Author: tirana

Viti 2023 u mbyll në formën më të përkryer për Drita Zirin, bukuroshen shqiptare që fitoi çmimin e madh në kompeticionin Miss Earth 2023. Drita është e para shqiptare që merr kurorën e bukurisë në një konkurs kaq të rëndësishëm duke shkruar kështu historinë. 18-vjeçarja nga Fushë-Kruja arriti të kryesonte midis 84 konkurrenteve duke u bërë fituesja e 22-të e kurorës. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Drita rrëfen për të gjithë eksperiencën përpara mbrëmjes së madhe të 22 dhjetorit në Vietnam Drita Ziri: Ishte e papritur që unë do të merrja pjesë në Miss Earth 2023. E kam…

Read More

Një udhëkryq gjigand institucional. Për BE, korriku rrezikon të kthehet në një muaj në të cilin do të përqendrohen të gjitha zgjedhjet kryesore për postet e larta. Nga Parlamenti Europian te Komisioni, dhe në këtë pikë, edhe për presidencën e Këshillit të BE-së. Madje do të ketë lëvizje edhe në selinë e NATO-s, edhe pse nuk bëhet fjalë për një organizëm jo të BE-së. Trafiku rreth karrigeve më të larta të Europës është intensifikuar në këto ditë të para të janarit. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, konfirmoi vendimin e tij për të kandiduar për një vend në Parlamentin…

Read More

Politologu Alban Daci, thotë se ngjarjet e 8 janarit, ku u blindua selia e Partisë Demokratike, i kanë ndarë përfundimisht demokratët. Për të ajo ngjarje mund të kishte përfunduar më keq nëse ata personat që sulmuan dyert e selisë me vare do të futeshin brenda, ndaj duhet që organet e drejtësisë të mos e lënë me kaq këtë ngjarje. “Unë nuk mund ta imagjinoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse militantët që sulmonin dyert me vare do të hynin brenda dhe ata që ishin brenda ishin në herë të parë për të mbrojtur veten e në radhë të dytë…

Read More

Një tjetër grua 41-vjeçare ka humbur jetën. Gjeorgjia Murati, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, për të cilën bashkëshorti i saj i dytë ka deklaruar tek organet policore se nuk është kthyer në shtëpi mbrëmjen e parë të këtij viti pas punës. Pas tre ditësh, në hetime dhe kërkime kanë marrë pjesë edhe efektivët e departamentit të krimeve të rënda dhe mbrëmjen e së hënës është gjetur trupi i saj pajetë në një baule në një zonë të Halkidhisë. Gjeorgjia ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzanë në muajin e tretë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman Franz Beckenbauer, duke e cilësuar si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern. Rama thotë se me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë. “Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër…

Read More

Fëmija i mitur i çiftit Loka ka filmuar një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije, e cila në ditët e para tlë 2024 i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Në video Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet më shumë. Prokuroria ka në dorë dhe dy video të tjera të cilat vërtetojnë dhunën që 45 vjeçari ushtronte ndaj gruas e cila i dha fund jetës…

Read More

Aksionin e opozitës dhe prezencën e simpatizantëve demokratë në protestën e radhës, të zhvilluar si çdo pasdite në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku ndodhet shtëpia e Sali Berishës e ku ai po qëndron duke zbatuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, kryeministri e ka cilësuar si një betejë që synon çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e bandave, krimit dhe drogës. Berisha foli si çdo natë nga ballkoni i banesës, duke bërë një analizë të gjatë të të gjitha përpjekjeve të pushtetit, siç i cilësoi ai për të asgjësuar opozitën në vend në vitin 2023. “Çfarë ishte për Shqipërinë dhe shqiptarët viti…

Read More

2024 ka nisur me dorëheqje të disa liderëve në Europë. Kryeministrja e Francës, Élisabeth Borne do të largohet nga posti pas më pak se dy vitesh në detyrë. Kjo vjen mes raportimeve se presidenti Emmanuel Macron është gati të riorganizojë ekipin e tij të lartë përpara zgjedhjeve evropiane që do të zhvillohen më vonë këtë vit. Në një deklaratë, Macron tha se zonja Borne kishte treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës së saj në detyrë. Nuk dihet ende se kush do të emërohet si pasardhës i saj.

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin King-Smith të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e bujqësisë. “Gjatë takimit diskutuam me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, Alastair King-Smith, dhe ekipin e tij, nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri të vendit”, tha Denaj. Ministrja bëri të ditur se, nëpërmjet projektit “New Perspectives”, u diskutua modeli i bashkimit të operatorëve për të fuqizuar ecurinë e prodhimit dhe punësimit. “Përmes zbatimit të këtij projekti, kërkojmë të rrisim…

Read More

Këtë të hënë, në tubimin tashmë ritual poshtë pallatit ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha i lënë në masën e sigurisë ”arrest shtëpie”, ishte edhe avokati i tij mbrojtës. “Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”,-tha Genc Gjokutaj. Ai u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë. “Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj…

Read More

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko thotë se 8 janari i vitit 2022, do të mbetet një njollë e zezë në historinë e kësaj force politike. Për ABC News, Bejko u shpreh se Sali Berisha ka marrë selinë, por jo Partinë Demokratike. Po ashtu ai thekson edhe se Berisha e donte Partinë Demokratike për t’i bërë presion drejtësisë. ”Natyrisht, në historinë e Partisë Demokratike ka për të qenë një njollë e zezë, 8 janari i dy viteve më parë, njësoj si në vendet e pazhvilluara në Afrikë, u zhvillua një grusht institucional brenda së njëjtës parti, nga ata që pretendojnë…

Read More

Nuk kanë të sosur debatet mes Shqipe Hysenajt dhe Linda Halimit. Shqipja i tha Linditës se ajo kishte pëlqim për Azemin, i cili më nuk është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. “Ti ke pasur pëlqim për Azemin e ke thënë këtë, je frikësuar se po bën ndonjë gjë”, u shpreh ajo. E kjo gjë e preku shumë këngëtaren, cila e mohoi: “Ti vet ke thënë se kallesh për Blerandon”. “Ke thënë që ke pëlqim fizik për Azemin dhe që do doje shumë ta kishe”, i tha Shqipja. Ato më pas vazhduan debatin edhe në kuzhinë, duke…

Read More