Author: tirana

Dëshmi tronditëse ka zbuluar BBC, të cilat flasin për abuzim dhe torturë nga themeluesi i një prej kishave ungjillore të krishtera më të mëdha në botë. Sipas BBC, dhjetëra ish-anëtarë të Kishës së Sinagogës së të gjitha Kombeve, britanikë, pretendojnë se TB Joshua i ka abuzuar seksualisht dhe i ka torturuar. Akuzat për abuzim në një kompleks të fshehtë të Lagos shtrihen pothuajse 20 vjet. Kisha e Sinagogës së të Gjithë Kombeve nuk iu përgjigj akuzave, por tha se pretendimet e mëparshme kanë qenë të pabaza. TB Joshua, i cili vdiq në vitin 2021, ishte një predikues jashtëzakonisht i suksesshëm,…

Read More

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Belind Balluku bëri bilancin e vitit 2023, ndërsa u shpreh përgjatë këtij viti priten të përfundojnë vepra të rëndësishme infrastrukturore. Ajo renditi Tunelin e Llogarasë, aksin Thumanë-Kashar si dhe Rrugën e Arbrit. Gjatë një konference për gazetarët, Balluku theksoi se nevoja për të investuar në rrugë vjen dhe për shkak të shtimit të vizitorëve të huaj dhe vendasve, një sfidë kjo, që sipas saj qeveria po e përballon me sukses. “ 2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme: dorëzimin e tunelit të Llogarasë, që ka qenë një ëndërr për shumë qeveri, por që u realizua nga…

Read More

Këngëtarja e ëmbël dhe shumë e dashur e publikut shqiptar, Mariza Ikonomi njoftoi në nëntor të vitit që lam pas se është bërë nënë për herë të parë. Ky lajm erdhi i papritur për të gjithë, pasi Mariza kishte mbajtur për 9 muaj sekret shtatëzëninë. Por jo vetëm shtatzëninë, kngëtarja nuk na kishte treguar as për partnerin e saj të jetës, që ende vazhdon ta mbajë “sekret”. Për Marizën nuk ka qenë e vështirë t’i fshihet publikut pasi ajo dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Blendi Greço është bashkëshorti i Marizës dhe babai i vajzës…

Read More

Erion Braçe në rubrikën “Galeri” në E Diell ka folur edhe për bashkëshorten e tij Edën, ku sipas tij është një përkrahje e fortë për të dhe nëse është aty ku është sot, është falë mbështetjes së saj. Braçe tregon se është martuar në 2002 dhe ka bërë tre dasma për një javë. Erjon Braçe: Këtu jemi në vitin 2005 në datën 5.5. 2002 jam martuar në ditë pashkësh. Zonja ka punuar jam shumë mirënjohës sepse është më e zonja se unë, është me shkolluar se unë dhe më e ditur se unë. Ka sakrifikuar për mua sepse në atë…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik ka këshilluar qytetarët të bëjnë kujdes në këtë periudhë ku gripi ka prekur shumë qytetarë. Gripi është sëmundje kalimtare për shumicën e njerëzve, por ISHP thekson se në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes. ISHP ka renditur dhe disa këshilla që duhet të ndjekin qytetarët për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Njoftimi i ISHP: Për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, shkakton ndërlikime të rënda dhe deri në vdekje ndaj duhet të bëni kujdes. Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu…

Read More

…Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi…” Duket e pabesueshme po për Sali Berishën është shkruar në gazeta që në… 1959-n. Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një shkrim për të në gazetën e asaj kohe “Bashkimi”. DITA ka kontaktuar në 2015 autorin e shkrimit Murat Gecaj, i cili e konfirmoi shkrimin 56 viteve më parë, në nëntor të vitit 1959. Shkrimi mban titullin “Ëndrra po realizohet”. Ja pjesë prej tij…

Read More

Jorida Tabaku e vlerëson SPAK-un si një institucion që po thyen disa tabu, teksa apelon që para drejtësisë duhet të shkojë kushdo që ka përgjegjësi morale dhe ligjore. Lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se gabimet i kushtuan rëndë PD-së, por mazhoranca socialiste sipas saj nuk është e pamposhtur. Ajo flet për reflektim dhe ndërtimin e një opozitë që ka synim shqiptarët. Zj.Tabaku! Çfarë lamë pas përgjatë 2023-it dhe çfarë i pret shqiptarët përgjatë 2024-ës? Shqipëria po përballet me një krizë të thellë ekonomike, që do të vazhdojë edhe në vitin 2024 si pasojë e një keqmenaxhimi…

Read More

Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë të dielën mbrëma, duke i fituar pesë sosh, përfshirë çmimin kryesor. Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u shpërblyen për paraqitjet e tyre në aktrim, si aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor, përkatësisht. Ndërsa, Christopher Nolan e fitoi çmimin regjisori më i mirë për dramën më të mirë “Oppenheimer”. “Succession” fitoi më së shumti çmime në kategoritë televizive, pas sezonit të katërt dhe përfundimtar. Filmi “Poor Things” nga Yorgos Lanthimos shkaktoi befasi, duke e mposhtur filmin “Barbie” për komedinë më të…

Read More

Një 28-vjeçar, i identifikuar si Seadet Myftija është vënë në pranga të Policisë në Shkodër. Ai dyshohet se është përfshirë ne vepra të rënda penale. Sipas policisë, 28-vjeçari është person i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje. Nga hetimet e kryera, në maj të vitit të kaluar, i riu ka goditur me sende të forta një person dhe ka shkatërruar automjetin e tij. Një 28-vjeçar, i identifikuar si Seadet Myftija është vënë në pranga të Policisë në Shkodër. Ai dyshohet se është përfshirë ne vepra të rënda penale. Sipas…

Read More

Katër adoleshentë të cilët kryenin vjedhje në qendra tregtare janë identifikuar nga ana e Policisë. Blutë e kryeqytetit thonë se të rinjtë janë minorenë. Njëri prej tyre ka përfunduar në pranga, ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rasteve ku mund të jenë përfshirë katër adoleshentët.

Read More

Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës. Si pasojë e temperaturave të ulëta, në akset Korçë-Dardhë, Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Valbonë ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Megjithatë rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi vijon pa probleme. “Temperaturat kanë qenë të ulëta. Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese…

Read More

Aludimet se kush do të jenë opinionistët e “BBV3” kanë qenë të shumta. Mes tyre duket se më i qëndrueshëm është emri i Arbër Hajdarit, i cili ka qenë edhe në edicionin e parë dhe të dytë opinionist. Ende nuk është zbuluar se kush do të jetë krah Arbrit, por është përfolur se do të jetë Grida Duma ose Ori Nebiaj.Asgjë nuk është ende e konfirmuar pasi edhe Luizi ditën e sotme e mohoi se do të jetë opinionist në “BBV3”. “BBV3” këtë vit do të nisë më 13 janar. Moderatori do të jetë Ledion Lico, por ende nuk dihet…

Read More