Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një pallat të pabanuar në Tiranë. Dyshimet e para janë se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Dhjetë persona janë shoqëruar deri tani në policinë e Vlorës lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 ku i vrarë mbeti një 23-vjeçar. Një plumb i vetëm në kokë dyshohet se i ka marrë jetën. Burime nga policia thonë se arma e krimit ka qenë snajper, ndërsa pavarësisht kërkimeve, arma e krimit ende nuk është gjetur . Autori që ka qëlluar në drejtim të 23-vjecarit Gëzim Sinomati dyshohet se është ndihmuar edhe nga dy persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Ekzekutori dhe dy persona të tjerë që kanë ndihmuar autorin të…
Një atentat i mirë organizuar i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomataj mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë. I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjës, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMW” me të cilin dyshohet se kryen krimin. Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”. Emri i tij, veçanërisht mbiemri është i njohur për…
Dashi-Hëna e plotë në Gaforre do t’ju sjellë një moment paksa tronditës për ju në aspektin personal. Pavarësisht se çfarë ndodh këto kohë, kini besim në veten tuaj se çdo gjë e errët kalon dhe ju jeni mjaftueshëm të mençur për tia dalë. Përdorni cilësi tuajat që i kishit lënë në hije. Demi-Jo gjithmonë dalin raste të tilla. Duhet të përfitoni nga periudha që Mërkuri vazhdon të favorizojë aktivitetin ekonomik dhe punën në përgjithësi, për të hedhur një hap të sigurt përpara. Jeta juaj në çift ka hyrë tani në një periudhë të qetë, e cila ka gjasë të vazhdojë…
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për të shkak i depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore. Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug. Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800…
Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena – Olbia, e vlefshme për Grupin B të Serisë C. Në minutën e 90-të sapo ra bilbili për fundin e ndeshjes së fituar nga vendasit 1-0 falë golit të Corazza, në fushë hyri babai i Cristian Shpendit, sulmuesit shqiptar të Cesena. Ai zbriti nga tribunat e stadiumit Manuzzi deri në fushë për të sulmuar portierin e skuadrës kundërshtare, Filippo Rinaldi. Babai i futbollistit shqiptar përfitoi edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes dhe goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë. Menjëherë ka hyrë për t’i ndalur Riccardo Chiarello,…
Policia e Vlorës ka reaguar sërish për vrasjen në Vlorë. Autoritetet njoftojnë se autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar. Ndërkohë theksohet se është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Viktimë e atentatit mbeti 22-vjeçari, Gëzim Sinomata.
Një makinë e ambulancës ka dalë nga rruga në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur infermierja shtetasja A. Ç., 33 vjeçe dhe shoferi i ambulancës E. T., 34 vjeç. Për këtë të fundit ka nisur hetimi në gjendje të lirë. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe…
Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e sotme (7 janar) në qytetin e Vlorës, ku u qëllua për vdekje në banesën e tij me snajper, i riu, Gëzim Sinomataj. Në lidhje me ngjarjen policia njofton se janë gritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Njoftimi i policisë: Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë…
22-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.Ngjarja e rëndë ndodhi në në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit. Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve. Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (7 dhjetor) në qytetin e Vlorës, ka ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 23-vjeçar me iniciale B.S. Raportohet se i riu është qëlluar për vdekje me snajper në banesën e tij në lagjen “Hajro Cakërri”. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme (7 janar) afër Poliklinikës së qytetit.