Nga: Agron Gjekmarkaj Kronika falënderon Babon për besnikërinë e shfaqur ndaj saj! Autoriteti i “Kronikës” edhe si agjenci e lajmeve të dorës së parë u konsolidua plotësisht. Ajo tha se Babo virani do të bëje freskime në qeveri dhe fap ay pas dy ditësh i bëri. Për këtë Babua meriton falënderime. Ai si lexues kryesor e besnik i saj mendon t’i shpëtojë nderin dhe ryben këtij institucioni publicistik kaq të begatë e gjithëpërfshirës. Brenda saj jeta parlamentare shfaqet me ngjyrat e veta gazmore e të vërteta. Tashmë secili deputet është aksioner i pazëvendësueshëm. Salianji e beson kaq shumë këtë sa…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe. Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet. “Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo…
Tottenham Hotspur ka arritur që të transferojë Timo Werner. Gjermani i bashkohet klubit londinez me formulë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 16 dhe pritet t’i japë më tepër alternativa trajnerit Ange Postecoglou në fazën e sulmit. Werner ky është një rikthim në Premier League, pasi gjermani ka luajtur edhe në të kaluarën me Chelsean. Sulmuesi luajti me Blutë e Londrës nga 2020 deri në vitin 2022, ku shënoi 23 gola në 89 ndeshje. Ai u rikthye me Leipzigu-n në verën e 2022 dhe fitoi Kupën e Gjermanisë,…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike së Rithemelimit, Belind Këlliçi ka hedhur akuza në drejtim të SPAK, sa i përket hetimeve për aferën e inceneratorit të Tiranës, duke thënë se “prokurori i çështjes refuzon të shohë provat që implikojnë kryebashkiakun Erion Veliaj”. Referuar një deklarate të Belinda Ballukut dhe shkresave që janë shkëmbyer mes institucioneve kryesore që duhet të monitorojnë konçensionin e inceneratorit të Tiranës, Këlliçi nënvizon se zv/kryeministrja fakton në cilësinë e Autoritetit Kontrator, “se Erion Veliaj ka cënuar palën shtet”. Sipas Këlliçit, do mjaftonte vetëm kjo fjali që sot kreu i bashkisë së Tiranës të ishte personi kryesor…
Kuvendi i Shqipërisë kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nis procedurës për zëvendësimin e Arben Ahmetajt. Shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Genc Gjonçaj, vë në dijeni KQZ se Arben Ahmetaj ka humbur mandatin për shkak të mungesës gjashtë mujore nga punimet e Kuvendit dhe kërkon zëvendësimin. Institucioni po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, si e para në radhë për të marrë mandatin e Ahmetajt. Sipas parashikimeve ligjore, Bici do të duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të përfituar mandatin e deputetes, në të kundërt, ai i kalon kandidatit tjetër në radhë, Plaren Ndreca.
Rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim real, teksa të dhënat e personave të ndryshëm keqpërdoren. Policia e Librazhdit bën me dije se një 31-vjeçar me inicialet B.B, ka keqpërdorur të dhënat e një 26-vjeçareje, duke i hapur më pas kësaj të fundit profile false në rrjete sociale. I riu e ka përndjekur vajzën. Pas denoncimit, policia ka arrestuar 31-vjeçarin, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Ministrat, drejtuesit politikë socialistë, kryetarja e Kuvendit, krerët e komisioneve parlamentare dhe drejtorët e drejtorive më të mëdha në vend vijojnë sot mbledhjen dy ditore te nisur dje ne Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ku ministrat raportojnë për punën gjatë një viti dhe pritshmëritë në vijim për dikasteret e drejtuara prej tyre. Gjatë ditës së djeshme ka qenë kryeministri Edi Rama që ka folur i pari para të pranishmëve për vendimet e qeverisë dhe sfidat me të cilat do të përballet maxhoranca socialiste. Puna në legjislativ dhe angazhimi…
Ish-drejtori i kompanisë Meico, Ylli Pinari është një nga personat që po dëshmon këtë të mërkurë në procesin ndaj Mediut për çështjen ”Gërdeci”. Pinari i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve. Ai dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. “Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për…
Edhe pse tranjeri i kombëtares e do në ekip, Arbër Hoxha është sulmuesi më i ri i Dinamos së Zagrebit. 25-vjeçari bëhet lojtari i parë që lë Slaven Belupo dhe kalon te Dinamo e Zagrebit po në Kroaci. Shifra e transferimit është më shumë se 1.5 milionë euro, teksa detajet e kontratës nuk bëhen me dije. Klubi kampion nga “Maksimir” ka konfirmuar gjithçka, me Hoxhën që është shprehur i lumtur që është në klubin më të madh kroat. Shqiptari do mbajë numrin 20 mbi fanellë. “Jam jashtëzakonisht i kënaqur që kam arritur marrëveshje me Dinamon dhe jam bërë lojtar i…
Motra e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari, ka treguar se përdhunimin e vajzës së bashkëshortit nga i vëllai e ka mësuar vetëm pak ditë më parë. Gruaja e Fatmir Tarellarit është shprehur se 18-vjeçarja e cila është vajza e të shoqit nga martesa e parë, nuk i kishte treguar se 33-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të. Ajo u shpreh se vëllai i saj Erjon Pelivani ishte kujdesur të mbulonte veprimet e tij. “Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai ka arritur ti mbulojë aktet e tij. As…
Fundjava që presim, do jetë më e ftohta e muajit Janar! Ekspertja e IGJEO Anira Gjoni e cila në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, tregon se do moti do jetë i kthjellët por do shoqërohet me temperatura nën 0 gradë. Gjithashtu ajo shprehet se temperaturat do rriten gradualisht në pjesën tjetër të muajit, ku relativisht moti do jetë më i ngrohtë, njësoj siç ka qenë javën e parë të janarit. Masat e ftohta me origjinë polare po bëjë këtë ulje të ndjeshme të temperaturave. E shtuna mendohet të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave sipas Gjonit.…
Pas krimit në Greqi, daline dhe fotot e autorit dhe viktimës së ngjarjes tronditëse. 50-vjeçari Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë. Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija tashmë 18-vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 33-vjeçari e përdhunonte sistematikish që nga mosha 9-vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime. Viktima Erjon Pelivani Autori Fatmir Tarellari