Author: tirana

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi në një konferencë për mediat se ka ardhur koha për ta përcaktuar Korenë e Jugut si shtetin më armiqësor ndaj vendit të tij. Kim e akuzoi Seulin se prej kohësh ka nxitur konfrontimin dhe ka nisur një garë armatimesh, teksa përsëriti thirrjen se Koreja e Veriut duhet të shtojë kapacitetet ushtarake për vetëmbrojtje dhe parandalimin e luftës bërthamore. Udhëheqësi komunist e cilësoi përkeqësimin e marrëdhënieve midis dy Koreve si një fazë të re realiteti të pashmangshëm. “Në asnjë mënyrë ne nuk do të veprojmë në mënyrë të njëashme për të sjellë…

Read More

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron emëroi ministrin e Arsimit, Gabriel Attal, si kryeministrin e ri të Francës. Menjëherë, Attal ngjalli jo pak diskutime për shkak të disa detajeve që e dallojnë nga paraardhësit e tij. Në moshën 34-vjeçare, Gabriel Attal është kryeministri më i ri i Francës që nga koha e pasluftës. Më parë, rekordi mbahej nga Laurent Fabius, i cili ishte 37-vjeç kur u emërua kryeministër në vitin 1984. Gabriel është kryeministri i parë homoseksual i Francës, ose të paktën kryeministri i parë që e ka pranuar hapur që është homoseksual. Ai ka pasur një lidhje me Stephane Sejourne,…

Read More

Tashmë Sheshi “Nënë Tereza” do të ketë ndriçim LED. Ekipi i Mirëmbajtjes së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Tiranës u kujdes për zëvendësimin e shtyllave dhe ndriçuesve me LED. Gjithnjë e më shumë rrugët e kryeqytetit po pajisen me ndriçimin LED, i cili është tepër miqësor me ambientin dhe njëkohësisht edhe më pak i kushtueshëm. Dritat LED janë përzgjedhur kryesisht për kursimin e energjisë elektrike. Përveçse kursejnë energji, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtjen dhe rrit cilësinë e ndriçimit. Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

Read More

Një adoleshent është arrestuar, pasi ka terrorizuar banorët e fshatit Stojan në Mat, duke lëvizur në rrugë me një armë gjahu. Gjatë operacionit, 17-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij. Për të ka nisur hetimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës, ndërsa është sekuestruar arma e gjahut dhe municioni luftarak që ai posedonte. “Falë informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me qytetarët, për një shtetas të mitur, i cili lëvizte në rrugët e fshatit Stojan, me një send në duar në dukje si armë gjahu duke shkaktuar panik tek…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në SPAK, ku do mbahet seanca e radhës ndaj tij. Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Ai ka thënë se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij. Kreu i PR-së akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati…

Read More

Greqia është tronditur nga një ngjarje tragjike. Erjon Pelivani është 33-vjeçari që u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Talellari në Volos. Ky i fundit u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte vrarë viktimën, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë kishte treguar 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe. Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivsanit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku. Pasi vajza i tregoi të atit,…

Read More

Një tjetër grua i jep fund jetës me fotoksinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Berat dhe Policia bën me dije se dyshohet që 45-vjeçarja vuante nga depresioni dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Njoftimi Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të…

Read More

Qeveria ”Rama 3” vijon këtë të mërkurë ditë e dytë të mbledhjes informale që po zhvillohet në një resort privat në Shëngjin të Lezhës. Pritet që ditën e sotme, të prezantohen konkluzionet e takimit të parë dhe të caktohen detyrat për mazhorancën në parlament, ministrat dhe institucionet. Po ashtu parashikohet edhe një mbledhje e qeverisë. Rama ka kërkuar në ditën e parë të analizës së punës së qeverisë më tepër komunikim me opozitën për të kaluar në parlament ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Në listën e projektligjeve është edhe amnistia për të burgosurit. Mazhoranca është e vendosur që…

Read More

Vlora është një prej dhjetë destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama. Ai thotë se qyteti bregdetar ka marrë vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare duke paralajmëruar në këtë mënyrë flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon. “Dhe me Vlorën e Rilindur, që është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, ju uroj një ditë të bukur”, tha…

Read More

Mbrëmjen e së martës, persona të armatosur të maskuar hynë në një studio televizive live në Ekuador dhe kërcënuan stafin e tmerruar. Banda e armatosur hyri në studiot televizive gjatë transmetimit live të kanali televiziv publik TC në qytetin e Guayaquil, përpara se transmetimi të ndërpritej. Një person i armatosur drejtoi një armë gjahu në kokën e njërit prej robërve, i cili gjithashtu u kërcënua me një revole. Një kameraman u qëllua në këmbë dhe një tjetri u thye krahu gjatë sulmit. Të paktën 10 persona janë vrarë që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme 60-ditore në Ekuador të hënën.…

Read More

Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuesja e “BBV3” dhe kjo është e konfirmuar tashmë, paçka se ajo është prezantuesja ikonike e këtij formati. Këtë edicion do ta moderojë Ledion Liço. Pak ditë na ndajnë nga 13 janari, dita kur edhe starton programi. Edhe pas konfirmimit të të dyja lajmeve, ndjekësit e saj vazhdojnë t’i kërkojnë të rikthehet. Por Arbana rikthimin e ka shpejt, vetëm se jo në “BBV”. Ajo ka zbuluar se do të rikthehet në ekran, por jo projektin me të cilin do ta bëjë rikthimin. Gjithashtu ka komentuar edhe faktin që Ledioni do të jetë prezantuesi.

Read More

Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij 33-vjeç, po shqiptar. Autori ka vrarë me arme gjahu, të cilën e kishte me leje, vëllain e gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin. Në polici ai ka deklaruar se e ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij, pasi mëngjesin e së martës (9 janar), vajza e tij 18-vjeçe i ka treguar se 33-vjeçari e kishte përdhunuar, që në moshën 9-vjeçare. Newsbomb.gr shkruan se vajza është ngacmuar nga daja e saj që në moshën 9-vjeçare dhe ai ka filmuar veprimet intime që ato…

Read More