Author: tirana

Mbipopullim vërehet në shumë spitale në Kaliforni të SHBA-së, pasi siç raportojnë mediat amerikane, ku shumë pacientë janë shtruar me sëmundje që prekin sistemin e frymëmarrjes, ndërsa disa kanë një infeksion të dyfishtë, pra një kombinim të gripit dhe Covid. Siç raporton “Los Angeles Times”, situata ka filluar të bëhet alarmante me autoritetet shëndetësore në gatishmëri të lartë dhe stafin mjeko-infermieror që bën përpjekje mbinjerëzore për të ndihmuar pacientët. Fakti që disa pacientë janë infektuar nga të dy viruset në të njëjtën kohë është shumë shqetësuese për ekspertët pasi vjen si shtesë e një periudhe intensive të viruseve të frymëmarrjes.…

Read More

Pas përfundimit të festave emigrantët shqiptarë po kthehen drejt vendeve ku jetojnë, punojnë apo edhe studiojnë. Në Portin e Durrësit ende nuk ka nisur fluksi i daljes së emigrantëve, më konkretisht vetëm një traget ka dalë dhe ka hyrë në territorin shqiptar. Sakaq bën me dije se nesër priten të dalin 6 tragete me pasagjerë. Në 10 ditët e fundit të dhjetorit pati një fluks të hyrjeve.

Read More

Menjëherë sapo ka nisur viti 2024 dhe vetëm pak ditë pas fitores befasuese në fushën e Partizanit, Erzeni largon jo pak, por 8 futbollistë. Klubi shijakas njoftoi ndërprerjen e një të tretën e futbollistëve të skuadrës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mes të larguarve janë edhe dy prej lojtarëve që u aktivizuan në fitoren e fundit 2 me 1, Flavio Meçja dhe Kristi Kote, me këtë të fundit që shkoi te Erzeni për të ndihmuar ekipin me eksperiencën e tij, pasi në vitin 2019 ishte edhe fitues i titullit kampion me Partizanin. Klubi nga Shijaku falënderoi futbollistët për kontributin e…

Read More

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 41-vjeçar të akuzuar për përndjekje. Ai është kallëzuar nga një vajzë nga fshati Sheqeras, e cila ka deklaruar para uniformave blu se ai e përndiqte prej një viti. Po ashtu, ajo ka dëshmuar se ai vazhdimisht e përndiqte dhe në rrjete sociale duke e kërcënuar përmes mesazheve që i dërgonte. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale T.Sh. e ka përndjekur deri në banesë vajzën, dyshohet se edhe ka goditur babain dhe vëllain e vajzës. Pas kallëzimit, ai u arrestua menjëherë nga policia ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Read More

Moderatorja e emisionit investigativ “Piranjat”, Dojna Mema ishte e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku një deklaratë e saj është bërë virale. Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara. Por këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë ish-banorja Big Brother Rike Roçi, e cila ka shpërthyer në një koment ndaj Dojnës. “Harroj kjo qe cuni babit … i vente 500 euro ne ball dhe ju benin syte me zemra kesaj …I urrej vajzat qe bejn si moraliste dhe pastaj nga mbrapa jan me keq” – komenton Rike…

Read More

Një person është arrestuar në fshatin Stajkë, të Vaut të Dejës, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga shtetasin A. Sh., 46 vjeç. Po ashtu, specialistët e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një rast tentative për të futur lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në burgun e Vlorës është parandaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve. Ngjarja ka ndodhur më 30 Dhjetor 2023, kur një person me iniciale F.C. tentoi të fuste lëndën narkotike të fshehur brenda disa ushqimeve të destinuara për një familjar të tij. Droga u zbulua nga kontrolli në skaner, ku në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për kanabis dhe për kokainë. Qytetari që dërgoi ushqimet në burg, F.C., u arrestua në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, ndërsa dosja në…

Read More

Pas festave të fundvitit, emigrantët shqiptarë kanë nisur të largohen nga Shqipëria, për t’iu kthyer jetesës dhe punës jashtë vendit. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 2727 shtetas dhe kanë dalë 6321. Ndërsa në Qafë Thanë kanë hyrë 3361 shtetas dhe kanë dalë 2941, raporton News24. Fluksi më i lartë është shënuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në dalje.

Read More

Një tragjedi ka ndodhur në New York të SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown. Policia vendase raportoi të shtunën se rreshteri i policisë, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela Rora 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, më pas vrau dhe veten. Të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri, tha policia dhe të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Ndërsa, hetuesit gjetën një pistoletë në shtëpi. Departamenti i Policisë Clarkstown njoftoi se hetimet…

Read More

Analizat mbi ngarkesën virale dhe përhapjen e Covid-19 që insituti i epidimiologjisë po kryen në ujërat e zeza të Athinës, kanë nxjerrë në pah numrin e lartë të përdoruesve të kokainës në kryeqytetin e vendit. Sipas profesor doktor Nikos Thomaidhis, shef i sektorit te analizave në insitutin Grek të epidimiologjisë më shumë se 120.000 banorë të kryeqytetit të vendit Athinë, janë përdorues të rregullt të kokainës, një shifër alaramante, por që sipas tij është nën mesataren europiane. Thomaidhis theksoi se shifra e përdoruesve të kësaj droge mund të jetë edhe më e madhe pasi një pjesë e mirë e zonave…

Read More

Policia ka arrestuar një të ri shqiptar të identifikuar si Princi Geri, 26 vjeç. Ai u kap me drogë të llojit kokainë teksa po udhëtonte me autobus. Nga kontrolli, të riut i është gjetur droga me vlerë rreth 40 mijë euro, në të brendshmet e tij. Më pas kontrollet janë shtrirë dhe në shtëpi, ndërsa rezulton se ishte arrestuar në vitin 2017 për trafik dhe posedim droge. Policia gjeti më shumë drogë të fshehur në një dollap, gjë që konsolidoi dyshimet ndaj tij.

Read More