Fundjava që presim, do jetë më e ftohta e muajit Janar! Ekspertja e IGJEO Anira Gjoni e cila në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, tregon se do moti do jetë i kthjellët por do shoqërohet me temperatura nën 0 gradë. Gjithashtu ajo shprehet se temperaturat do rriten gradualisht në pjesën tjetër të muajit, ku relativisht moti do jetë më i ngrohtë, njësoj siç ka qenë javën e parë të janarit.
Masat e ftohta me origjinë polare po bëjë këtë ulje të ndjeshme të temperaturave. E shtuna mendohet të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave sipas Gjonit. Përsa i përket ngricave, ajo shprehet se do jenë prezente në akset rrugore të zonave malore, pasi nuk është e nevojshme të ketë reshje, për të patur prezencë të tyre nëse temperaturat janë nën 0 gradë.
“Në zonat malore, në akset rrugore ku temperaturat do arrijnë në -6 gradë, duhet patur kujdes pasi shoqërohen me ngrica. Nuk është e nevojshmë që të ketë reshje për të patur ngrica, mjafton edhe bryma që na shoqëron në zonat malore, ku nën ndikimin e temperaturave të ulëta kthehen në ngrica”, shprehet ekspertja e IGJEO-s