Gani Gërmisë një nga banorët më të komentuar të ”Big Brother Vip Kosova” i është publikuar një video gjatë spektaklit mbërmë (e hënë), për të cilën mbeti i habitur dhe i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Atij iu prezantua një klip, ku bie në kontradikta me fjalët dhe veprimet në këtë reality show.
Pas klipit, gazetari e humoristi tha se është i zhgënjyer dhe se dëshiron ta lë menjëherë garën. “Nuk e kam asnjë fjalë të vetme për këtë video-montazh. Ishte kënaqësi ky reality shou, jam i zhgënjyer për këtë video. Unë e lë këtë reality shou këtu”, u shpreh ai. “U bë e tepërt, më është lodhur shpirti. Gjithçka përfundoi prej anës time. Sinqerisht nuk ka vend për diskutim më andej. Unë këtu i ndaj rrugët për banorët”.
Ai tha se të gjithë kanë video të tilla, por që e falënderon produksionin për videon që iu dedikua. “Dua t’i kërkoj falje, audiencës, publikut që po më ndjek. Dua të vij në studio t’ua marrë hallallin”, theksoi mes tjerash ai.
