Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Beogradit është e mundshme dhe pritet të merret një vendim në ditët në vijim. Nga ana tjetër koalicioni opozitar ‘Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në të tre nivelet (parlamentar, provincial dhe komunal) pasi akuzon Vuçiçin dhe Partinë Progresive (SNS) në pushtet për mashtrim zgjedhor. Kujtojmë se që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, opozita ka kundërshtuar përmes protestave dhe grevave fitoren e partisë së Vuçiç. Po ashtu faktori ndërkombëtar ka theksuar se ka hasur parregullsi…
Author: tirana
Ndeshje për ata me zemër të fortë. Kështu rezultoi sfida e “Arechi”, aty ku Juventusi fitoi 1-2 me përmbysje në udhëtim kundër Salernitanës për javën e 19-të në Serie A. Edhe pse me një lojtar më shumë për 37 minuta, “Zonja” nuk e pati të lehtë përballë djemve të Pippo Inzaghit. Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh pas minutës së 39-të, kur Maggiore shënoi një gol të bukur me të majtën. Po i njëjti do ishte “engjëll dhe djall” për Salernitanën, pasi në minutën e 53-të la të tijtë me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë. Illing…
Rafa Nadal është jashtë Australian Open. Tenisti spanjoll, mbajtës i 22 titujve të Grand Slam-it, ndonëse garoi në Australi, trashëgoi një problem me këmbën nga ndeshjet e tij në Brisbane, ndaj do të kthehet në Mallorca për analiza dhe rikuperim. Nadal është rikthyer në aksion pas një pauze të gjatë dhe të gjithë presin të shohin nëse do të luajë në Roland Garros, turne të cilin e ka të preferuar. Postimi i Rafa Nadal: “Gjatë garës sime në Brisbane pata një problem të vogël muskulor që më shqetësoi, siç e dini. Kur arrita në Melburn pata mundësinë të bëj një…
Sokol Cikalleshi frymëzon Egnatian! Raporti i komplikuar së fundmi mes sulmuesit të Kombëtares dhe klubit të Koniasporit në Turqi, ka bërë që presidenti i klubit rrogozhinas, Agim Demrozi, të ndjekë me vëmendje situatën dhe të mundohet të joshë kavajasin për t’u kthyer në Superiore. Natyrisht që transferimi është i vështirë, pasi së pari jo vetëm që duhet të sqarohet kontrata mes sulmuesit dhe Koniasporit, por edhe për faktin se Cikalleshi është pjesë e rëndësishme e Kombëtares dhe me Europianin në prag, gjërat janë më të komplikuara Megjithatë, kjo nuk e pengon Demrozin për t’i bërë një ofertë të jashtëzakonshme sulmuesit…
Një vajzë palestineze tre vjeçare u vra “aksidentalisht” nga agjentët izraelitë gjatë sulmit të dështuar në një pikë kontrolli në Jerusalemin Lindor, ku një burrë që drejtonte një makinë tentoi të përmbyste policinë. Sipas një rikonstruksioni nga policia izraelite i publikuar më vonë dhe i raportuar nga The Times of Israel, një burrë dhe një grua po udhëtonin në makinë, të cilët nxituan në pikën e kontrollit, duke plagosur lehtë një oficer, ndërsa kolegët e këtij të fundit hapën derën. zjarri duke vrarë dy banorët. Sipas burimeve policore, një vajzë palestineze e cila ishte ulur në një automjet tjetër është…
Ish-presidenti Donald Trump u shpreh të shtunën se Lufta Civile mund të ishte shmangur përmes “negocimit”, duke argumentuar se lufta për t’i dhënë fund skllavërisë në SHBA ishte përfundimisht e panevojshme dhe se Abraham Lincoln duhet të kishte bërë më shumë për të shmangur gjakderdhjen. “U bënë kaq shumë gabime. Shihni, kishte diçka që unë mendoj se mund të ishte negociuar, për të qenë i sinqertë me ju”, tha Trump gjatë fushatës së tij në Newton, Iowa. “Mendoj se mund ta kishit negociuar këtë. Të gjithë njerëzit vdiqën. Kaq shumë njerëz vdiqën.” Komentet e ish-presidentit vijnë pak më shumë se një javë përpara mbledhjes së…
