhe trafik qenies njerëzore. Dokumentet e pavulosura janë pjesë e një padie civile për shpifje të vitit 2015 të bërë nga Virginia Roberts Giuffre, një grua amerikane që pretendoi se…
Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes-OSSH, prej 10 orësh ndodhen në gjendje gatishmërie për shkak të kushteve të motit, i cili ndikoi në disa akse të sistemit shpërndarës kryesisht në ultësirën perëndimore, si Kavajë, Fier Vlorë (probleme kishte edhe në Krujë, Tiranë fshatra). Situata paraqitet 90% e përmirësuar falë punimeve të realizuara gjatë natës dhe mëngjesit. Të gjitha linjat 35 kV, N/Stacionet si dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët ndodhen në punë.
Presidenti Joe Biden nuk ishte në dijeni për disa ditë që Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin ishte shtruar në spital, tha një burim i njohur me çështjen për CNN. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan informoi Biden të enjten vonë pasdite, menjëherë pasi vetë Sullivan mësoi se Austin ishte shtruar në spital, tha burimi. Austin u shtrua ditën e Vitit të Ri për shkak të komplikimeve pas një operacioni. Pentagoni njoftoi shtrimin në spital të premten. Austin lëshoi deklaratën e tij të parë të shtunën, pesë ditë pasi u shtrua në spital, duke thënë se ai mund të kishte bërë…
Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Lokës, që u vetëvra mëngjesin e 2 janarit, para oficerëve të policisë gjyqësore, i ka qëndruar variantit të vetëvrasjes për shkak të bullizimit të saj në rrjetet sociale, por pa pranuar në asnjë moment se e ka dhunuar. Por policia ka tashmë në dorë aparatin celular të Xhemal Lokës, të cilin pas varrimit tentoi ta fsheh përmes vajzës së tij që të mos binte në duart e policisë. Në brendësi të tij hetuesit kanë gjetur materiale me rëndësi për hetimin, video në të cilat i drejtohet me fjalë fyese dhe kërcënuese 41-vjeçares. Video është regjistruar në…
Sekretarja për pushtetin vendor në PD-në zyrtare, Alfrida Marku Dedëgjonaj doli në një deklaratë për mediat dhe foli për reformën Administrative Territoriale. Ajo u shpreh se edhe pse kanë kaluar 9 vite nga Reforma Administrative Territoriale, të cilën e quajti i të njëanshme dhe aspak objektive, qytetarët vijojnë të përballen me sfida e vështirësi. Marku tha edhe se bashkitë kanë dështuar tu mundësojnë taksapaguesve shërbimet bazë vendore, përmirësimin e tyre, mbulimin e gjithë territorit dhe investimet e duhura. Deklarata e plotë: Qytetarët e 61 bashkive, edhe këtë vit, do të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore për shërbime të…
Franklin Xhelaj i cili u ekstradua një ditë më parë nga Franca pasi akuzohej për trafik droge e grup kriminal është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Franklin Xhelaj i njohur si ‘Bebi’, trafikonte drogë në Greqi, Shqipëri e Maqedoni të Veriut. ‘Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më 07.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 4 akti, datë 05.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Qeveria Kurti është më e dobëta dhe paafta në Kosovë. Sipas tij, nën qeverisjen e Albin Kurtit ka degraduar arsimi, shëndetësia dhe ka ngecur zhvillimi ekonomik. Lideri opozitar në një intervistë për KosovaPress ka kritikuar Kurtin që nuk ka hartuar një draft-statut të Asociacionit, derisa i ka kërkuar të merr një vendim për draftin e propozuar nga euro-amerikanët, të cilin e quan jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën. Duke pasur parasysh këto rrethana, Krasniqi është i bindur se gjatë vitit 2024 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ndërkaq paralajmërimet për luftë…
Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Tempulli”, dhe në Paketën për Sigurisë në shkolla, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe ato të Forcës Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Pjeza”. Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme. Sekuestrohen 1 kilogramë e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që shërbenin për ndarjen në doza të lëndës…