Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Babai i futbollistit shqiptar të kombëtares godet portierin kundërshtar

00:01 / January 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8103
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena – Olbia, e vlefshme për Grupin B të Serisë C. Në minutën e 90-të sapo ra bilbili për fundin e ndeshjes së fituar nga vendasit 1-0 falë golit të Corazza, në fushë hyri babai i Cristian Shpendit, sulmuesit shqiptar të Cesena. 

Ai zbriti nga tribunat e stadiumit Manuzzi deri në fushë për të sulmuar portierin e skuadrës kundërshtare, Filippo Rinaldi. Babai i futbollistit shqiptar përfitoi edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes dhe goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë. Menjëherë ka hyrë për t’i ndalur Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarë të tjerë të stolit të vendasve.

Sipas asaj që japin mediat italiane, çmenduria e babait të Shpendit u nxit nga një goditje e ndaluar që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes. Kjo bëri që sulmuesi shqiptar të detyrohej të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në vetull. Sipas të njëjtave burime, përveç pasojave për lojtarin, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim të fusha. 

Cristian Shpendi dhe vëllai i tij binjak Stiveni Shpendi që luan te Empoli në Serie A janë pjesëtarë të ekipit Kombëtar shqiptar U-21 dhe kandidatë për kombëtaren që drejtohet nga Sylvinho. Cristian numëron 7 ndeshje me U21 ku ka shënuar edhe 1 gol. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën

21:18 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.