Një prej më të mirëve në histori, Franz Beckenbauer shuhet në moshën 78-vjeçare. Për të gjithë “Der Kaiser”, Beckenbauer ishte një legjendë e futbollit gjerman. Si lojtar ai ishte kampion bote në vitin 1974 dhe si trajner fitoi Kupën e Botës 1990. Vitet e fundit Beckenbauer kishte vuajtur nga probleme të rënda shëndetësore dhe ishte tërhequr nga skena publike. Ai jetonte në Austri në zonën e Salzburgut. Gjermani konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. I madhi i futbollit gjerman pati një karrierë të gjatë, si lojtar dhe si trajner. Ai erdhi përmes sistemit…
Author: tirana
2024 nisi me një ministri të re, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe. Por edhe me punë nga qeevria ”Rama 3”. Dy ditë do të zgjasin diskutimet e qeverisë në Lezhë, në mbledhjen retreat që ka vendosur të thërrasë kryeministri Edi Rama në një resort privat buzë plazhit të Shëngjinit. Axhenda zyrtare do të nisë të martën në orën 9:30 ku do të priten përveç kabinetit qeveritarë, drejtuesit politik të qarqeve, Kryetarja e Kuvendit, kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe një sërë drejtuesish të institucioneve publike. Pjesa e dytë e axhendës do të fokusohet te administrata, ku do të përfshihen…
“Financat” që do të vijojnë të drejtohen nga Ervin Mete dhe “Ekonomia”, në krye të së cilës pritet të vijë Blendi Gonxhja. Kjo nuk është hera e parë që “Ekonomia” që menaxhon buxhetin, të ardhurat, borxhin apo pastrimin e parave dhe “Financat” që administrojnë shpenzimet, investimet publike, ndihmën e huaj dhe auditimin funksionojnë si të mëvetësishme. Deri në qeverinë e parë “Rama atë të harkut shtator 2013-shtator 2017, ministria e Ekonomisë kishte një drejtues ndryshe nga ajo e Financave. Kjo e fundit drejtohej nga Shkëlqim Cani, ndërsa “Zhvillimi ekonomik”, bashkë me Tregtinë dhe Sipërmarrjen drejtoheshin nga Arben Ahmetaj. Binomit “Ministri…
Abuzimet seksuale me të miturat nga burra të familjes, janë një dramë e thellë dhe tragjike e shoqërisë shqiptare. Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi pak ditë më parë djalin e bashkëjetuesit të saj 29-vjeçar, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh ka dhënë deklaratën e saj. Jashtë kamerave vajza e mitur pranon se kishte krijuar një lidhje me 29-vjeçarin prej 1.5 viti dhe se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj. Ajo thotë se me djalin e bashkëjetuesit të nënës së saj kishin bërë plane për tu martuar kur ajo…
Gëzim Sinomataj, 22-vjeç, u vra me snajper teksa kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Një prej pistave që po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes për shkak të të shkuarës së vëllait të viktimës por edhe të afërmve të tjerë, disa prej të cilëve janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Krimi duket se ishte menduar gjatë pasi autorët nuk kanë lënë thuajse asnjë gjurmë. 22-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit, ndërsa autorët e qëlluan nga një ndërtesë përballë me një…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën thirrje për një kontroll më të fortë në mbarë vendin për të vënë para përgjegjësisë personat që posedojnë armë zjarri, ata në kërkim, ata me tendenca kriminale në fushën e krimeve ndaj personit e pronës e trafikimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike. Balla shprehet se pret nga Policia e Shtetit një plan efektiv masash dhe kontroll të imtësishëm në territor, duke shfrytëzuar inteligjencën policore dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese. “Na duhet një kontroll edhe më i fortë në mbarë territorin e vendit, për të identifikuar dhe vënë para ligjit personat që posedojnë…
Bashkimi i Ministrisë së Kulturës me atë të Ekonomisë për deputeten e PD-së, Ina Zhupa, tregon se vendimi është zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune. Si një nga kundërshtaret më të zëshme kundër koncesionit të Butrintit, deputetja Zhupa, tha se ministrja në ikje e Kulturës, Elva Margariti do të qëndrojë edhe për kohë në bordin e këtij koncesioni derisa të dalë vendimi i rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese. Postimi i plotë Bashkimi i kulturës me ekonominë, zyrtarizimi i trajtimit të trashëgimisë kulturore si mall tregu dhe koncesioneve si metodë pune. Shqipëria e trajtuar…
Shqipëria do të marrë pjesë për të dytën herë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Kuqezinjtë u kualifikuan si të parët e grupit E. Trajneri Sylvinho dhe skuadra kanë nisur përgatitjet për finalet e Euro 2024. Por vetëm 23 lojtarë do të udhëtojnë drejt tokës gjermane për t’u përballur me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Tekniku brazilian do t’i bazojë përzgjedhjet e tij në bazë të formës që do të kenë. Në sulm, konkurrenca është e madhe. Pjesa më e madhe e lojtarëve të repartit të avancuar po luajnë rregullisht dhe po bëjnë gola. Sokol…
Kryeministri Edi Rama, këtë fillim jave dhe fillim viti, bëri me dije njofton krijimin e një strukture të re në qeveri: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas tij, ky ndryshim në qeveri është i nevojshëm për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë. Teksa teknologjia digjitale është fuur në të gjitha fushat e jetës, kërkohet drejtim strategjik, shkruan kryeministri në rrjetet sociale. Ndërsa për kulturën thotë se “s’mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit”. Në krye të kësaj ministrie të re do të jetë…
Mbrëmjen e 5 janarit, 2 shqiptarë nga Kosova humbën jetën në një aksident automobilistik në Hungari. Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi ishin të rinjtë që humbën jetën. Ky i fundit humbi jetën gjatë rrugës për në spital ndërsa Kushtrim Hoxha u dogj brenda makinës që shpërtheu në flakë. Por së fundmi, mediat e Kosovës kanë raportuar se familjarëve të viktimave u kanë hapur probleme me sjelljen e trupave të pajetë për në Kosovë. Mësohet se shkak për problemet e nxjerra janë bërë procedurat që i ka shteti hungarez në këto raste.
Elva Margariti është shkarkuar nga posti i Ministrisë së Kulturës. Ky vendim vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije krijimin e një ministrie të re, dhe bashkim të tre ministrive, dhe një ndër to edhe e Kulturës.
Blendi Gonxhja është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Një dikaster i ri i krijuar në qeveri, që do të sjellë shkrirjen e dy ministrive, atë të Ekonomisë dhe atë të Kulturës. Kush është Blendi Gonxhja? Aktualisht Blendi Gonxhja mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Më herët, Blendi Gonxhja ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Blendi Gonxhja ka lindur në Tiranë, më 15 Qershor 1970. Në vitin 1989, Blendi Gonxhja kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë…