Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, ku një 36-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte. Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.M., i cili është transportuar me urgjencë në spital për asistencë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në lagjen “Çlirimi”. 36-vjeçari dyshohet se e ka ndërmarrë aktin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen të gjitha veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Author: tirana
Ngjitja dramatike e industrisë ajrore nga thellësitë e pandemisë mund të përfundojë së shpejti. Një rishikim i raporteve të shumta tregon stabilizim në disa metrika kryesore, pasi rritja e shpejtë përfundon dhe fillon një epokë e re normaliteti. “2024 pritet të shënojë fundin e rritjeve dramatike nga viti në vit që kanë qenë karakteristike për rimëkëmbjen në 2021-2023”, thuhet në një raport të dhjetorit nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror. Kapaciteti global i fluturimit pritet të rivendoset, me rreth 40 milionë fluturime (nga 38.9 milionë në 2019) që parashikohet të transportojnë një rekord prej 4.7 miliardë njerëz (nga 4.5 miliardë…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka vendosur të hapë debatin për martesat e të njëjtit seks dhe prindërimin, pasi pritet të trajtojë gjerësisht këtë çështje në një intervistë televizive të mërkurën. Sipas ertnews.gr, ai pritet të mbështesë “barazinë martesore” dhe të shpallë një projekt-ligj të parashikuar që u jep çifteve të të njëjtit seks të drejtën për t’u bashkuar në një martesë civile në vend të një marrëveshjeje partneriteti. Gjithashtu spekulohet se projektligji për këtë çështje nuk do të marrë shumë kohë për të dalë për votim. Projektligji mund të sigurojë gjithashtu të drejtën e birësimit, me të drejta të plota…
Kjo ka qenë deklarata sa shqetësuese aq edhe e vërtetë e aktores Jodie Foster që, me sa duket, është hasur me shumë të rinj të moshës 22-26 vjeçare, të lindur pra në vitet 1997-2000, që e kanë zhgënjyer në raportet e punës. “Janë egoist, nuk dinë të sillen dhe as të ndërveprojnë në marrëdhënie pune me njerëzit. Jam përpjekur vazhdimisht t’i orientoj dhe ndihmojë por pa rezultat”- ka qenë një pjesë e deklaratës së aktores që nuk mund të themi se nuk gjen vend në aktualitetin e të gjitha vendeve, përfshi edhe Shqipërinë. Gjithmonë e më shumë drejtues biznesesh apo…
Tashmë është zyrtare: 2023-shi u konfirmua si viti më i nxehtë në histori, i nxitur si nga ndryshimet klimatike rrjedhojë e aktivitetit njerëzor, ashtu edhe nga evente natyrore si fenomeni i motit El Niño. Viti që lamë pas rezulton të ketë qenë rreth 1.48C më i ngrohtë se mesatarja përpara se njerëzit të fillonin të digjnin sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile, pohon shërbimi klimatik i BE-së. Pothuajse çdo ditë që nga korriku është parë një temperaturë e re globale e lartë e ajrit për atë periudhë të caktuar të vitit, tregon analiza e BBC. Temperaturat e sipërfaqes së…
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë, që po mbahet sot në Shëngjin. Raportohet se i pari ka qenë Rama që ka folur në mbledhje, ndërsa pas tij, ka qenë Blendi Klosi, që ka folur për riorganizimin e Partisë Socialiste apo dhe Çuçi që ka folur për sfidat që maxhoranca ka në Kuvend. “Po kalohet në skaner puna e ministrive, ministrave dhe kabinetit qeveritar. Mbledhja nisi me një fjalë nga zoti Rama, më pas nga Klosi sa i përket riorganizimit të PS. Më pas Çuçi foli për sfidat që ka PS në Kuvendin…
Plarent Ndrecaj, një nga pjesëtarët e listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Tiranës dhe emrat më të lakuar, së bashku me Dallëndyshe Bicin për të marrë mandatin e Arben Ahmetajt, tregon se nëse do të jetë ai deputeti që do të shtojë një votë më shumë për mazhorancën në Kuvend. Ai u shpreh se nuk e vendos PS-ja se kush do ta pasojë mandatin e Ahmetaj, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili shqyrton në fillim të gjitha kriteret. “Është vendimmarrje e KQZ. Ajo do të vlerësojë se kujt i përket ky mandat. Kur të dalë mendoj se ju…
Nga Edona Bilali Lidhja mes kulturës dhe ekonomisë është shumëplanëshe. Monumentet e kulturës, eventet, festivalet dhe trashëgimia kulturore kryqëzohen duke krijuar mundësi për ekonominë lokale e kombëtare. Zhvillimet në këtë drejtim mund të ndikojnë rritjen ekonomike në disa aspekte:
Një 70-vjeçar nga qyteti i Gjirokastrës mësohet të ketë ndërruar jetë nga gripi i stinës. I moshuari ka humbur jetën në Shërbimin Infektiv pas komplikacioneve që i shkaktoi virusi. Ai ka humbur jetën në datën 3 janar, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga QSUT dhe Ministria e Shëndetësisë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi zbulon se po bëhen negociata që të gjitha kampet brenda të djathtës, të mblidhen në një, edhe ne pjesën tjetër të aksionit opozitar “Të gjithë deputetët që janë të vendosur për të bërë opozitë, janë bashkë në parlament, janë duke koordinuar aksionin e tyre parlamentar. Ky bashkim do të duhet të shtrihet edhe në aksionin tonë politik jashtë parlamentit për të cilin ne po punojmë”, thotë Bardhi. Idenë e bashkimit e hodhën disa muaj më parë, partitë aleate, me atë që e quajtën federatë opozitare, për të cilën gjithashtu shpejt, Bardhi paralajmëron…
Sokol Mjacaj që vrau brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ankimon në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”. GJKKO ka hedhur shortin ku gjyqtar i çështjes është caktuar Erion Bani. Mjacaj pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen. Pas ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe. Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të hapë debatin për martesat e të njëjtit seks dhe prindërimin, pasi pritet të trajtojë gjerësisht këtë çështje në një intervistë televizive të mërkurën. Ai pritet të mbështesë “barazinë martesore” dhe të shpallë një projekt-ligj të parashikuar që u jep çifteve të të njëjtit seks të drejtën për t’u bashkuar në një martesë civile në vend të një marrëveshjeje partneriteti. Gjithashtu spekulohet se projektligji për këtë çështje nuk do të marrë shumë kohë për të dalë për votim. Projektligji mund të sigurojë gjithashtu të drejtën e birësimit, me të drejta të plota dhe të…