Author: tirana

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak e ka cilësuar të suksesshme marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama për kthimin në Shqipëri të emigrantëve shqiptarë të cilët kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.  BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur edhe për rezultatet e marrëveshjes së firmosur me kryeministrin shqiptar Edi Rama në dhjetor të vitit 2022 sa i takon kthimit në Shqipëri të shqiptarëve që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se marrëveshja deri më tani kishte funksionuar, duke sjellë ulje të numrit të emigrantëve shqiptarë që tentojnë të kalojnë kanalin…

Read More

Vllaznia e ka nisur mjaft mirë vitin 2024, duke mundur në miqësore Laçin me rezultatin 1-3. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1 me golat e Balajt dhe Melos, të dyja nga penalltitë, ndërsa në pjesën e dytë vendosën Alivoda dhe Çoba. Ndeshja e parë e Vllaznisë për këtë vit në kampionat do të jetë kundër Kukësit në shtëpi, ndërsa Laçi pret Erzenin.

Read More

Në vitin 2021, Lionel Messi mori Topin e Artë të shtatë, pasi fitoi votimin për t’u kurorëzuar si fituesi i çmimit ikonik nga “France Football”. PARIS – Në vitin 2021, Lionel Messi mori Topin e Artë të shtatë, pasi fitoi votimin për t’u kurorëzuar si fituesi i çmimit ikonik nga “France Football”. Kjo arritje tani është vendosur në pikëpyetje, me gishtin e akuzës drejtuar klubit të atëhershëm të tij, Paris Saint Germain. Sipas raportimeve nga Le Monde dhe Mediaport, PSG akuzohet se ka lobuar që Messi të fitojë çmimin atë vit. Konkretisht, kampionët francezë dyshohet se kanë forcuar lidhjet dhe marrëdhëniet…

Read More

Anëtarët e kabinetit dhe zyrtarët e rangut të lartë që ndjekin diskutimet për çështjet e sigurisë kombëtare në Izrael do të duhet t’i nënshtrohen testit të poligrafit, ose i njohur ndryshe si “testi i të vërtetës”. Kryeministri Benjamin Netanyahu kërkoi nisjen e kësaj procedure duke argumentuar se shumë detaje të diskutimeve të qeverisë po zbuloheshin për shtypin dhe publikun e gjerë. “Kemi një plagë rrjedhjesh dhe unë nuk jam i gatshëm të vazhdoj kështu, prandaj kërkova promovimin e një ligji që të gjithë ata që ulen në kabinete dhe diskutime për sigurinë, do t’i nënshtrohen një poligrafi”, u shpreh kreu…

Read More

Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, ka deklaruar ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza Italia, që ai udhëheq. “Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht thelbësor që të jemi në gjendje të kemi një politikë efektive të jashtme evropiane”, tha ai në intervistën që u publikua më 7 janar. “Në…

Read More

Më shumë se 10 fëmijë në ditë, mesatarisht, kanë humbur njërën ose të dyja këmbët në Gaza që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Kjo është raportuar nga organizata ndërkombëtare ‘Save the Children’, duke shtuar se nga 7 tetori, më shumë se 1,000 fëmijëve u është amputuar njëra ose të dyja këmbët. Shifrat janë konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Read More

Modelja shqiptare, Adrola Dushi e ka bërë të qartë se nuk do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj të mos e pyesin për këtë temë.  Modelja shqiptare, Adrola Dushi ua ka dhënë fund aludimeve lidhur me pyetjen nëse do të jetë pjesë e Big Brother VIP3. Nëpërmjet një postimi në instagram, modelja shqiptare ka mohuar lajmet që qarkullojnë se ajo mund të jetë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit. Ajo ka kërkuar nga ndjekësit e saj që të mos pyetet më lidhur me këtë temë. “Mos më…

Read More

Napoli fitonte ndaj Torinos në 5 ndeshjet e fundit direkte, por sot, në ndeshjen e Serie A, të mbajtur në Stadio Olimpico di Torino (Turin), skuadra e Juric ka mundur kampionët e Italisë me shifrat 3-0. Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 43-të nga Sanabria, gjatë zhvillimit të një goditje dënimi. Gjërat për napoletanët u komplikuan shumë në minutën e 50-të, Pasquale Mazzocchi u ndëshkua me karton të kuq. Vlasic realizoi golin e dytë për torinezët në të 52-tën, pas një goditje nga distanca, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Gollini. Pak më vonë, Boungiorno u…

Read More

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia ka lëshuar 28 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës. Si pasojë e sulmeve me dronë të Rusisë në qytetin Dnipro janë plagosur 12 persona. Edhe pse në shkallë më të vogël sesa sulmet e fundit ajrore, sulmi i 7 janarit është treguesi i fundit se Rusia nuk e ka ndërmend të ndalet së shënjestruari infrastrukturën civile ukrainase, që shpesh është larg vijave të frontit. Në një postim në Telegram, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore ka shkatërruar 21 nga 28 dronët, që kryesisht shënjestruan lokacione në jug dhe lindje të shtetit. “Armiku…

Read More

Dinamo mban vendin e pestë në Superligë me 22 pikë, një më shumë se zona e ftohtë dhe për këtë arsye drejtuesit e Bluve janë futur në merkato. Dinamo mban vendin e pestë në Superligë me 22 pikë, një më shumë se zona e ftohtë dhe për këtë arsye drejtuesit e Bluve janë futur në merkato. “Nëndetësja” nisi të “fuste ujë” gjatë pjesës së parë të sezonit dhe për këtë po riparohet në të gjitha repartet. Këtë të dielë, Dinamo zyrtarizoi largimet e Indrit Prodanit, Ali Samake dhe Amarildo Gjonit. Po sot, sulmuesi 21-vjeçar Mory Bamba u prezantua si afrimi…

Read More

Ish-presidenti Donald Trump, shënoi të shtunën përvjetorin e tretë të sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, duke bërë fushatë në Ajova ku tha se rritja e fluksit të emigrantëve në kufirin jugor të vendit është kryengritja “e vërtetë”. Pak më shumë se një javë përpara se të fillojë procesi i votimit për emërimin republikan në zgjedhjet paraprake në Ajova, zoti Trump nuk e përmendi drejtpërdrejt 6 janarin. Por ai vazhdoi të pretendonte se vendet e huaja kanë zbrazur burgjet dhe institucionet e shëndetit mendor, duke kontribuuar tek një numër rekord emigrantësh, edhe pse nuk ka…

Read More

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili u arrestua të premten nga autoritetet serbe në Merdarë, është transferuar në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook. “Informatat e fundit për rastin e arrestimit e Hasan Dakajt që i kam marrë janë se tashmë Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në qendrën kryesore të paraburgimit në Beograd në rrugën “Baçvanska”, shkroi ai. Sipas tij, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.…

Read More