Author: tirana

Sot dhe nesër do të mbahet mbledhja e qeverisë në Shëngjin. Teksa ky vit nisi me një ministri të re, që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, ky i fundit mësohet se ka mbërritur në vendin që është caktuar nga kryeministri Edi Rama për të zhvilluar mbledhjen. Ministra, drejtues politikë të qarqeve, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetarët e komisioneve parlamentare, dhe një sërë drejtuesish të institucioneve publike do të jenë të pranishëm në këtë mbledhje. Rama do të mbajë fjalën e tij para kabinetit qeveritar. Po ashtu fjalën do ta ketë edhe Bledi Cuçi dhe Blendi Klosi. Ditën e…

Read More

”Arrest në burg” është masa e sigurisë që dha Gjykata e Korçës për 29 vjeçarin Kledi Tirollari, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën 12 vjeçare të bashkëjetueses të babait të tij. Avokati pas seancës ka deklaruar se Tirollari nuk ka pranuar autorësinë dhe pretendon se vajza e mitur ka jetuar në shtëpinë e tij, bashkë me nënën që ishte në lidhje martesore me babain e tij. “Deri në këto momente nuk është kryer akti i ekspertimit mjeko ligjor ndaj të miturës. Kemi kërkuar të mos caktohej asnjë masë sigurimi personal sepse nuk provohet. Jemi para deklarimeve…

Read More

Bashkë me avokatin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orën 09:00 në SPAK. Nuk dihet nëse Ilir Beqaj është paraqitur në lidhje me hetimet për koncesionin e sterilizmit, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka caktuar maën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, apo në lidhje me hetimet e reja që po kryen SPAK për abuzimet në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.

Read More

Një vajzë e re është vrarë nga partneri i saj 48-vjeçar, i cili është kuzhinier. Ngjarja horror është shënuar në Slloveni dhe Josef Hanuska i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kameriere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj. Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë një kovë me organet e ndryshme të vajzës që shefi 48-vjeçar i kishte hequr nga trupi. Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit, i cili kishte vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilën kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat.…

Read More

351,915 është numri i personave që kërkuan azil në Gjermani në 2023, kjo një rritje prej 51.1% krahasuar me një vit më parë. Sipas Zyrës Federale gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, numri më i madh i azilkërkuesve erdhi nga Siria, me 104,561 aplikime, të ndjekur nga shtetasit turq me 62,624 kërkesa për azil dhe 53,582 afganë. Migrimi është bërë një problem i madh politik për qeverinë dhe një temë e nxehtë në Gjermani pasi komunitetet lokale po përpiqen të strehojnë shumë të ardhur.

Read More

Gëzim Sinomati, 22-vjeç u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip ‘BMË X3’ e vjedhur me targa të dubluara. Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi. Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist! Blloku i betonit…

Read More

10.1 milionë turistë shijuan Shqipërinë përgjatë 2023. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një kartolinë të shifrave nga viti që lamë pas. Rama thotë se 2023-shi ishte fantastik për turizmin shqiptar dhe ka “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese. “Dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Read More

Gani Gërmisë një nga banorët më të komentuar të ”Big Brother Vip Kosova” i është publikuar një video gjatë spektaklit mbërmë (e hënë), për të cilën mbeti i habitur dhe i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Atij iu prezantua një klip, ku bie në kontradikta me fjalët dhe veprimet në këtë reality show. Pas klipit, gazetari e humoristi tha se është i zhgënjyer dhe se dëshiron ta lë menjëherë garën. “Nuk e kam asnjë fjalë të vetme për këtë video-montazh. Ishte kënaqësi ky reality shou, jam i zhgënjyer për këtë video. Unë e lë këtë reality shou këtu”, u shpreh ai. “U…

Read More

Një 83-vjeçar ka terrorizuar mëngjesin e kësaj të marte lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës. Fasli Hyka ka qëlluar me çifte nga ballkoni i shtëpisë së tij. Fatmirësisht kanë shpëtuar pa u lënduar 3 të rinj që dyshohet se ishin objektiv i të shtënave. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën nga ballkoni i shtëpisë së 83-vjeçarit pasi më parë i hodhën një zhurmuese dhe më pas edhe nga dera e shtëpisë, duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë. I moshuari para se të qëllonte mësohet…

Read More

Këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare. Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin. Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore. Temperaturat parashikohen:-në zonat malore -2 deri 6°C-në zonat e ulëta 2 deri 12°C-në zonat bregdetare 5…

Read More

Dashi Të martën ka shumë furi në këto ditë të vitit, në fund të fundit, i gjithë janari është një muaj i veçantë, me mundësi të bollshme për të vepruar pa kufi, i vlefshëm edhe për ndjenjat. Këto ditë ju ftojnë të bëni një bilanc të situatës në vendin e punës. Lajmet në horizont në muajt e ardhshëm. Demi Të martën ju gjithmonë dëshironi t’i bëni gjërat me qetësi, kurrë mos rrezikoni më shumë se ç’duhet. Por kohët e fundit, kjo tendencë drejt kujdesit po zbehet. Jeni duke përjetuar ditët më të mira të një periudhe në të cilën protagoniste…

Read More