Author: tirana

Dashi Të mërkurën të shumtë janë ata që po përgatisin një rikthim të madh në skenë, rrugën drejt shërbimit pas një periudhe të ndërlikuar plot pengesa. Sa më shumë që i afrohemi pjesës qendrore të vitit, aq më të mëdha janë shanset për rikuperim. Demi Të mërkurën nëse dikush nuk ju ka dhënë ende përgjigjet që prisni, mund të thoni “mjaft” kjo është pjesë e procesit të prerjes së degëve të ngordhura që ju. Nuk mund të toleroni më atë që është bërë rutinë apo atë që ndoshta keni dashur deri para disa kohësh, është koha për lajme dhe ndryshime…

Read More

Moti këtë të mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërkohë që do të vazhdojë rënia e temperaturave. Do të ketë prezencë ngricash të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore. Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen në zonat malore -4 deri 4°C, në zonat e ulëta 0 deri 11°C dhe në zonat bregdetare 2 deri 12°C.

Read More

Qeveria parashikon legalizimin e martesave LGBTIQ. Tirananews ka siguruar udhërrëfyesin për procesin e negociatave për anëtarësimin për në Bashkimin Evropian. Ai është miratuar nga qeveria shqiptare më 13 dhjetor dhe i është dërguar edhe parlamentit. Ky udhërrëfyes përmbledh në një kalendar nismat që duhet të marrë qeveria për të plotësuar detyrimet në raport me Brukselin.

Read More

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se gjatë një operacioni sot kanë arrestuar 13 persona, prej tyre 12 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, të dyshuar për veprat penalen “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”. Pretendohet se me veprimet e tyre të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 2.8 milion euro. Në një komunikatë për media thuhet se “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga…

Read More

Dëshmitë e fëmijëve janë ato që e kanë fundosur edhe më shumë 45-vjeçarin Xhemal Loka, i cili akuzohet se e ka shtyrë të shoqen drejt vetëvrasjes. Në dëshminë e tij në polici, njëri prej djemve tha se kishte pasur gjithnjë debate dhe se i akuzuari nuk e linte viktimën të shkonte tek prindërit e saj. “Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin e nuk i kanë patur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin, madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë, se nuk e lejonte mamin…

Read More

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëdërri”, të cilit mbrëmjen e 7 Janarit i ekzekutuan me snajper të birin 23 vjeç, Gëzim Sinemati, në ballkonin e banesës së tij në qytetin e Vlorës. Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999. “Ky eshte Sokol Sinomati në banken e te akuzuareve me banden e gaxhait në vitin 1999 në gjykaten e…

Read More

Mbrëmjen e djeshme situata mes banorëve të “Përputhen”, Vedati dhe Endi është nxehur, duke shkaktuar debat mes njëri-tjetrit në studio. Teksa janë ulur përballë njëri-tjetrit për të diskutuar dhe sqaruar sherrin që ndodhi në prapaskenë, në një moment Vedati ka nisur të diskutojë ashpër me Albën. “Ti ke dhënë shenja o Alba, është një gjë normale që tip o ndez me këtë sepse i kë edhe 10 të tjerë. Ti don të më nxjerrësh mua keq”– tha Vedati. Kaq ka mjafuar që prezantuesja e emisionit, Megi Pojani të acarohet keq me konkurentin dhe t’i drejtohet me fjalë të ashpra këtij…

Read More

Teksa prej ditësh, simpatizantë të shumta mblidhen poshtë banesës ku ish-kryeministri, Sali Berisha është nën “arrest shtëpiak”, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, Roland Bejko. Bejko shprehet se tentativa e disa individëve për t’i shërbyer Berishës në betejën e tij kundër drejtësisë, SHBA- së dhe Britanisë, tregon mjerimin e tyre. Ai shton se dy njerëzit më të interesuar sot për shkatërrimin e SPAK dhe institucioneve të drejtësisë janë Edi Rama dhe Sali Berisha, duke shtuar se hallet e këtij të fundit nuk janë problemet e PD. Në fund ai thekson se lojërat për ta shndërruar…

Read More

Pas deklaratave të Gazment Bardhit lidhur me nisjen e bisedimeve mes deputetëve për një koalicion të gjerë të opozitës, ka reaguar Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Kulluri tha se kushti i PD-së zyrtare për ribashkim me grupin e Bardhit dhe të deputetëve të Rithemelimit, është largimi i Sali Berishës duke iu përmbajtur vendimit të rezolutës së 18 dhjetorit 2021 të miratuar në Kuvendin kombëtar të demokratëve. “Kushdo që bën thirrje për bashkim duhet të ketë parasysh pse jemi ndarë. Bardhi këtë pyetje duhet t’ia shtrojë vetes dhe jo PD-së. Është ai që ka shkelur rezolutën…

Read More

Kaos në burgjet e Ekuadorit. Të dënuarit kanë marrë peng një numër rojesh burgu dhe i kanë kërcënuar se do t’i vrasin nëse efektivët e policisë përpiqen të rimarrin kontrollin e institucioneve të izolimit. I gjendur në këto kushte presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, një ditë pasi i burgosuri më i kërkuar i vendit u zhduk nga qelia ku po mbahej. Pas arratistjes së tij ka patur incidente në gjashtë nga burgjet e mbipopulluara të vendit. Rreth 3 mijë policë janë vënë në ndjekje të tij. Ushtria e Ekuadorit doli në rrugë me…

Read More

Ai po kalon një sezon fantastik në fanellën e Bayer Leverkusenit. Xhaka u transferua verën e kaluar nga Arsenali dhe po i jep rezultatet e veta nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso. Sipas faqes Data MB Chat, 31-vjeçari është renditur në vendin e katërt, duke lënë pas Toni Kroosin. Aty përfshihet saktësia e pasimeve, dobia e pasimeve dhe në përgjithësi kontributi në fushën e blertë. Ish-futbollisti i Baselit dhe i Borussia Monchengladbachut i ka grumbulluar 27.91 pikë duke e lënë prapa Toni Kroosin e Real Madridit, i cili e mbyll Top 5-shen. Top 3 përbëhet nga Rodri, Palacios e Frenkie…

Read More