Author: tirana

Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligjencës artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë në shqyrtimin e të dhënave biometrike, si dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të inteligjencës artificiale si ChatGPT. Me këtë marrëveshje politike, BE-ja duket se po shkon drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore, që miraton ligje që rregullojnë inteligjencës artificiale. Marrëveshja e së premtes mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, erdhi pas gati 15 orësh negociatash që pasuan një debat pothuajse 24-orësh një ditë më parë. Palët janë vendosura të përcaktojnë detajet në…

Read More

Një aksident është regjistruar disa momente më parë, në zonën ish-stacionit të Trenit, në Tiranë. Një mjet i tonazhit të rëndë ka aksidentuar një automjet. Nuk dihet ende nëse ka të plagosur, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar mbi aksidentin. Siç dallohet nga fotoja, aksidenti ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit, ndërsa të shumtë janë qytetarët të ofruar për të dhënë ndihmën e parë.

Read More

Në një performancë dedikuar “fëmijërisë së humbur”, Enxhi dhe Silvester performuan me një Foxtrot, ku arritën të rrëmbenin për herë të parë në spektaklin e kërcimit “DWTS”, 40 pikë. Enxhi Nasufi rrëfeu se performancën ia dedikoi fëmijërisë së vështirë, për shkak të situatës së prindërve të saj të divorcuar, ngjarje e cila ka ndikuar thellë në formimin e saj. “Kam pasur divorcin e mamit e babit dy herë. Ngjarje të caktuara në moshë aq të vogël të shkaktojnë vështirësi. Zënkat, të bërtiturat, sot nuk i duroj dot zhurmat.. E kam ndjerë mungesën e babait. Ndonjëherë mërzitem kur më thonë je…

Read More

Një nga kushtet kryesore që mund të shkaktojë palpitacione është apnea e gjumit, e cila mund të jetë një çrregullim potencialisht serioz. Ndodh kur frymëmarrja ndalon gjatë gjumit. Kjo ndodh kur truri ndonjëherë nuk arrin të komunikojë siç duhet me muskujt që rregullojnë frymëmarrjen. Megjithatë, më shpesh, apnea e gjumit mund të lidhet me modelet e relaksimit të muskujve në pjesën e pasme të fytit, gjë që mund të çojë në ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Një ngushtim i tillë mund të çojë në një rënie të marrjes së ajrit dhe një rënie të nivelit të oksigjenit në gjak. Një…

Read More

Një përplasje e dhunshme mes disa kriminelëve të dyshuar ka lënë pas të paktën 12 viktima në qytetin Texcaltitlan, Meksika qendrore. Të dhënat i bënë të ditura zyrtarët e sigurisë në vend të premten. Tetë nga viktimat dyshohet se kanë qenë të lidhura me aktivitete kriminale. Ministria e Sigurisë për shtetin e Meksikës njoftoi po ashtu se si pasojë e përplasjeve e kanë humbur jetën edhe tre banorë të zonës. Një video e shpërndarë në rrjet nga mediat e vendit tregonte momentin kur një grup burrash nisën të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe më pas dëgjohen edhe të shtëna dhe njerëz…

Read More

Ndonëse kanë kaluar shumë muaj nga përfundimi i “Big Brother”, dinamikat mes ish-banorëve vijojnë të jenë aktualitet. E natyrisht që protagonistët e atij formati, janë edhe më të ndjekurit e fansave. Olta Gixhari, ishte padyshim një nga emrat më të përfolur, sidomos pas konfliktit të hapur me Luiz Ejllin, konflikt ky që pasoi edhe pas përfundimit të garës. Ndonëse të dy interpretuan si çift në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, raporti mes tyre vijoi të ishte shumë i vështirë. Por, teksa Luizi as nuk e ka ndërmend ta sistemoj këtë raport, duhet thënë se Olta e ka bërë hapin e…

Read More

Napoli e filloi këtë edicion në Serinë A me ambicien për të mbrojtur titullin kampion të fituar në mënyrë spektakolare në edicionin e kaluar. Por ekipi aktual është vetëm hija e atij të drejtuar nga Spaleti dhe distanca nga kreu e bën shumë të qartë këtë pas humbjes së sotme kundër Juventusit. Në fakt, kjo e sotmja ishte humbja e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet për napolitanët, gjë që nuk i ndodhte ekipit prej shumë vitesh, edhe pse kishte kaluar disa herë kriza rezultatesh para se të shpallej kampion. Rezulton se hera e fundit që skuadra kishte regjistruar tre…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “pastrim parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro. “Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim. Me vendim të…

Read More

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pajtuar për t’i ndarë 920 milionë euro për Hungarinë, në kuadër të fondeve për rimëkëmbje pas pandemisë së koronavirusit, dhe mes tensioneve të liderëve të BE-së me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Ekzekutivi i BE-së e ka miratuar muajin e kaluar planin për Hungarinë, për shpenzim të 10.4 miliardë eurove për rimëkëmbje pas pandemisë, mirëpo lëshimi i pjesës më të madhe të fondeve, është pezulluar derisa Budapesti të përmbushë kushtet për zbatim të ligjit. Megjithatë, rreth një milliard eurot nuk janë qenë të kushtëzuara, pati thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Veerle…

Read More

Janë të shumtë prindërit që ia bëjnë vetes këto pyetje, ndërsa përgatitin pakot e dhuratave, në përputhje me letrën e famshme plot me dëshira drejtuar Polit të Veriut. Dhe megjithëse nuk janë të shumta në numër, ekzistojnë në fakt disa studime mbi përfitimet (apo dëmet) e besimit tek Babagjyshi. Fuqia e imagjinatës Para së gjithash, duket se nuk ka asnjë rrezik nga të nxiturit që ata të besojnë tek Babagjyshi. Ndryshe nga sa mendohej deri vonë, edhe fëmijët shumë të vegjël në moshë, janë të aftë të bëjnë dallimin midis imagjinatës dhe realitetit. “Kur fëmijët ‘bëjnë gjoja’, ata ushtrojnë një…

Read More

Njësiti Special Intervenues sot do të mbajë protestën e dytë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestës që do t’i bashkohet edhe Sindikata e Policisë së Kosovës, do të fillon nga ora 12:00. “Po, do të jemi në protestë, ku do t’i publikojmë edhe kërkesat tona. Në protestë do marrin pjesë së bashku me këshillin drejtues të sindikatës”, ka bërë të ditur Zeqiri. Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, duke kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.

Read More

Shtetet e Bashkuara ushtruan presion ndaj Izraelit për të bërë më shumë për të mbrojtur civilët palestinezë gjatë ofensivës të ashpër kundër militantëve të Hamasit në të gjithë Gazën, edhe pse Uashingtoni vuri veton ndaj një kërkese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një kërkesë të menjëhershme armëpushimi. Luftimet u përshkallëzuan dhe numri i palestinezëve të vrarë u rrit të premten, me Izraelin që goditi enklavën nga veriu në jug në një fazë të zgjeruar të luftës dy-mujore kundër grupit islamik Hamas. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres deklaroi se asnjë vend në Gaza nuk ishte i sigurt…

Read More