Për rreth 9 orë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Para gazetarëve, Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit. Po ashtu Ilir Beqaj tha se i ishte konfirmuar se sendet e sekuestruara në 28 dhjetor do t’i kthehen, ndërsa sot tha ai i ishin dhënë dy dokumente që kanë të…
Author: tirana
Emisioni investigativ “Striscia la notizia” ka zbuluar një skandal të madh se çfarë po ndodh në qendrat e trajtimit të emigrantëve. Emisioni investigativ zbuloi se emigrantët trajtoheshin si majmunë, atyre ju jepeshin për të pirë barna psikotrope pa qenë e nevojshme. Lidhur me këtë skandal të madh ka reaguar edhe Francesco Curcio, i cili po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”. “Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën prokurori publik, Curcio. Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë,…
Një burrë me origjinë shqiptare për 4 vite dyshohet të ketë luajtur rolin e tij në një komplot të sofistikuar të rritjes së kanabisit, i cili mund t’i ketë sjellë atij mbi 500 mijë paund. Një operacion i koordinuar që përfshin policinë e West Yorkshire dhe Shërbimin e Emigracionit çoi në burgosjen e pesë anëtarëve të një bande shqiptare të drogës shtatorin e kaluar, pasi ata krijuan kultivime të fshehura kanabisi në shtëpi në distriktin Bradford dhe në South Yorkshire. Gjykata e Bradford Crown dëgjoi të hënën se organizatorët përdorën dokumente të rreme identiteti për të marrë me qira shtëpi…
Sulmohet me breshëri automatiku lokali i një shqiptari në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt kafenesë së shqiptarit. Fatmirësisht nga plumbat nuk ka asnjë të lënduar veç dëmeve materiale. Siç raportohet në media, pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh. Nga ana tjetër, mediat greke raportojnë se banorët e zonës janë zgjuar të shqetësuar nga të shtënat e vazhdueshme dhe kanë njoftuar Policinë. Hetimet…
Sherri mes dy të miturve që përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre me thikë brenda një klase të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë nisi për shkak të një vajze. Dy nxënësit që kryenin mësimin pasdite në këtë shkollë, por që në fakt i përkasin shkollës me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”, fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende rrethanore dhe më pas situata ka degraduar deri në përdorim të thikës. Mësohet se 15-vjeçari me iniciale M.B. kishte ngacmuar motrën e moshatarit me iniciale G.P. Për të dy nxënësit është marrë masa nga shkolla, ndërsa një ditë më pas, para gjimnazit…
Mediat greke kanë publikuar së fundmi një video ku shihet 41 vjeçarja shqiptare, Gjeorgjia duke ecur për dore me partnerin e saj, vetëm kohë para se ky i fundit ta qëllonte tre herë me thikë në qafë. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së dyqaneve në natën e ndërrimit të viteve, 41-vjeçarja shtatzënë së bashku me partnerin e saj lëviz e shkujdesur dhe mban në duar çanta pazari në rrugën Ethnikis Antistaseos, pak metra larg shtëpisë ku jetonte çifti. Video është regjistruar rreth dhjetë minuta para orës 23, ndërsa sipas informacioneve, çifti është kthyer me taksi në banesën e…
Shtatë tërmete janë regjistruar në vendin tonë brenda 9 orëve. Sipas IGJEUM lëkundjet sizmike janë regjistruar në Korçë, Koplik, Konispol, Vlorë,Prrenjas dhe Ersekë. Magnituda e tërmeteve ka qenë e lehtë, nga 2 deri në 3.1 Rihter. 1-9 Jan 2024, 1:02:20 am Magnituda 3.1 Rihter Thellësia : 36.7 KM Vendodhja : 704 km NË of Koplik 2-9 Jan 2024, 10:30:47 am Magnituda 2 Rihter Thellësia : 15 KM Vendodhja : Maliq, Korçë 3-9 Jan 2024, 10:25:00 am Magnituda 2.1 Rihter Thellësia : 15 KM Vendodhja : Çërravë, Korçë 4-9 Jan 2024, 6:40:07 am Magnituda 2 Rihter Thellësia : 15 KM Vendodhja…
Çmimet e referencës korrespondojnë me vlerën zyrtare që ka një zonë dhe që pasqyrohet në kontratat e shit-blerjeve të pasurisë së paluajtshme. Çmimet janë të ndryshme për qytete dhe zona të ndryshme brenda një qyteti. Në vitin 2023, qeveria miratoi çmimet e reja të referencës në Tiranë të cilat pësuan një rritje të konsiderueshme. Për shembull në zonën e Porcelanit çmimi aktual i referencës është 98.500 lekë/m2. Por tashmë, ky çmim nuk do të jetë unifikues, pasi secilit posedues apartamenti apo ndërtese, në momentin e shitjes do t’i bëhet edhe zbritja përkatëse duke marrë në konsideratë moshën e saj. Pra…
Arbër Hoxha, sulmuesi anësor që u pajis së fundmi edhe me pasaportën shqiptare pritet të jetë lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit. 25-vjeçari është përfolur së fundmi si afrimi i ri për në Kombëtare, teksa janë bërë të gjitha procedurat dhe sulmuesi ka tanimë edhe pasaportën. Pjesë e Slaven Belupo dhe me një kontratë deri në janarin e 2027, Hoxha duket se do jetë lojtari i ri i gjigantit kroat, me “Germanijak.hr” që njofton se Dinamo ka ofuar 2 milionë euro për të bërë të vetin lojtarin. I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe tre ndeshje me…
Show gjigand dhe më i shumëprituri nga të gjithë, Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj. Produksioni ka bërë një punë të madhe dhe të kujdesshme, që të sjellë një përmbajtje që do t’ju gozhdojë para ekranit. Kasti premton të jetë fantastik. Por publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100. “Ka shumë të reja teknologjike, duke filluar që nga numri i kamerave, janë mbi 100. Stafi teknik i Top Channel, me drejtorin Kosta Dhamen kanë bërë…
Deputetët opozitarë mbeshtetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, do të vijojnë aktet e mosbindjes civile në Kuvend edhe në sesionin e ri parlamentar që nis së shpejti. Kjo është konfirmuar nga Kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi në një intervistë për RTSH-në. Zoti Bardhi tha se nëse mazhoranca nuk reflekton për kërkesat e opozitës, si ngritja e komisioneve hetimore dhe rikompozimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët mund të përshkallëzojnë aksionin, ku nuk përjashtohet mundësia e ngujimit në Parlament. Zoti Bardhi këmbëngul që mazhoranca të tërhiqet nga ligji për komisionet hetimore, pasi sipas tij me këtë nismë i heq opozitës…
Ish-Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, gjatë një intervistë në podcastin e Jay Shetty , ka reaguar e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të vitit 2024, duke e renditur garën presidenciale të nëntorit, si ndër çështjet që e mbajnë atë në ankth dhe zgjuar gjatë natës. “Unë jam e tmerruar për atë që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet për ne, kush e mban atë foltore, kjo ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë”, tha Michelle. Komentet e saj vijnë në një moment teksa…