Sot 82 vite më parë lindi kolosi i skenës shqiptare. Robert Ndrenika, njeriu i mbi 30 roleve në filma, Agushi tek (Zonja nga Fshati) Sokrati tek (Vëllezër dhe shokë), Stefi tek (Në shtëpinë tonë) Vangjeli tek (Përrallë nga e kaluara) dhe kushedi sa roleve në teatër. Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër…
Author: tirana
Një 25-vjeçar në Mirditë i identifikuar si Rahman Rama është arrestuar nga policia. I riu u ndalua nga uniformat blu në aksin rrugor “Krumë-Kukës” dhe gjatë kontrollit, në makinë iu gjetën targa makinash, që ishin vjedhur një ditë më parë. Sipas policisë, dyshimet janë se targat e vjedhura do të përdoreshin për ngjarje kriminale. “Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet nga Policia e qarkut Lezhë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin…
Kryeministri Edi Rama, është pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, nëse do të ketë mbështetjen e Lulzim Bashës për të plotësuar 84 vota në Parlament për të ndryshuar reformën zgjedhore dhe për të miratuar amnistinë fiskale. Rama: Sa është ora? Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit, besoj. Rama: Në këtë orë kurrë mos pyesni për të.
Kompanitë e mediave sociale fituan më shumë se 11 miliardë dollarë vitin e kaluar nga reklamat për të miturit në SHBA, sipas një studimi të Harvardit. Studiuesit thonë se gjetjet tregojnë nevojën për rregullimin e qeverisë për mediat sociale, pasi kompanitë që kërkojnë të fitojnë para nga fëmijët duke përdorur platformat e tyre nuk kanë arritur të vetë rregullohen. Ata vënë në dukje se rregulloret, si dhe transparenca më e madhe nga kompanitë e teknologjisë, mund të ndihmojnë në zbutjen e dëmtimit të shëndetit mendor të të rinjve. Për të arritur me fitimet, studiuesit përdorën numrin e vlerësuar të përdoruesve…
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Edi Rama ka ironizuar Berishën duke thënë se edhe nëse përdor gjithë arsenalin e gojës dhe nëse ndez flakë parlamentin, nuk e çon askund, vetëm poshtë ballkonit. “Do të ndezësh flakën në parlament? Ndizi. Do të përdoresh gjithë arsenalin e gojës? Përdore! Por asgjë nga ato që kërkon nuk ke shans, jo t’i marrësh, por as të dëgjohesh nëse nuk i jep kohë tjetrit të flasë. Nuk e di kur, por dhe kjo do marrë një fund dhe nuk do ta përdorë njeri më vonë. Nuk të çon askund. Të çon poshtë ballkonit po,…
Kryeministri Edi Rama nuk ka konfirmuar apo mohuar lajmet që kanë qarkulluar se ka propozuar për kryebashkiak të Himarës Vangjel Tavon. Rama tha se nuk komenton çfarë i vë në gojë media greke, pa e pyetur atë. “Janë histori që i kam parë në mediat shqiptare të marrë në mediat greke”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. “Vendimi i GJKKO ishte pozitiv, por nuk është i formës së prerë. Duhet të presim të marrë vendim të formës së prerë. E dyta të gjitha këto tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke, jo median shqiptare, qeverinë. Nuk komentoj…
Agro Duka është bërë iniciator i një takimi mes përfaqësuesve të partive parlamentare opozitare, për të diskutuar idenë e hedhur pak ditë më parë nga aleatët historikë të PD, për krijimin e një konferate opozitare. Në takim kanë qenë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Petrit Vasili, Agron Duka dhe Fatmir Mediu. Mediu ka kërkuar që kjo konfederatë të jetë gjithëpërfshirëse, pra të bëhet ccdo parti parlamentare opozitare dhe jo vetë, në propozimin e tij i lihet derë hapur dhe Bashës. Ideja e Mediut dhe Dukës është që të thellohet propozimi që ata kanë bërë pak kohë më parë për krijimin e…
Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes në Shëngjin ka zhvilluar një deklaratë për mediat.“Kam thënë më shumë se një fjalë, ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën e vet, por është larguar për krijimin e një qeverie të re, në nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer kufinjtë tradicional në kohën kur pjesa institucionale që mbulon Ekonomikë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, në kohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë askush më mirë si një ministër…
E gjithë mazhoranca socialiste është shpërngulur nga Tirana për në Shëngjin, ku për dy ditë me radhë, Kryeministri Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar, drejtues të drejtorive më të rëndësishme, dhe sekretariati i Partisë Socialiste kaluan në sitë reformat, arritjet dhe objektivat për vitin 2024. “Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë Kashar. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojën…
Një dyqan duraluminin është përfshirë nga flakët në rrugën Naim Frashëri në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë. Nga informacionet e deritanishme raportohet vetëm për dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndi elektrike e një prej makinerive.
Gjykata e Posaçme ka zbardhur sot vendimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se janë kontaktuar avokatët e tij për ta tërhequr dhe raporti pritet që t’i përcillet më pas Berishës. Pjesë nga vendimi: “Duke marrë parasysh funksionin e të hetuarit Sali Berisha, si politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, referuar opinionit Nr. 18 (2015) të Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Europianë, mbi pozicionin e gjyqësorit dhe lidhjen e tij me pushtetet e tjera të Shtetit, citohet se “Politikanët duhet të tregojnë përmbajtje dhe të mos përfitojnë nga pozita e tyre dominuese e mundshme në institucionet shtetërore për të heshtur kritikat,…
Policia belge në bashkëpunim me atë shqiptare, kanë vënë në pranga 18 persona, 12 prej të cilëve janë shqiptarë, të cilët funksionin si organizatë kriminale duke trafikuar armë dhe drogë nga Amerika e Jugut në Belgjikë. Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë; Valdrin Markaj, Vitor Berisha, Fatos Markaj, Sami Berisha, Nehat Berisha, Flamur Delic, Fatmir Delic, Zirkret Pepa alias Christos Sachlikidis, Bujar Hoxha, Gezim Shabani, Alban Ferma, Artan Vigani.