Author: tirana

Me Sali Berishën nën arrest shtëpie, opozita tashmë ka një fokus të aksionit të saj opozitar, që nuk ka zgjedhje parlamentare me Edi Ramën. Kjo është një deklaratë dhe një retorikë e përdorur nga opozita prej kohësh, por sipas kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, këtë vit “kjo do jetë lufta e PD””. “Do luftojmë që zgjedhjet e 2025 të mos jenë me Edi Ramën kryeministër, të mos jetë në asnjë mënyrë menaxher i këtyre zgjedhjeve. Nisi si një ide e kërkuar nga baza që duan të solidarizohen çdo ditë dhe të japin mesazhe politike në atë…

Read More

Këtë të hënë, nxënësit janë rikthyer në shkolla pas pushimeve të festave të fundvitit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dalë me një apel në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla. Balla ka kërkuar nga nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë. Policia e Shtetit kryen çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi #PaketaeSigurisënëshkolla Duke ju uruar një vit të mbarë, me rezultate sa më të mira në mësime, i ftoj nxënësit dhe prindërit të bashkëpunojnë…

Read More

Disa ditë më parë, një automjet i policisë së shtetit është aksidentuar rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk u lënduan, por pati vetëm dëme materiale. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Burime për VoxNews thanë se shkaktari i aksidentit ishte ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi.Nuk dihet ende nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi apo dyshohet se ka qenë i (dehur) në automjet.

Read More

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës do të nisë këtë vit, u shpreh zëvendës/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në konferencën për analizën vjetore të ministrisë. Duke treguar se si trafiku në këtë aks rrugor është rritur ndjeshëm, nga 30 mijë mjete në ditë në një rekord prej 90 mijë mjetesh. “Brenda 2024 do të nisim fazën e parë të zgjerimit, deri në Vorë, në fazën e dytë nga Vora në kthesën e Rinasit. Zgjerimi do të marrë një korsi nga secila anë, plus korsinë e emergjencës. Nga studimi që kemi bërë, nuk prekim rrugë dytësore apo…

Read More

Të gjithë operatorët privatë, të cilët duan të bëhen pjesë e sektorit të energjisë, duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e abuzimit duke blerë dokumentacione. Kjo ishte thirrja me të cilën zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju adresua sipërmarrësve gjatë konferencës përmbledhëse për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se bizneset janë të mirëpritura për të dhënë kontributin e tyre në sektorin energjetik, por të ndjekin procedurat e rregullta ligjore, dhe të mos bien pre e blerjes së dokumentacionit, pasi të gjitha ato kanë një afat…

Read More

Dhuna në familje, tashmë është një plagë e thellë për shoqërinë shqiptare, ku për hir të opinionit, apo fëmijëve, shumë gra janë të destinuara të pranojnë dhunën, pavarësisht se kjo mund të ҫojë në fatalitet. ‘Turpi’ nuk lë shumë gra të ngrenë kokë dhe të shkëputen nga marrëdhënia toksike me bashkëshortin, që në disa raste u ka marrë dhe jetën. E fundit ishte Bedrija, e cila u vetëvra duke pirë fotoksinë më 2 Janar 2024. Rasti i Bedrijës nuk është i vetëm “Unë kam përjetuar njësoj si Bedria”, thotë një grua nga fshati Hoxhaj e Tropojës, e cila flet per dhunën…

Read More

Në pranverën e vitit 2025 pritet të bëhen fluturimet e para nga Aeroporti i Vlorës. Kështu u shpreh sot zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një konferencë për media, gjatë së cilës ka bërë bilancet e viti që lamë pas dhe ka shpallur objektivat e vitit aktual. Në vitin 2025 pritet që të fillojë punë Aeroporti i Vlorës dhe kështu shqiptarët do të kenë më shumë mundësi zgjedhjeje, sipas ministres së Infrastrukturës. Balluku: Shpresojmë që në pranverë të vitit 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, i cili është një aeroport ndëkombëtar që i përket të gjitha stinëve të…

Read More

Atentatet mafioze mes grupeve kriminale vijojnë të marrin jetë njerëzish, duke shkaktuar jo pak tronditje në opinionin publik. Rasti më i fundit ishte ajo e Vlorës, ku 23-vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua në pak sekonda me një plumb në kokë, teksa ishte duke pirë cigare në ballkonin e banesës së tij. Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët. Të favorizuar nga errësira dhe njohja e terrenit, ekzekutorët janë larguar pa lënë gjurmë dhe kanë djegur mjetin tip BMW, në të cilin nuk kishte asnjë shenjë apo…

Read More

Vajza e Bedrie dhe Xhemal Lokës ka zbuluar detaje nga marrëdhënia e prindërve të saj, ku ka treguar se kanë pasur konflikte prej disa kohësh. Në dëshminë e dhënë për hetuesit, vajza ka treguar se e ëma, e cila i dha fund jetës me fostoksinë më 2 Janar, ishte në gjendje të rënduar psikologjike. “Komunikimi i fundit që unë e kam bërë me mamin ka qenë rreth orës 22:30 dhe ajo më tha që kishin prapë debat. I thashë; “po leje pra atë muhabet dhe qepe” dhe ajo më tha; “mirë mo mami, mirë se e qep unë”. Diku nga…

Read More

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi në gjykatë dosjen penale ndaj Andrea Bodes dhe Albano Velos, të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës në Tiranë. Ndaj dy të pandehurve rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj i njohur si Sanço, gjatë një atentati me minë të telekomanduar. Prokuroria ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Read More

Ditën e martë dhe të mërkurë (9 dhe 10 janar), kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në një takim dy ditor në qytetin e Lezhës. Mbledhja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe se në të do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2023. Gjithashtu do të adresohen sfidat për 2024, vit ky i rëndësishëm në aspektin politik, pasi paraprin vitin elektoral të 2025. Në mbledhje, mësohet se do të marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS Bledi Çuçi. Kujtojmë se ditët e para…

Read More