Author: tirana

Deputetja e PD-së zyrtare, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me emërimin e Blendi Gonxhes në krye të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit. Açka shkruan se vetëm po ta kuptosh kulturën si biznes, mund ta bësh këtë kombinim. Ajo ka shtuar se ky është hapi i parë për privatizimin e plotë të kulturës shqiptare, ndërsa tha se shpreson që ky të mos jetë një vendim anti-shqiptar. Postimi i plotë Hiq bimsë e mbill “pemën e dyzet frutave“. Për kulturën, këtë bankë të heshtur të rilindasve“Pema e dyzet frutave” është shpikje e njëfarë Sam Van Aken, i cili pasi krasiti…

Read More

Njjë tjetër grua u vra nga krahët e një burri kriminel. 41-vjeçarja shqiptare Gjeorgjia Murati u masakrua me thikë nga partneri i saj që tentoi më pas të fshihte ngjarjen. Murati ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë me partnerin që i mori jetën, ndërsa po ashtu kishte edhe një djalë nga një lidhje e mëparshme. Autori i krimit e ka vrarë atë me thikë, duke e goditur tre herë dhe më pas e ka transportuar me një mjet drejt në një tokë bujqësore, ku e ka groposur për ta fshehur. Për këtë ai është ndihmuar edhe një mik i…

Read More

Policia e Durrësit ka goditur grupin kriminal, që kryente veprimtarinë e shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në doza, në afërsi të shkollave dhe në lokale nate. ”Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli” dhe në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe si rezultat i një hetimi të ndjekur për rreth 2 muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për të provuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, siguronin dhe shitnin doza të lëndës narkotike cannabis…

Read More

Moderatorja Bora Zemani feston sot 32-vjetorin e lindjes. Mesa duket, urimin e parë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj. Ai ka postuar një foto të Borës në InstaStory, në të cilën ka shkruar: “Për ty botën”. Siç e do tradita çdo vit, ditëlindjen e moderatores, Donaldi dhe vëllezërit shkojnë për ta festuar në një vend malor me borë.

Read More

Xhemal Loka akuzohet se e ka shtyrë të shoqen, Bedrije Lokën drejt vetëvrasjes. Zbardhen dëshmitë pikërisht dëshmitë e vajzës dhe 3 djemve të çiftit. Në dëshminë e tij njëri prej djemve pohon se mes tyre kishte pasur gjithnjë debate dhe se Xhemali nuk e linte të shoqen të shkonte tek e ëma. Debat për këtë fakt kishin pasur edhe një natë përpara se nëna e 4 fëmijëve të pinte helmin, duke i dhënë fund jetës. Një detaj rrëqethës është fakti se djali thotë se një vit më parë, i ati e kishte marrë në telefon të ëmën dhe i kishte…

Read More

Ministri i Arsimit në Francë, Gabriel Attal një aleat i ngushtë i Presidentit Emmanuel Macron, pritet të jetë kryeministri i ri i Francës. 34-vjeçari do të bëhej kryeministri më i ri i Francës dhe i pari homoseksual. Dikur anëtar i Partisë Socialiste të Francës, Attal ka qenë më parë edhe ministër i Financave. Ai do të pasonte në këtë detyrë Elisabet Borne, e cila një ditë më parë paraqiti zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeministres.

Read More

FIFA ka vendosur që të heqë sanksionet kundër Brazilit pas kthimit të Ednaldo Rodrigues në detyrën e presidentit të Federatës së Futbollit. Drejtori i çështjeve ligjore të FIFA-s, Emilio Garcia tha se situata mes të dyja institucioneve është normalizuar. FIFA kërcënoi federatën braziliane se do ta përjashtonte nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Rodriguez falenderoi FIFA-n dhe konfederatën amerikano-latine të futbollit për mbështetjen e tyre. Brazili gjendet në vend të gjashtë në renditjen e kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026, ndërsa ka pësuar tri humbje radhazi ndaj Uruguait, Kolumbisë dhe Argjentinës. Një ditë pas rikthimit të tij…

Read More

Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Luan Baçi thotë se bashkë me 10 ligjvënës demokratë, i janë drejtuar SPAK-ut dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ku kërkojnë hetim të prokurorit Dritan Prençi sa i takon çështjes së inceneratorit të Fierit. Kjo kërkesë bëhet me pretendimin se Prençi ka kryer shkelje të rënda, ndërsa e akuzojnë për fshehje provash për zyrtarët e PS-së. Deklarata e Luan Baçit: 11 deputetë të Partisë Demokratike, ndër të cilët edhe unë, i jemi drejtuar SPAK dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda të prokurorit Dritan Prençi, i cili…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Drejtorinë e Vlorës, pas ekzekutimit të Gëzim Sinomatit, mbrëmjen e 7 janarit. Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen. Drejtor Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh. ”Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale. Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët”,-njofton policia. Po ashtu Rrumbullaku ka urdhëruar…

Read More

Çdo gjimnazist që ka një ide të re mund të aplikojë në konkursin më të ri që ka në fokus teknologjinë dhe inovacionin. inTirana është një program i Bashkisë Tiranë që ka për synim të identifikojë, trajnojë, promovojë dhe mbështesë të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit. Ky program është konceptuar si një konkurs idesh mes nxënësve të shkollave të mesme. Fillimisht nxënësit do të garojnë në mini-konkurse mes shkollave dhe më pas, fituesit e mini-konkurseve do të kenë mundësinë të përfaqësojnë shkollën e tyre në finale e madhe. Gjatë këtij rrugëtimi, pjesëmarrësit do të trajnohen e mentorohen nga…

Read More

Pas ekzaminimit nga afër të provave vizuale në dispozicion, bëhet e qartë se Nikola Sanduloviç është në gjendje të paralizuar. Pavarësisht nga gjendja e tij e dobësuar, autoritetet refuzojnë trajtimin e mëtejshëm në spital, duke preferuar që në vend të kësaj ta zhvendosin atë në qytete të ndryshme për seancat gjyqësore një praktikë sa e palogjikshme aq edhe çnjerëzore. Fatkeqësisht, duke pasur parasysh brutalitetin e treguar në imazhet tronditëse, prognoza për mbijetesën e Nikola Sanduloviç është e zymtë. Mizoritë e paprecedentë të kryera nga regjimi i Aleksandër Vuçiçit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare. Komuniteti i inteligjencës së Shteteve të…

Read More

Në fshatin Juban është drejt përfundimit argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga ky investim, që zgjidh rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë. Rama theksoi se ky investim shmang rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në Njësinë Administrative Guri i Zi. Drini është lumi më i gjatë jo vetëm i vendit tonë, por edhe i Ballkanit Perëndimor me një sipërfaqe të përgjithshme të pellgut ujëmbledhës prej 14173 km2 dhe gjatësi 285 km. Ky lum formohet nga bashkimi i Drinit të Zi, i cili buron…

Read More