Pasi festuan në atdhe, emigrantët shqiptarë janë kthyer në vendet e tyre ku punojnë dhe jetojnë. Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë ka pasur një fluks të madh emigrantësh, ku në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 2081 shtetas dhe kanë dalë 5069. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 2856 dhe kanë dalë 2652. Kjo situata përsëritet çdo vit pas Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Author: tirana
Viti në Itali ka nisur me grabitje. Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nën akuzën e grabitjes së dhunshme. Elis Kanani akuzohet për tre grabitje brenda pak orësh në dy qyteza të zonës së Katanias. Ishte makina e përdorur në krim që e nxori zbuluar të riun, pikërisht një ‘Alfa Romeo 156’ e filmuar nga sistemet e vëzhgimit me video. Mbrëmjen e 2 dhjetorit 2023 ai ka sulmuar një dyqan duhani në Zafferana Etnea, duke kërcënuar pronaren, të cilën e ka dhunuar, duke i përdredhur krahun dhe e ka detyruar t’i dorëzojë 600 euro nga kasa. Disa orë më vonë, në…
Qeveria e Kosovës njoftoi të enjten vonë se ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe. Vendimi i Qeverisë kosovare vjen pasi Serbia vendosi t’i lejoi automjetet me targa RKS-Republika e Kosovës të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti tha se heqja e regjimit të letrës ngjitëse nga ana e saj “është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”. Vendimi i saj do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në…
Ushqimet luajnë një rol kryesor në shërimin e organizmit, rimëkëmbjen e imunitetit dhe metabolizmit. Por, kjo nuk do të thotë që për hir të shërimit të shpejtë, të varësh shpresat tek disa produkte të cilat për hir të së vërtetës janë shumë të gabuara. Shmangni drithërat e rafinuara Gripi e lëndon stomakun duke nxitur diarrenë dhe të përzierat. Ushqime si makaronat ose orizi mund të duken si ngushëlluese, por duhet të tregoni kujdes për drithin e përdorur. Këto ushqime kanë një nivel të lartë glicemie dhe rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak. Për më tepër, karbohidratet e thjeshta nxisin…
Kina pa vitin e saj më të nxehtë në 2023, raportoi media shtetërore këtë javë, pasi u përball me valë të pamëshirshme të të nxehtit dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit, të nxitura nga kriza klimatike e shkaktuar nga njerëzit. Rekordet ditore dhe mujore të temperaturës u thyen disa herë gjatë vitit që lamë pas, teksa vendi më ndotur në botë u përball me valët e nxehtësisë përvëluese. Në Kinë temperatura mesatare vitin e kaluar ishte 10.7 gradë Celsius, më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas Qendrës Kombëtare të Klimës. Ai theu rekordin e…
Lulëzim Cami, 68-vjeçar u vra me pistoletë dje (4 janar) në shtëpinë e tij në zonën e Freskut në Tiranë, nga i vëllai Vehap Cami, ky i fundit pasi la të vdekur vëllai vrau veten. Vrasja dyshohet se ka ndodhur pas një debatit verbal që dy vëllezërit kanë pasur ndërmjet të tyre për një pronë në fshatin Tërbaç të Bulqizës. Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve ’90 ishin shpërngulur në Tiranë. Vehap Cami jetonte në Farkë. Të parët që u morën në pyetje janë familjarët në vendin e ngjarjes, aty ku dhe hetuesit besojnë…
Avokati Kujtim Cakrani teksa flet për një temë që vijon prej viteve 90, thotë se një faktor kryesor pse kemi ende konflikte për pronat janë edhe institucionet shqiptare. Sipas tij, që nga viti 1991 e deri më tani në Shqipëri janë shënuar mbi 11 mijë të vrarë për shkak të konflikteve të pronësisë. “Sot në Shqipëri krim brenda familjes për shkak të pronave, apo edhe jashtë familjes te bashkëfshatarëve apo njerëz të tjerë me njëri-tjetrin, ka shkuar numri mbi 11 mijë viktima për shkak të konflikteve të pronave. Mbi 11 mijë të vrarë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë…
Ish-ylli i lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius është liruar me kusht nga burgu në Afrikën e Jugut, pas gati 11 vjetësh pasi vrau të dashurën e tij, Reeva Steenkamp. Ai e qëlloi më armë disa herë në vitin 2013, e më vonë u shpreh se e kishte ngatërruar për hajdut. Ai do të jetojë nën vëzhgim dhe kushte të rrepta deri në skadimin e dënimit në vitin 2029. Sipas ligjit të Afrikës së Jugut, të gjithë të dënuarit kanë të drejtë të merren në konsideratë për lirim me kusht pasi ta kalojnë gjysmën e dënimit të përgjithshëm në burg.
Blogeria më ikonike e Italisë, Chiara Ferragni është rikthyer në “Instagram” dhe duket se është gati për një kapitull të ri. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan: “Ju kam munguar”. Më pas në një status të gjatë falenderon fansat për mbështetjen. “Diçka që kam dëshirë ta them. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar. Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që dërguan një mesazh, që pyetën, që më nxitën të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që…
Kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, ukrainasit u rreshtuan për t’iu bashkuar forcave të armatosura, në një shpërthim patriotizmi që frymëzoi botën perëndimore dhe sfidoi pritshmërinë e Moskës. Tani, dy vjet më vonë, midis luftës së tmerrshme nëpër llogore, mungesës së përparimit në fushëbetejë dhe pasi kanë vdekur apo janë plagosur dhjetëra mijëra ushtarë, dëshira e madhe për t’u regjistruar në ushtri është duke u shuar qartazi. Mungesa e rekrutëve të rinj përbën rrezik të madh për përpjekjet e Ukrainës në luftë kundër Rusisë – e cila e ka një popullsi tri herë më të madhe…
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një video nga mali i Tomorrit, ku thotë se dimri ka bërë skalitjet e tij për të na falur këto pamje. ”MIRËMËNGJES dhe nga maja e Tomorrit, ku dimri ka bërë skalitjet e tij për të na falur këto pamje, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në Facebook.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ka llogari zyrtare të hapura thuajse në të gjitha platformat si: Facebook, Instagram, Twitter dhe Threads. Kur jemi te Instagrami i cili është një rrjet social shumë i përdorur nga të rinjtë, Osmani ka një ndjekje prej 153 mijë personazh. Ndërkohë, lista e personave që ajo ndjek përbëhet prej gjithsej 168 llogarish dhe janë emra mjaft interesantë. Po të shohësh me vëmendje në Instagramin e saj, artistët që ajo ndjek janë: Rita Ora, Dua Lipa, Adelina Ismaili, Dafina Zeqiri, Capital T, Vesa Luma, Yllka Gashi,…