Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka publikuar një artikull ku sugjeron 10 destinacione të cilat nuk duhen humbur nga turistët në vitin 2024 dhe mes vendeve si Spanja, Japonia apo Austria renditet edhe Shqipëria. Agjencia italiane e lajmeve,ANSA ka publikuar një artikull ku sugjeron 10 destinacione të cilat nuk duhen humbur nga turistët në vitin 2024 dhe mes vendeve si Spanja, Japonia apo Austria renditet edhe Shqipëria. Në artikull theksohet se natyra me gjelbërimin, ujërat e kaltra dhe çmimet e ulëta e bëjnë Shqipërinë një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë këtij viti, kryesisht në sezonin veror. …
Author: tirana
Garda e Republikës do të rikonstruktohet me element të rinj dhe tashmë janë 70 vende të lira që të rinjtë nga mosha 19 deri 30 vjeç mund të bëhen pjesë e konkurrimit për gradën “Inspektor”. Garda e Republikës do të rikonstruktohet me element të rinj dhe tashmë janë 70 vende të lira që të rinjtë nga mosha 19 deri 30 vjeç mund të bëhen pjesë e konkurrimit për gradën “Inspektor”. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri i Brendshëm Taulant Balla fton aplikantët të bëhen pjesë e garës duke plotësuar kriteret për testimin që do të bëhet në datën 29…
Në Juglindje vijojnë reshjet me intensitet mesatar, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë – Voskopojë dhe Zëmblak – Doganë – Goricë. Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës. Kontraktorët ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur kriposjen e rrugëve dhe hapjen e tyre.
Në Gjermani fillon nesër me 8. janar protesta e madhe e fermerëve. Shoqatat kanë kërkur që djathtistët të mos marrin pjesë dhe të mos e keqpërdorin protestën. Pritet t’u bashkangjiten edhe disa punonjës të tjerë. egjithë faktin që qeveria gjermane ka bërë lëshime, shoqatat e fermerëve kanë paralajmëruar për nesër fillimin e protestave të mëdha në të gjithë Gjermaninë. Protestat do të zgjasin një javë, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet me 15 janar. Autoritetet llogarisin me pengesa të mëdha në rrugë dhe me bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera. Ministri i…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mal të Zi ku u dhunuan tre shqiptarë, për të cilën thotë se ka motive etnike nga grupe kriminale. Teksa i uron shërim të shpejtë tre të rinjve, Berisha kërkon që autoritetet e vendit fqinj t’i vendosin para ligjit autorët dhe organizatorët e sulmit. Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie në lidhje me dosjen ‘Partizani’. Postimi i plotë i Berishës: Një akt kriminal racist i rëndë! Dhunimi i tre të rinjve shqiptar duket për motive etnike në Malin e Zi nga grupe kriminale dhe me…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me mbretin dhe ministrin e jashtëm të Jordanisë dhe vizitoi një depo të Programit Botëror të Ushqimit në Aman, ndërsa vazhdon misionin diplomatik në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në të gjithë rajonin. Ndërkohë ushtria izraelite njoftoi se ka përfunduar operacionin për të shkatërruar strukturat ushtarake të Hamasit në veri të Gazës, duke vrarë sipas saj rreth 8 mijë militantë në atë zonë dhe duke sekuestruar dhjetëra mijëra armë dhe miliona dokumente. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua të dielën…
Met Dervishi, babai i një prej të dhunuarve mbrëmjen e djeshme, ka deklaruar se ende nuk janë në dijeni për shkaqet e sulmit. Në një prononcim për Top Channel, babai i Azem Dervishit tregon sesi e mësoi lajmin. Në momentet e para tregon ai, djali ka telefonuar dhe ka treguar sesi ndodhi ngjarja, ku u sulmuan rëndë nga disa persona të veshur me rroba ushtarake. “U bashkua me shokët e punës. Makina ka qenë me të gjitha, targa gjermane, me dokumentacione, me siguracione. Djali punonte në Gjermani prej dy vitesh. U nisën, kontaktuam në orën 2 pa 20, tha tani…
Shifrat e bëra publike në median britanike sugjerojnë se fitimet e grupeve të trafikantëve që mundësojnë kalimet ilegale përmes ngushticës detare 34 km të La Manshit, mes Francës dhe Anglisë, kanë shkuar në gjysmë miliaradë stërlina. Sipas gazetës Sunday Expres, mbi 114 mijë azilantë kanë mundur të vijnë në brigjet angleze vetëm me gomone që nga viti 2018 duke paguar mesatarisht 4 mijë sterlina secili për udhëtimin shpesh mjaft të rrezikshëm, sidomos në det të trazuar. Nga 1 milionë që mendohej fitimi në 2018, kur pati vetëm 300 azilkërkues të ardhur me gomone, 5 vjet më vone shifra shkoi në…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur sot se “37 shtetas janë arrestuar dhe proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit”. Balla tha se “janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta”. Ministri Balla informoi gjithashtu se janë zbardhur disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona…
Pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Italisë, Milan bind edhe në kampionat, duke mposhtur 3-0 në transfertë Empolin. Tre gola për tri pikë për kuqezinjtë, që duken më të çliruar në këtë fillim viti. Qetësohet përfundimisht edhe trajneri Pioli, që në pak ditë sheh që të tijtë shënojnë 7 gola dhe janë brenda objektivave sezonalë. Ndeshja është zhbllokuar shpejt, që në minutën e 11-të, kur Leao jep një asist për Loftus-Cheek dhe ky i fundit kalon në avantazh miqtë. Goli u jep më shumë zemër kuqezinjve dhe në minutën e 30- përfitojnë penallti, që kthehet në gol nga Giroud.…
Armando Broja me golin e tij i hapi rrugën Chelsea drejt fitores 4-0 me Preston sfidë e vlefshme për turin e tretë të FA Cup. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar në takimin e së shtunës dhe realizoi në minutën e 58’. Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino beson te cilësitë e Brojës, por duke shtuar që duhet të përmirësohet çdo ditë. “Aftësitë e tij janë befasuese. Po flasim për një nga sulmuesit e rinj më të zotë në Angli dhe Europë. Problem është që ai duhet të shikojë përpara dhe ne do ta ndihmojmë që të kuptojë që nuk duhet…
Njëri prej shqiptarëve të dhunuar nga policia malazeze, Klodian Meaj nga njësia Postribë në Shkodër ka dhënë një dëshmi për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Shkodrani ka treguar disa detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja duke rrëfyer se kanë patur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin dhe dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj tyre prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri. “Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për…