Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gjermani/Reshjet e dendura nxorën lumenjtë nga shtrati,kancelari Scholz viziton zonat e përmbytura

15:33 / January 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjermani

Qindra vetë gjatë ditëve të fundvitit 2023 u evakuuan në vende të sigurta për shkak të përmbytjeve në disa rajone në veri dhe në lindje të Gjermanisë.

Pas një fluturimi me helikopter në këto zona kancelari Olaf Scholz mbërriti në qytetin Vreden mbi Aller në Saksoninë e Ulët.

Ai bisedoi me ekipet e ndihmës lidhur me gjendjen aktuale nëzonat e përmbytura, lidhur me masat e marra si dhe zhvillimet e pritshme në këto zona.

Scholz falenderoi ndihmësit dhe premtoi ndihmat nga qeveria. Në sfondin e kësaj katastrofe natyrore është „e rëndësishme, që ne të solidarizohemi, dhe kjo po ndodh kudo”, tha Scholz. “Ndaj për këtë dua të falenderoj për këtë angazhim.”

2 1
1 2
3

Megjithatë kancelari nuk dha premtime konkrete lidhur me ndihma financiare të federatës për zonat e prekura. Ai siguroi që “federata me mundësitë e veta mbështet landet, qarqet e landeve dhe bashkitë”.

Kryeministri i Saksoninsë së Ulët, Stefan Weil, i cili shoqëroi kancelarin gjatë vizitës, tërhoqi vëmendjen, se gjendja e përmbytjeve në landin e tij është ende e tensionuar.

“Ne shohim, se në pjesët veriore të landit presioni i masave të ujit ndaj digave është jashtëzakonisht i madh”, shpjegoi Weil. Deri tani digat kanë rezistuar, por sa më shumë rritet presioni i ujit, aq më i lartë është rreziku për çarjen e digave.

Kancelari theksoi, se ndërkohë janë lëvruar shumë investime në infrastrukturën e sigurisë në Gjermanidhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjendja në zonat e përmbytjeve ndërkohë është e tensionuar kryesisht në veri të Gjermanisë. Ndonëse ka pasur tërheqje të lehtë drejt shtratit të lumit Aller dhe lumenjve të tjerë që nga dita e shtunë (30.12.2023) duke u ulur niveli i ujit, nuk është shmangur përfundimisht rreziku i çarjes së mundshme të digave. Në Vreden pjesë të mëdha të qytetit historik ndodhen nën ujë dhe disa shtëpi rrezikohen nga shembja.

Shërbimi sinoptik i Gjermanisë parashikon reshje të reja në veri-perëndim të vendit, që mund të prekin edhe zonat e përmbytura./DW

kancelari Scholz tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026

Franca në revoltë, mbi 450 mijë studentë në protesta

20:39 / October 6, 2026

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.