Vlora është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinamati, i njohur si ”buzëderri” ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit Gëzim. I riu u ekzekutua na ballkonin e shtëpisë me snajper, kur kishte dalë për të pirë cigare. Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist dhe vrasës me pagesë. Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri…
Author: tirana
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues, ku shpalli thirrjen për konkurrim për 200 pozicione për drejtues shkolle. “Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit. Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut “Te flasim për arsimin” me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin…
Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken në vizitën e tij të 4 në rajonin e lindjes së mesme, kërkon të përcjellë një mesazh mbi të gjithë të tjerët; lufta mes Izraelit dhe Gazës, nuk duhet të përhapet në një konflikt rajonal. Mes sinjaleve se tensionet në rajon janë duke mbërritur në pikën e vlimit, Blinken pati një agjendë të ngjeshur, që përfshiu ndalesa në Turqi, Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabi Saudite dhe në fund Izrael. Mbreti i Jordanisë Abdullah paralajmëroi të dielën për pasoja katastrofike, të konfliktit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës. Kryeministri i Katarit theksoi se…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçare, pasi ka plagosur me thikë ish të dashurinë e saj. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit, ku vajza pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar gjatë kur kanë qenë të lidhur së bashku. I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Viti 2024 nisi me një ministri të re. Fjala është për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe drejtues do të jetë Blendi Gonxhja. Ky i fundit ka thyer heshtjen, ku përmes një reagimi në rrjetin social X, ai e ka cilësuar përgjegjësi, sfiduese, privilegj detyrën e re. Postimi Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend!
Viti 2024 ka nisur me aksidente tragjike. Tre aksidente me vdekje kanë ndodhur në Tiranë katër ditët e fundit, ku humbi jetën edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç. Përplasja e 4-vjeçarit ndodhi më 6 janar, ndërsa ai është përplasur me makinë bashkë me babanë e tij në rrugën “Tiranë-Fushë Krujë”. Policia njofton se ka arrestuar drejtuesin e mjetit Erjon Skënderi, 38-vjeç. Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari Aris Berberi, i cili po më datë 6 janar përplasi për vdekje një 60-vjeçar në afërsi të TEG-ut. Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë, ku 21-vjeçari…
Publikohet skema e re e klasifikimit për barnat narkotike, lëndëve psikotrope, si dhe medikamenteve që shërbejnë për përgatitjen e tyre. Në Republikën e Shqipërisë ndalohet kultivimi i hashashit (Papaver somniferum) për prodhimin e opiumit dhe të kashtës, kultivimi i bimës së kokës (Erythroxylon coca) për prodhimin e alkaloideve e të lëndëve aromatike, si dhe kultivimi i të gjitha llojeve dhe varieteteve të bimëve të gjinisë “cannabis” për prodhimin e kanabisit, të rrëshirës dhe vajit. Por nga ana tjetër lejohet përjashtimisht përpunimi i bimës së kanabisit dhe prodhimi i nënprodukteve të saj vetëm për qëllime mjekësore dhe industriale, sipas legjislacionit të…
Ushtarët italianë pjesë e trupave paqeruajtëse të KFOR-it sfidojnë kushtet e këqija të motit në Kosovë , teksa patrullojnë zonën e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Nga pamjet e publikuar nga vetë KFOR në platformën zyrtare Facebook, pjesë e Komandës Rajonale Perëndimore , trupat italian po kryejnë patrullime operative përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas KFOR-it, këto patrullime po bëhen me qëllim monitorimin e territorit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. Aktivitetet e patrullimit nga ushtarët e KFOR-it janë të rëndësishme për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve të sigurisë dhe për të…
Ligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike” një nismë kjo e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, është botuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar nisjen e afatit ligjor prej tre muajsh për hyrjen e tij në fuqi. Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike do t’iu ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese. Bankat do ta ofrojnë llogaritë e pagesave me shërbime bazike vetëm në monedhën vendase. Bankat duhet ofrojnë të gjitha shërbimet bazike të…
Këngëtarja Linda Halimi, ka qenë një emër shumë i komentuar gjatë kësaj kohe në ”Big Brother Vip Kosova 2”. Ajo u përfol dhe pati debate me banorët pasi zbuloi se ka llogari në platformën për të rritur, “OnlyFans”. E kjo u shpërfaq nga një koment që ia bërë Kaderit, duke i thënë se shitet për 500 euro. Një klip që u prezantua në spektaklin e fundit tregoi përplasjet e Lindës me Edonën pikërisht për këtë temë. Pas kësaj, artistja shqiptare e pranoi që përdor “OnlyFans” dhe tha se nuk e sheh të arsyeshme të jap sqarim në lidhje me këtë.…
Me festat e fundvitit janë shtuar edhe rastet me grip. Violeta Koçorri, mjeke familjeje në qendrën shëndetësore numër 8 në Tiranë, thotë se janari ka regjistruar raste të shtuara. Sa i përket simptomave të shfaqura, dominon temperatura e lartë. “Rastet janë shtuar në janar, por ka qenë dhe nëntori dhe dhjetori, festat kanë bërë të tyre dhe rastet janë shtuar, ka pasur edhe COVID dhe virozë respiratorë. Rastet e COVID janë më të pakta se virozat respiratorë. Shenjat kanë qenë nga më të ndryshmet, kanë prevaluar temperatura 39-40, me ethe, dhimbje fyti, dhe dhimbje të forta koke”, u shpreh mjekja.…
Babai i Kledi Tirollarit, 29 vjeçarit të akuzuar se ka abuzuar seksualisht një të mitur 12 vjeçare, jep një tjetër version për ngjarjen e rëndë, për të cilët thotë se është e sajuar. Istref Tirallari shprehet se që kur ka nisur bashkëjetesën me Mirela Bosin, vajza e mitur ka fjetur me të dhe jo me djalin e tij. Ai shton se djali nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e bashkëjetueses teksa tregon se është kërcënuar prej saj kur është larguar nga shtëpia për shkak të grindjeve të vazhdueshme. “Unë kam filluar bashkëjetesën me Mirela Bosin pa dijeninë e djemve.…