“Klientit tim i vjen shumë keq për veprimin e tij, është penduar, por gjendja e tij mendore e çoi në atë veprim”- kështu deklaroi para mediave greke avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçari shqiptar, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën. Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve. Në prononcim e dhënë…
Author: tirana
Në përfundim të procesit gjyqësor në GJKKO për tragjedinë e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha për mediat se sot doli qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania. “Dua që të gjithë ta keni të qartë se sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri ka ardhur e përcaktuar nga kompania. Urdhri 2044 është i përgatitur nga shtabi i përgjithshëm, strukturat e shtabit. Çështjet që ngriti Pinari nuk i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton detyra për MEICO-n, dhe përcakton se ka nevojë për demontimin. Në FA…
Olti Curri ka publikuar një listë me personazhe të njohur të cilët thuhet se do të jenë pjesë e Big Brother Vip 3, që thuhet se do të startojë këtë të shtunë nën drejtimin e Ledion Liços. Në listë ka emra si Romeo Veshaj, Jul Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica etj. Nuk dihet nëse lista ka dalë nga Brenda stafit të Big Brother Vip, apo është një letër që qarkullon nga grupe fansash. Opinionistë këtë sezon të BBV, do të jenë Arbër Hajdari që rikthehet në këtë karrige për të tretin vit radhazi si dhe deputetja…
Çështja për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Sipas gazetares Glidona Daci, ai do të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, që do të thotë se nëse shpallet fajtor do të përfitojë ulje me 1/3 e dënimit. SPAK i mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatë kërkesën për ta marrë Hajdarin të pandehur në Dhjetor të vitit që lamë pas. Ai akuzohet për falsifikim të formularëve të dekriminalizimit, pasi referuar hetimeve nuk ka deklaruar në dy raste një dënim në shtetin grek. SPAK-u thotë se autoritetet greke kanë konfirmuar se Hajdari është dënuar…
Arben Ahmetaj ka humbur mandatin e deputetit, por ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se Ahmetaj nuk është dënuar dhe as nuk po mungon pa arsye në Parlament. ”A quhet mungesë “pa arsye”, për më shumë se 6 muaj në parlament e deputetit, që zyrtarisht është nën arrest? Mua më duket se ka arsye mungesa. Biles arsye ligjore. Vendimi i gjykatës për arrest është super arsye”. Postimi i plotë Një pyetje ligjore kisha unë: A quhet mungesë “pa arsye”, për më shumë se 6 muaj në parlament e deputetit, që zyrtarisht është nën arrest? Mua më duket se ka arsye…
Daniel John Valtiere ishte kthyer në makth për Shakirën. Ai akuzohet se ka ngacmuar Shakirën dhe madje ka tentuar të futet në shtëpinë e saj. Gjykatësi vendosi garancinë me kusht 50,000 dollarë, por pas pretendimit dhe këmbënguljes së të pandehurit se Shakira është gruaja e tij dhe flet me të gjatë gjithë kohës, gjyqtari e çoi në 100,000 dollarë. Ndaj tij janë vendosur edhe masa kufizuese, në mënyrë që të mos ketë asnjë lloj kontakti me yllin kolumbian, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale, si edhe do duhet të paraqitet në gjykatë. “Jo zotëri, ajo nuk është gruaja juaj. Unë po…
Ylli Pinari, ish-drejtori i kompanisë shtetërore të shitjes së municioneve, pas dëshmisë në GJKKO ka dalë për mediat, dhe ka bërë përgjegjës Forcat e Armatosura për tragjedinë e Gërdecit. Gazetarët: Cili është këndvështrimi juaj për Luan Hoxhën? Pinari: Nuk bëj koment, është edhe ai pandehur! Gazetarët: Po për Fatmir Mediun? Pinari: Edhe për Fatmirin nuk bëj koment! Gazetari: Po për familjen Durda keni një mesazh? Pinari: E kam shprehur është një fatkeqësi shumë e madhe e pakompesueshme dhe e pa zëvendësueshme për pjesën që unë mendoj se kam përgjegjësi kërkoj ndjesë nëse unë kam ndikuar në këtë fatkeqësi të tyre.…
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu këtë të mërkurë është përballur në GJKKO me dëshmitarin e radhës në procesin ndaj tij, Yllin Pinarin, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore “Meico”. Ky i fundit në dëshminë e tij ka dhënë për lidhjet me Patrick Henry, pronari i kompanisë Alba Demil, ku ortakë ishte dhe Mihal Delijorgji, e ndërsa i është përgjigjur edhe pyetjeve që i ka bërë Fatmir Mediu. Yllin Pinari: MEICO ishte pika e parë e kontaktit për të blerë stokun e jashtëzakonshëm të monicionit që kishte ushtria. Në vitin 2002 falë një vendimi të qeverisë u listuan nëpër panaire mallra, municione që…
Asfaltohet rruga te Njësia 7, Veliaj: “Rrisim vlerën e pronës; Ambicia jonë ta bëjmë Tiranën qytetin më të zhvilluar të Ballkanit” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mbrëmjen e djeshme punimet për asfaltimin e segmentit që lidh dy rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” në Njësinë 7. Veliaj u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për rritjen e vlerës së pronës në çdo cep të qytetit. “Kjo ka qenë një lagje me problematikat e viteve të zhvillimit, me ndërtues që nuk i mbaronin pallatet dhe i linin rrugëve. Na është dashur të bëjmë edhe finalizimin e…
Detaje tronditëse janë zbardhur pas ngjarjes kriminale në Selanik të Greqisë, ku një 39-vjeçar masakroi me thikë në bashkëpunim me një shokun e tij partneren shtatzënë, 41-vjeçaren Gjerogjia Murati. 39-vjeçari, është dënuar katër herë në të kaluarën për rrahje të motrës së tij, si dhe është proceduar penalisht edhe për përdhunim dhe akte seksuale ndaj saj. Ka kallëzime për abuzim ndaj tij edhe nga ish-bashkëshortja e tij, me të cilën kanë së bashku dy fëmijë. Ai është dënuar në mënyrë të parevokueshme për rrahjen e motrës së tij me:
Një burrë nga Kosova ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij e ka dhunuar. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:10 në Rahovec. Po ashtu në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
RENEA ka ”blinduar” Vlorën pas vrasjes me snajper të 22-vjeçar Gëzim Sinomati. Forcat RENA ushtrojnë kontrolle në qytetin e Vlorës, si edhe në dalje të tij. Për këtë ngjarje ka folur edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha. “Gëzim Sinomati ka qenë një fëmijë që nuk e ka pasur pranë babain e vet. Për aq moshë sa ka pjesën dërrmuese babai i vet ka qenë ose në burg ose kërkim. Nëna është jashtë shtetit për shkak të divorcit dhe ka krijuar familje të re. Edhe vëllai i Sokol Sinematit, Benardi, kanë qenë bashkë në Belgjikë dhe djali i vrarë ka marrë…