Ekipet e shpëtimit në Itali gjetën sot trupat e dy alpinisteve, pasi një ortek goditi Alpet pranë kufirit me Zvicrën. Njëra prej viktimave u gjet e varrosur në dëborë, ndërsa trupi i tjetrës u gjet në një liqen pas ortekut që ra në një lartësi prej rreth 2200 metrash në zonën Val Formazza, në rajonin e Piemonte, tha organizata CNSAS në një deklaratë. Një ekip ekspertësh u dërgua në vendngjarje me helikopter pavarësisht erërave të forta në zonë pasi alarmi u ngrit rreth mesditës, ndërsa në kërkimin e trupave u përfshi edhe një qen shpëtimtar. Viktimave, të cilët mbanin këpucë…
Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90, tha ish-Drejtori i Komitetit malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriç. Institucionet gjyqësore në Malin e Zi ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës të ndodhura gjatë viteve ’90, tha ish-Drejtori i Komitetit malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriç. Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, zoti Muriç vuri në dukje se përgjegjësia për krimet e luftës nuk është vendosur në përputhje me standardet ndërkombëtare duke marrë si shembull…
Pesë ditë pas aksidentit tragjik në Itali, është zbardhur identiteti i 32-vjeçarit shqiptar. Bëhet fjalë për Eduart Hoxhën i cili po shkonte drejt Giulianova dhe një Audi në drejtim të kundërt goditi Punton e tij. Ai u ndihmua nga kolegët e tij të punës dhe vdiq pak më vonë. Eduardi la pas dy vajza të vogla.Ngjarja ka ndodhur ne Bellante Stazione në ish-rrugën shtetërore 80. Nga mediat italiane ai mësohet se kishte lënë turnin e punës me kolegët para aksidentit dhe po kthehej në shtëpi tek gruaja dhe vajzat e tij 7 dhe 2 vjeç, që ndodhej pak kilometra nga…
Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar sërish përmes një fjalimi nga dritarja simpatizantëve të tij, të mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak. Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë munguar ditën e sotme, mbështetës të ish-kryeministrit janë mbledhur poshtë banesës së tij’ Berisha iu drejtua atyre duke thënë se duhet të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke mposhtur frikën. Ai përsëriti thirrjet e tij kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qeverisja e këtij të fundit mbështetet në vjedhjen e votave dhe paratë e krimit. “E keqja që po…
Zona malore e bashkisë së Maliqit është përfshirë ditën e sotme nga reshje të dendura dëbore, të cilat kanë prekur edhe akset rrugore pranë kësaj zone. Në rrugën lidhëse Lozhan-Moglicë situata raportohet se është nën kontroll dhe se borëpastrueset ndodhen në terren për pastrim dhe kriposje. Ndërkohë autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore dhe zinxhirët. Kujtojmë se prej orëve të para të mëngjesit të sotëm zona e juglindjes u përfshi nga reshjet e dëborës në lartësinë mbi 700 metra. Reshje intensive të dëborës u regjistruan në majën e Mashkullorës ku trashësia e dëborës…
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën e Mosciano-s në Itali, ku për pasojë ka mbetur viktimë një shtetas shqiptar. Ky i fundit është identifikuar si Eduart Hoxha, 32-vjeç, baba i dy fëmijëve. Hoxha është përplasur me automjetin e tij “Fiat” nga një makinë tip “Audi” që drejtohej nga një i ri italian.Nga përplasja e fortë 32-vjeçari është plagosur rëndë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta. Sipas mediave italiane viktima ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e punës në një kompani aty pranë rreth…