Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do të vlerësohen banesat me rregullin e ri?

16:18 / January 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2024 01 09 13h56m12s247
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e referencës korrespondojnë me vlerën zyrtare që ka një zonë dhe që pasqyrohet në kontratat e shit-blerjeve të pasurisë së paluajtshme. Çmimet janë të ndryshme për qytete dhe zona të ndryshme brenda një qyteti. Në vitin 2023, qeveria miratoi çmimet e reja të referencës në Tiranë të cilat pësuan një rritje të konsiderueshme.

Për shembull në zonën e Porcelanit çmimi aktual i referencës është 98.500 lekë/m2. Por tashmë, ky çmim nuk do të jetë unifikues, pasi secilit posedues apartamenti apo ndërtese, në momentin e shitjes do t’i bëhet edhe zbritja përkatëse duke marrë në konsideratë moshën e saj.

Pra nëse një apartament 100 m katror në këtë zonë shumëzuar me çmimin reference 98.500 lekë/m2, kushton 9 milionë e 850 mijë lekë dhe ka një moshë 30 vjeçare, çmimi i referencës amortizohet me 30 %, duke zbritur 2 milionë 955 mijë lekë, dhe totali arrin në 6 milionë e 895 mijë lekë. Në këtë mënyrë banesat më të amortizuara do të kenë vlerë më të ulët zyrtare.

Ky udhëzim që vjen si kompletim i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2024, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e shit-blerjeve të pasurive të paluajtshmne, duke u pasur me ulje të interesit për të blerë njësi banimi të vjetra si dhe do të ulë kostot për ndërtuesit apo shtetin, në rastet kur blejnë terrene të zëna nga ndërtesa të vjetra dhe që duhet ti shpronësojnë. /SCAN

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t

21:25 / July 28, 2026

Celibashi kërkon rregulla të reja zgjedhore: Të ndahet qartë shteti nga partia në pushtet

21:07 / July 28, 2026

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.